Dy engjejt
Dy engjëj që udhëtonin, ndaluan të kalonin natën në shtëpinë e një familjeje pasanike. Por njerëzit e saj ishin të pasjellshëm dhe nuk pranuan t’i linin engjëjt në dhomën që kishin për mysafirët. Përkundrazi u thanë të flinin ne bodrumin e ftohtë të shtëpisë. Duke rënë për të fjetur në dyshemenë e ashpër, engjëlli i madh, pa një vrimë në mur dhe e mbylli, që të mos dukej.
Kur engjëlli më i vogël e pyeti përse e beri, më i madhi iu përgjigj… “Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken”.
Natën tjetër engjëjt e kaluan natën në shtëpinë e një të varfëri, por të një bujku mikpritës dhe të gruas së tij. Pasi ndanë bashkë atë pak bukë që kishin, çifti i la engjëjt që të flinin në krevatin e tyre, në mënyrë që të bënin një gjumë të qetë e të shplodhshëm.
Mëngjesin tjetër kur u zgjuan, engjëjt gjetën bujkun dhe gruan e tij duke qarë. Lopa e tyre e vetme që kishin, qumështi i së cilës , ishte e ardhura e tyre e vetme, kishte ngordhur.
Engjëlli më i vogël i inatosur pyeti më të madhin: “Njeriu i parë i kishte te gjitha dhe ti e ndihmove. Familja e dytë kishte shumë pak gjëra, por ishte e gatshme që të ndante gjithçka me ne dhe ti lejove të ngordhte lopa e tyre e vetme”.
“Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken”, iu përgjigj engjëlli më i madh. “Kur ishim në atë bodrumin e ftohtë, pashë se brenda në atë vrimë kishte flori të fshehur. Për arsye se i zoti i shtëpisë ishte kaq i pangopur dhe krejt i pagatshëm të ndajë pasurinë e tij, e mbylla murin në mënyrë që të mos e gjente thesarin e fshehur”.
“Mbrëmë, kur fjetëm në atë krevatin e atij njeriu zemërmirë, erdhi engjëlli i vdekjes të marrë gruan e tij dhe unë në vend të saj i dhashë lopën. Pra, gjërat nuk janë ashtu siç duken”.
Disa herë, tamam kështu ndodh në jetën tonë kur gjërat nuk përfundojnë ashtu siç duhet ose ashtu siç do donim. Por, në qofte se kemi besim dhe i besojmë Perëndisë, duhet të jemi të sigurt se ajo që po ndodh, është për të mirën tonë. Në të shumtën e rasteve, e kuptojmë shumë vonë, sepse në fillim të gjitha tregojnë të kundërtën.
Le të mendojnë këto:
Mos ndoshta sonte nuk mund të flesh: Kujto se ekzistojnë familje që nuk kanë as krevat të shtrihen.
Mos vallë je nevrikosur, sepse ke ngecur diku ngaqë ka shumë trafik. Mos u trishto. Ekzistojnë njerëz në këtë botë, për të cilët, që të ngasësh makinës është gjë e padëgjueshme.
Mos vallë kishe një ditë të keqe në punë? Mendo se ekzistojnë njerëz që nuk kanë fare punë. Mos vallë mërzitesh sepse nuk more në punë aq para sa meritoje? Mendo se në disa vende të tjera, ekzistojnë njerëz që janë të detyruar të punojnë 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë, që të marrin vetëm 15 euro në muaj, dhe me këto para duhet të ushqehet e gjithë familja.
Mos vallë marrëdhënia jote me dikë tjetër nuk shkon mirë? Mendo se disa njerëz nuk kanë njohur ndonjëherë se çdo të thotë të dush dhe të të duan.
Mos vallë vure re një thinjë në flokët e tu. Mendo të sëmurin që ka kancer dhe bënë terapi me përfundim të ketë humbur gjithë flokët e tij.
Mos vallë je në një gjendje dhe pyet se cili është qëllimi i jetës tënde? Mendo se ekzistojnë shumë njerëz, të cilët nuk kanë mundësinë që të jetojnë kaq shumë, në mënyrë që të kenë të njëjtin problem me ty.
Mos je vallë viktimë e padrejtësisë së hidhur ose e mospërfilljes së ndonjë njeriu?
Mendo se gjërat mund të ishin akoma më keq dhe se mund te ishe ti në vendin e tyre.



