Do të shkojmë një herë tjetër
- Të lutem baba, le të nisemi, - tha vajza e vogël me sytë e bukur që shkëlqenin. Fytyra e saj shkëlqente akoma më tepër më pas kur i thoshte babait të saj:
- Baba, është ora për të shkuar në kishë në takimin e fëmijëve. Le të nisemi pra, që të dëgjojmë për dashurinë e Krishtit dhe se si vdiq për ne, që të mundemi një ditë të shkojmë bashkë me Të në qiell.
- Ah, jo të lutem, - tha babai i saj. Jo sot. Punova shumë gjithë javën e kaluar, kam vetëm një ditë për tu shplodhur. Të lutem më ler të qetë dhe mos më bezdis. Do të shkojmë një herë tjetër.
Që atëherë, kaluan muaj dhe vite, por ai babai nuk dëgjoi më atë lutjen e vajzës së tij: - Baba le të shkojmë në kishë, në takimin e fëmijëve…
Tashmë ishte plakur. Pjesa më e madhe e jetës së tij kishte kaluar. Tani ai gjen kohë për të shkuar në kishë, por çfarë bëhet me vajzën e tij? Çfarë bën ajo?
Tani ajo thotë: - Oh, baba, jo sot të lutem. Dje e gdhiva, kam nevojë për pak gjumë. Më lër tani!
Babai ngre ngadalë dorën që i dridhet për të fshirë ndonjë lot që i rrjedh nëpër faqet e tij. Brenda tij tingëllon ai zëri lutës, që kishte dëgjuar para shumë vitesh, një të diel në mëngjes dhe para tij krijohet figura e vajzës së vogël me sytë shkëlqyes që thotë:
- Baba, është ora që të shkojmë në kishë në takimin e fëmijëve!



