Domosdoshmeria e Shenjterimit (Pjesa 5)
Fuqia e Dashurise
“Mbasi te pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj se vertetes me ane te Frymes, per te pasur nje dashuri vellazerore pa hipokrizi, te doni fort njeri-tjetrin me zemer te paster… Qellimi i ketij urdherimi eshte dashuria, prej nje zemre te paster, prej nje ndergjegjeje te paster dhe prej nje besimi jo te shtirur.”
(1 Pjetrit 1:22 dhe 1 Timoteut 1:5)
Parathenie
Tek Romakeve 14:17, apostulli Pal shkroi keto fjale: “mbreteria e Perendise nuk eshte te ngrenet dhe te piret, por drejtesia, paqja dhe gezimi ne Frymen e Shenjte”. Drejtesine mund ta quajme “te ngrenet” (ose “mish”) per shpirtin, kurse paqja dhe gezimi mund te jene “te piret” (ose “pija”). Besimi dhe dashuria jane nje pjese e ketij “te ngreni”.
Sekreti i Dashurise
Ne e mendojme dashurine e krishtere si nje emocion. Por, ne te vertete, ajo eshte nje aspekt i qendrueshem dhe praktik i jeteve tona. Si eshte e mundur te kemi nje dashuri te vertete te krishtere? Sekreti qendron tek ata qe kane nje zemer te paster. Dashuria, e paster dhe e panjollosur, ndaj Perendise dhe fqinjit, nuk mund te dale nga nje njeri qe eshte i ashper dhe nuk fal. Ashtu sic nuk mund te futet vere e re ne shishe te vjetra prej lekure, pa e grisur lekuren e tyre, ose, ashtu sic nuk mund te vesh nje cope te re mbi nje rrobe te vjeter, pa e grisur ate te vjetren, ashtu edhe ju nuk mund ta shtoni dashurine hyjnore ne rrobat e grisura te mekatit. Shpirti duhet te vishet me rroben e shenjterise.
Ta deshirosh kete Dashuri me gjithe zemer
A deshirojme vertet te duam me nje zemer te paster? Pothuajse te gjithe besimtaret deshirojne dliresi zemre. Mund te kendojme: “Krijo nje zemer te paster tek une, O Zot” (Psalmi 51:1), por a duam me te vertete qe Ai te na jape nje zemer te tille?
“Te duash me nje zemer te paster”: a ka ndonje menyre tjeter me madheshtore sesa kjo, per te pershkruar ate, qe duhet te jete karakteri i femijes se Perendise? Kjo eshte ajo qe duhet ta kerkojme cdo dite dhe ta kerkojme me gjithe zemer, shpirt e force. Nuk duhet te pushojme derisa te jemi te mbushur (dhe te permbytur) me nje dashuri te tille.
Perfundim
Sado te perpiqemi, kurre s’kemi per te manifestuar kete virtyt, nese nuk ecim ne shenjteri dhe dliresi zemre. Eshte vullneti i Perendise qe ne te mbushemi me fuqine per te dashur. Dashuria e paster, te cilen Pali na inkurajon ta kemi, mund te ndihet vetem nga ata qe jane te shenjteruar. Nese e kerkojme, me siguri, do ta gjejme.
Nga Pastor Gary J Hall
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com



