DNA / ADN
Ju përshëndes me dashuri Perëndie. Uroj për një verë të mbarë. një ndijim të fuqishëm dhe të bekuar të pranisë së Tij cdo ditë. Gjithë ditën.
Këto kohët e fundit gazetat, revistat, radioja dhe televizioni e thyen pengesën e zërit. Dhe u thonë dëgjuesve dhe teleshikuesve për gjetjen e re. Për zbulimin më të fuqishëm. Për suksesin më të madh. Njeriu arriti të c’kodifikojë ADN-në.
E mirë ishte kjo? Pse jo.
E dobishme? Ndoshta.
Magjike? Le ta shikojmë…
Spitalet po bëhen si fusha basketbolli. Azilet e pleqve si pista të akullta për patinazh. Mendo si do rrëshkasin lart mbi akull pleqtë e moshës 96 vjecare. Psikiatritë u bënë parqe dhe ish pacientët luajnë me trena elektrikë. Dhomat mbushen me kompjutera të teknologjisë së fundit dhe ish të sëmurët të ulur tastojnë disa bashkësi matematike të të ndjerit Ainshtain. Natyrisht të gjithë njerëzit do të ndryshojnë dhe kështu… lamtumirë luftra, beteja, gjak, kallashnikovë.
A do ketë më urrejtje? Për c’lloj urrejtjeje flisni? Me siguri bëni shaka. Qënkeni mjaft i zoti në histori… Caf një.. (caf është ndryshimi ekspres, i castit i AND-së). Edhe për pak vjet dhe do kërkojmë në fjalorët e vjetër për të gjetur se c’do të thoshte atëherë pasion, ligësi, jetim, shfrytëzim, padrejtësi, tmerr… Ashtu sic egziston kafeja ekspres, tani do te jete ekspresi caf. Ndryshimi i AND-se dhe ja fatkeqsia mori rrugë.
Dhe fëmijët do të pyesin: - baba, c’do të thotë fatkeqsi. Dhe babai do të përgjigjet, - një gjëndje.. ja si ta them. Një gjendje e keqe që dikur para se të zbulohej kodi i AND-së egzistonte…
Njeriu u nda nga Perëndia. Ky ishte stadi i parë. Më pas e mohoi Perëndinë. Stadi i tretë.. vuri në dyshim egzistencën e Perëndisë. Katër.. deklaroi se Perëndia vdiq. Eh.. dhe pas vdekjes së Perëndisë si do të behej? Duhet dikush ta zëvendësonte. Natyrisht nga njeriu. Dhe këtë stadin e gjashtë. Deri tani askush nuk e di. Sa për përfundimet e ndarjes së kodit… “u marrosën”, - do të na thotë Fjala e Perëndisë (1 Kor 1+2). Dhe ne do të tundim kokën mendueshëm..
- Pa Mua nuk do të mund të bëni asgjë. Thjesht hapi sytë edhe pak më shumë.
Ju uroj një verë të mbarë, si dhe një mendje të kthjellët.
I Moshuari



