Domosdoshmeria e Shenjterimit (Pjesa 8)



nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 28.05.2007

Fuqia per t’u Bindur

“Te zgjedhurve sipas paranjohjes se Perendise, Atit, me ane te shenjterimit
te Frymes, per t’u bindur dhe per t’u sperkatur me gjakun e Jezu Krishtit.”
(1 Pjetrit 1:2)

Parathenie
Ne qender te mesazhit te Ungjillit qendron doktrina e shenjterise. Nese ne jemi te cliruar nga skllaveria ndaj mekatit, atehere rrjedh qe Perendia na ka dhene privilegjin per te ecur ne shenjteri. Shenjteria praktikohet ne bindje.

Qellimi i Clirimit
Kur ishim te humbur ne mekat, ishim duke ndjekur rrugen tone, te larguar nga Perendia. Qellimi i clirimit eshte qe te na sjelle ne tek Perendia dhe tek
vendi i bindjes se persosur. Pa clirim, nuk mund te jemi femije te Perendise. Por pasi te jemi te shpetuar, Zoti pret nga ne qe t’i bindemi Atij. Kjo do te thote qe te ecim ne rrugen e Tij, dhe jo ne rrugen tone.

Te Ecurit pas Gjurmeve te Tij
“Sepse per kete ju u thirret, sepse edhe Krishti vuajti per ne, duke ju lene nje shembull, qe te ecni pas gjurmes se Tij”. Nepermjet pranise banuese te Frymes se Shenjte ne mund t’ia nenshtrojme cdo mendim degjeses se Krishtit. Ne kete menyre, dhe vetem atehere, ne do t’i bindemi Atij me gezim dhe do te ndjekim gjurmet e Tij.

Per t’u bindur
C’lloj njerezish duam qe t’i kemi si miq? A duam qe te kemi shoke ata njerez qe s’mund t’u besosh asgje? Nuk ka rendesi nese ata s’jane shume te
shkolluar, apo qe s’kane nje profesion qe paguhet mire. Rendesi ka qe ata te jene besnike. Por ne fakt, ne praktike, ne biem dakort me te kunderten e kesaj thenieje.
A duhet te presin qe Perendia ta ule standartin e Tij poshte standartit tone? Ai deshiron burra dhe gra qe kane deshire te jene te shenjteruar per t
’iu bindur Atij. A do ta lejojme Frymen e Tij te Shenjte ta heqe te gjithe mosbindjen dhe vete-kenaqesine prej zemrave tona?
E dime dobesine tone, natyren mekatare. Sa here behemi hipokrite perpara besimtareve te tjere! Por le te mos nenvleresojme faktin qe Perendia di
gjithcka rreth nesh. Ky problem mund te rregullohet, ne qofte se do te shenjterohemi ne fryme, shpirt dhe trup, ne menyre qe t’i bindemi Atij dhe
te jemi gati qe Ai te na perdore per lavdine e Tij.

Perfundim
Kemi nevoje te jemi persosshmerisht te bindshem ndaj Zotit tone. Nese nuk e heqim nga zemra te gjithe vullnetin tone dhe te kenaqurit e vetes sone,
atehere nuk do te mund te ecim ne gjurmet e Krishtit.

A.T.Pierson ka thene: “Shenjteria duhet te jete qellimi me i larte: bindje e menjehershme ndaj te gjithe se vertetes se njohur, nje sy i fiksuar drejt
sherbeses se Perendise, dhe nje zell per lavdine e Tij.”

Nga Pastor Gary J Hall


per autorin:


Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net