Domosdoshmeria e Shenjterimit (Pjesa 4)
Dobijshmeria dhe Fuqia
“Pra, ne qofte se dikush pastrohet nga keto gjera, do te jete nje ene nderi, e shenjteruar dhe e dobishme per te zotin, e pergatitur per cdo veper te mire”.
2 Timoteut 2:21
Parathenie
Edhe pse eshte e mrekullueshme te bekohesh nga Perendia dhe ta kuptosh pranine e Tij ne jetet tona, prapeseprape, ka nje arsye tjeter perse ne duhet te shenjterohemi.
I bere i dobishem
Ata qe e kuptojne gjendjen e vertete te zemres se tyre, jane ne dijeni te dobesise, deshtimit, indiferences dhe mungeses se entuziasmit ne Kishe. Por me i mahnitshem eshte fakti se Perendia deshiron te perdore edhe enet qe jane “per te mos nderuar” (2 Timoteut 2:20).
Zoti e shenjteron enen, para se ta beje ate te dobishme e te perdorshme per cdo veper te mire. Arsyeja perse neve na mungon fuqia dhe perse jemi te padobishem per sherbesen e Perendise eshte kjo: nuk jemi te paster nga brenda.
Deshira e Perendise
Eshte deshira e Perendise qe ta perdore secilin prej femijeve te Tij ne nje menyre te lavdishme, por ne e pengojme Ate nepermjet menyres ne te cilen jetojme.
Shikoni jetet e burrave dhe grave te njohur ne brezat e kaluar dhe bejini pyetje vetes, “Pse u perdoren ata kaq fuqishem nga Perendia?” Pastaj beni pyetjen tjeter, “Pse nuk ndodh e njejta gje edhe sot?” Pergjigja eshte kjo: Perendia na perdor e na ben te dobishem, vetem atehere kur jemi te dlire ne zemer dhe kur deshira e Tij behet deshira jone.
I cliruar
Pervoja e hidhur na ka mesuar sesa te korruptuara mund te jene zemrat tona. Nuk e duam nje gje te tille, por si mund te clirohemi nga kjo roberi? E gjejme pergjigjen ne te qenit i shenjteruar. Apostulli Pal shkruan: “O vellezer, po ju bej thirrje, nepermjet dhembshurise se Perendise, ta paraqisni trupin tuaj si fli te gjalle, te shenjteruar, te pelqyer te Perendia, qe eshte sherbesa juaj e mencur. Dhe mos u konformoni me kete bote, por transformohuni me ane te riperteritjes se mendjes suaj, qe te provoni cili eshte i miri, i pelqyeri dhe i persosuri vullnet i Perendise”.
Perfundim
Perendia ka nje pune me te madhe per te kryer brenda secilit prej nesh. Pa shenjterim, ne jemi si burime te ndotura, qe rrjedhin papasterti mendimesh dhe veprash. E si mund te perdoremi fuqishem nga Perendia, ashtu si te shenjtet e hershem, ne qofte se nuk e lejojme Ate te na pastroje, cliroje dhe te na beje te plote?
Nga pastor Gary J Hall
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com



