Duke patur një fëmijë me të meta mendore.
(Një histori e vërtetë, prej së cilës mund të mësojmë shumë..)
Vëmendjen mbarëkombëtare tërhoqi një çift iri nga Blumingtoni i Indianas (SHBA) . Prindërit e pasur të shtresës së lartë prisnin me padurim lindjen e fëmijës së tyre të dytë. Por kur fëmija lindi në një spital të Blumingtonit gjatë javës së dytë të Prillit, prindërit vendosën ta lënë të vdesë.
I mbiquajtur ‘Beibi Doou’, foshnja lindi me sindromën Daun dhe me një të metë në ezofag që e bëri gjendjen edhe më të vështirë. Doktorët thanë se me një operacion të zakonshëm mundej të ndreqej kjo e metë. E meta mendore do ishte e vazhdueshme, dhe kjo do të thoshte problem i përjetshëm për familjen.
Prindërit e fëmijës kundërshtuan që të bëhej operacioni dhe kur gjykata e Indianas dështuan në ndëryrjen e tyre, fëmija vdiq nga uria. Edhe pse ky vendim liroi prindërit prej një jete plot ankth dhe zhgënjim, ky vendim solli një sërë protestash nga i gjithë vendi. A ka gjithkush të drejtën të lejojë një fëmijë të vdesë? A duhet prindërit të sigurojnë jetët e fëmijve të tyre edhe kur ata kanë diagnozën me të meta mendore? Ç’farë këshillash duhet të japin doktorët nëse analizat mjekësore rezultojnë se të meta mendore apo trupore do të bëjnë të pamundur një jetë normale, ndërsa bëjnë shumë pak ose aspak për të ruajtur cilesinë e jetës? Kush do të jetojë? Kush do të vdesë? Dhe kush do të vendosë? Këto pyetje të vështira paraqiten me shpejtësi të madhe. Në rastin e këtij fëmije u ofruan familje për të adoptuar. Gjyqtarët punuan me mani për të bindur Gjykatën e Lartë Amerikane që të urdhërojë personelin e spitalit të shpëtojnë jetën e foshnjës. Komentet e botuesve në gazeta dhe televizor jepnin këshilla dhe mendime. Predikues të ndryshëm ngritën zërin në predikimet e tyre se ç’farë ishte e drejtë dhe ç’farë gabim. Lexuesit shkruanin letra tek botuesit. Gjithkush kishte një përgjigje.
Me vendimin për të ruajtur një jetë normale, fillon një udhëtim i gjatë dhe i mundimshëm. Gjithsesi pyetje të vështira së afërmi vijojnë. A e është e mundur t’ia dalë mbanë një familje e tillë? Ç’farë ndihme do të nevojitet? Kush do të ndihmojë? Kush do të pajtohet të ndihmojë me pozicionin e vështirë të të tjerëve?
Ndodhia e Blumingtonit ngriti disa kujtime të përvujtura për familjen tonë. Njëzet e tre vjet më parë, edhe ne prisnim me padurim ardhjen e fëmijës sonë të tretë. Djali ynë Riku, lindi javës së dytë të Prillit, në të njëjtin spital të Blumingtonit. Kishte të meta mendore. Por askush nuk na pyeti të vendosim për të ardhmen e fëmijës sonë. Riku mundej të kapërdihej dhe të merrte frymë. Ora jonë për vendim erdhi disa muaj më vonë pasi fëmija u bë pjestar i familjes sonë. Doktorët na këshilluam ta çojmë në ndonjë institucion “që të bëjmë një jetë normale”. Pas njëzet e tre vjetësh ende ndjejmë dhembje kur i kujtojmë ato fjalë. Ishim përballë vendimit të tmerrshëm të braktisnim fëmijën tonë për hir të një jete normale, ose ta mbanim në shtëpi me familjen e tij dhe të përballojmë një jetë shumë të vështirë. Nuk ishte e lehtë, por familja ra dakord të qëndrojë e bashkuar dhe të bëjmë ç’është e mundur që të jetojmë një jetë normale me fëmijën tonë. Pak njihnim, sesa në mënyrë dramtatike do të ndryshonte jeta jonë familjare si rrjedhojë e këtij vendimi.
Edhe pse nuk biem dakord me vendimin e çiftit më sipër, do jemi të fundit që do gjykojmë këta prindër. Ata ishin të bindur se jeta me një fëmijë pjesërisht me të meta, do të ishte e padurueshme. Kuptojmë dhimbjen, vuajtjen edhe plagët që shumë shpejt bëhen një përvojë e përditshme. Njohim problemet edhe zhgënjimet të cilat duken të mos largohen. Dimë mirë se paaftësia për të përballuar gjendjen mund të godasë dhe të shkatërrojë familjen. Çifti i Blumingtonit me sa duket e morën parasysh se shumë njerëz do të thonë ç’farë bën, ndërsa shumë pak do të të ndihmojnë tia dalësh mbanë.
Kujtojmë lutjen që ju bëmë grave të kishës të ndihmojnë një grua të alarmuar t’ia dalë mbanë me një fëmijë të bezdisshëm dhe shkatarraq. U ofruan të luteshin, por asnjera në të vërtetë nuk u ofrua të ndihmojë. Rikujtojmë indiferencën e disa vëllezërve të krishterë afaristë, të cilët as që do të diskutonin që ti besonin ndonjë punë tek një fëmijë me të meta mendore, i cili kishte aftësi të daktilografonte dhe të ruante në arkiv, dhe mezi priste një shanc të tillë të vërtetonte se mund të bëhej një pjestar i denjë i shoqërisë. Pas një takimi kishtar, ku u hodhën ide se me se mund të merret një adoleshent me të meta mendore, prisnim të shikonim përfundime prej këtij takimi. Pas dhjetë vjetësh dolën në përfundimin se kisha në të vërtetë nuk interesohej për të përkrahur një pjestar me të meta mendore. Shpesh herë pyesnim veten se se çdo ndodhte sikur bota e cila proteston, bën manifestime, del në rrugë edhe deklaron mbrojtjen e jetës njerzore, harxhonte aq energji dhe kohë sa harxhonte për ato që thamë më lart duke ndihmuar familjet si e jona që kemi marrë vetëm këshillat e tyre. Të mbrosh të drejtët në jetë është një hap fillestar. Puna sfiduese më e madhe është të bësh atë jetë që ia vlen ta jetojë dikush. Në këtë pikë, kisha është e paqartë. Të krishterët ashtu si çdokush, bezdisen, kanë frikë, dhe ndjehen në siklet kur përballohen me çështjet e panjohura të prapambetjes mendore. Duan të “thonë diçka”, por zakonisht mund të thonë terma frymore të parëndësishme që sjell pak lehtësim tek i vuajturi.
Kur dikush thotë: “A nuk është e mrekullueshme kur Perëndia të beson një fëmijë me të meta mendore”?
Ne themi në mënyrë të prerë, JO!
Jo nuk është e mrekullueshme. Është një luftë e vazhdueshme që të sfilit durimin dhe sprovon besimin tonë. Dhe nuk është çështja e besimit të Perëndisë tek ne, por e besimit tonë tek Perëndia. Kur dikush me ëmbëlsi na kujton se “Perëndia do t’ju forcojë dhe do t’ju japë gjithçka për nevojat tuaja të pazakonta”, pyesim veten se si? Nëse Zoti do të na sigurojë diçka a nuk është e llogjikshme që ta bëjë këtë përmes njerëzve të tij?
Jezusi iu shërbeu të shurdhëve, memecëve, çalamanëve, njerëzve me të meta mendore, pra të gjithë atyre që kishin nevoja specifike. Ende përvoja jonë, me dhimbje na kujton se gjithnjë e më tepër të krishterë nuk i japin prioritet kësaj shërbese. Në rastet më të shumta që rikujtojmë, na kanë inkurajuar me gojë me premtimin “do të lutemi për ju”. Besojmë tek lutja dhe vlerësojmë lutjet e mbushura me meditime për ne, të atyre që njohin dhe kuptojnë nevojat tona, por tek më të shumtët lutja është një distancim i volitshëm. Kjo qetëson ndërgjegjet e tyre dhe i lehtëson prej përpjekjeve më të mëdha. Lutja ka vlerë më të madhe kur paraprihet prej veprave të mira dhe prej mirësisë. Veprat e forcojnë lutjen. Kurrë nuk ngurruam të kërkojmë ndihmën e të tjerëve. Me bashkëpunimin e shumë prej nxënësve prej një kolegji kristian fqinj, mbështetësit tanë përbeheshin prej një djali katër vjeçar, i cili me durim i mësoi Rikut të lidhë lidhëset e këpucëve të tij, deri tek një doktor i moshuar që merrte djalin tonë në shëtitjen mbasdite të dielave me makinë.
Një e vejë merrte Rikun për hot-dog çdo mbasdite të Hënave..Histori njerëzish që kanë ndihmuar do mund të mbushnin një vëllim të tërë. Pak prej tyre që na ndihmuan ishin specialistë në këtë degë dhe pothuajse asnjë prej tyre nuk ishte i shkolluar në këtë degë. Thjesht deshën të ndihmojnë dhe të ofrojnë pak prej kohës së tyre. Pritën shumë ose aspak për t’u shpërblyer, veçse fituan dashurinë e plotë prej një djali me të meta mendore si dhe respektin e thellë të familjes sonë.
Kemi marrë një rrugë të gjatë që nga ajo ditë që vendosëm të përpiqemi të jetojmë një jetë normale familjare bashkë me fëmijën tonë me të meta mendore. Ai e ka pasuruar jetën tonë dhe prej tij morëm mësime që ka mundësi të mos i kishim marrë me ndonjë mënyrë tjetër. Kemi mësuar shumë për vehten tonë, për njerëzit dhe për një Perëndi, i cili nuk na dha gjithmonë çfardo që kërkonim, por kurdoherë i mban premtimet e tij, të na japë çdo gjë që nevojitemi. Kështu jemi lidhur më ngushtë me njeri tjetrin, dhe jemi bëbë më të ndjeshëm në nevojat e çdonjerit prej nesh. Kemi zgjeruar gjithashtu edhe me një rreth të gjerë miqsh. Ndihma edhe mbështetja rrjedhin nga të dyja drejtimet. Tani i përballojmë problemet realisht dhe shikojmë çështjet ashtu siç na paraqiten. Interesimi i shumë të krishterëve nuk na duket të ketë vlerë të vazhdueshme. Gjithashtu lutjet tona janë bërë më konkrete. Më tepër se “njerëzit përreth dhe kudo”, kërkojmë: “Zot, më jep forcën të kaloj orën e ardhshme të krizës”, “Perëndi më jep dituri të di çfarë të them ose ç’farë të bëj në këtë lloj nevoje”. “At më ndihmo të jem i përulur, kur jam përballë keqkuptimeve ose mungesës së durimit”.
Problemi i mangësive mendore është më i zakonshëm nga sa e mendonim. Na është dhënë një shanc i madh për dëshmi dhe shërbim dhe duke patur si arë ungjillizimi, botën e invalidëve…
Edhe pse kemi pasur edhe zhgënjime, jemi bekuar me miq që na kanë mbështetur me lutjet e tyre dhe na kanë ndihmuar vazhdimisht. Ditë për ditë mësojmë të vërtetën frymore për të qënë të kënaqur (mirënjohës) në ç’farëdo lloj pozicioni që ndodhemi. (Fil. 4:11) “Nuk them se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem me gjendjen që jam”. Tani njohim se çdo të thotë të japësh një gotë ujë tek dikush nën emrin e Krishtit (Mateu 10:42).
Zhurma e ndodhisë së Blumingtonit do të fashitë zërat e këshilltarëve dhe protestave që do të zgjasin përkohësisht. Por gjithnjë e më tepër fëmijë me të meta mendore do të lindin dhe gjithnjë e më tepër do të ekzistojnë prindër të revoltuar që do të luftojnë me vendime që e ndryshojnë jetën.
Të krishterët mund të bëhen vegla të Perëndisë në orë nevoje. Gjithmonë ekziston një vend për këshillë dhe lutje, por nuk duhet të harrojmë ndryshimin e madh që ekziston kur një mik mund të bëjë diçka konkrete në jetën e atyre të cilët vuajnë.



