Djalli dhe Kisha



nga: eno.dokollari, botuar me: 02.10.2008

Ca dite me pare, gruaja ime duke rremuar ne disa letra te vjetra dhe te braktisura ne fund te nje sirtari, u be kureshtare nga nje leter e cila kishte marre ngjyren e nje pergamene; mbi te qe shkruar nje tregim alegorik te shkruar kushedi se kur dhe kushedi se prej kujt. (Anonim), qe shkruar ne fund te saj, dhe ky tregim alegorik na preku shume, si mua ashtu dhe gruan time.
Ja se ç’qe shkruar ne kete tekst:

Djalli po shkonte ne Kishe; si gjithnje ne kesi rastesh shkonte gjithnje heret, perpara se te takimi te fillonte. “Ku po shkon me kaq nxitim?”, – u pyet nga dikush. “Ne sallen e takimit te Kishes Ungjillore!” – u pergjigj, “po shkoj te punoj!”.
“Ti punon nè sallèn e mbledhjes se Kishes?” Shkon atje?! “Sigurisht qe po! A nuk duhet ndoshta te mbrohem atje ku me sulmojne??”, – vazhdoi duke thene armiku.
“Po si ia del atehere, kur ne ate vend jane te gjithe kunder teje?” , – u pyet serish!
Do te te jap nje shembull ne menyre qe ta kuptosh.

Si fillim, qe ne mengjes, ne shtepite e frekuentuesve te Kishes, i pervishem punes per te krijuar te papritura, dhe te siguroj se nuk duhet shume pune per ta bere kete; disa mysafire per dreke (me mire farefis e te aferm jobesimtare); nje te ftohur te mire, e cila mund te sherohet duke mbajtur regjim shtrati e ne te ngrohta, madje, ndonje lidhese kepucesh e cila keputet papritur, ose nje kopse e cila shkeputet ne momentet kur dalin jashte per te shkuar ne Kishe. Per shumicen, gjerat behen shume shpejt, nuk mund te shkohet me ne Bashkesine e te shenjteve! Edhe nese shkohet, ne te tilla kushte ne te mbledhurit e Kishes, prape se prape une jam i qete. I interesuari eshte kaq shume i shqetesuar saqe nuk nxjerr, nuk perfiton ndonje te mire nga asgje! Ne Bashkesine e Kishes, me pas une veproj ne menyre qe dy ose tre persona t’ia shtrojne muhabetit me lezet, keshtu qe te terheqin vemendjen e te tjereve saqe t’i pengojne ata te mos perfitojne asgje nga thesaret Frymore te Fjales.
Hereve te tjera sajoj qe disa persona te tjere ne numer te madh, te vijne me vonese ne takim, qe te kem keshtu nje perfitim te dyfishte: E para punes eshte se te vonuarit kane humbur keshtu pjese interesante te takimit, dhe se personat prezent ne takim, jane bezdisur nga levizjet ne salle e te ardhurve me vonese. Dhe kjo eshte nje avantazh i madh per mua.

Per fat te keq ndodh qe ndonjehere disa persona te cilet nuk i kane bere mire llogarite me mua, hyjne ne takimet e Kishes per here te pare, ndoshta per kuriozitet. Ne kesi rastesh te papelqyeshme, meqenese deshiroj qe te mos vijne me aty e te hyjne serish ne Kishe, kam vendosur ne vije nje strategji mbrojtese; krijoj menyrat dhe kushtet qe askush te mos u jape ose ofroje ketyre personave ndonje liberth himnesh ose ndonje Bibel, ose qe askush te mos i takoje duke i pershendetur ne te dale jashte Kishes. Dhe kam vene re se duke vepruar keshtu, ata nuk do te kthehen kurre me ne perbashkesine e te shenjteve.

Ja disa shembuj te tjere te punes sime:
Nje femije qe qan, dhe nje çader qe bie pertoke, mund te mjaftoje per te hutuar dhe per te terhequr vemendjen e te gjithe Kishes; te bej te zihen vendet e fundit ne Kishe nga ata qe kane ardhur te paret, ne menyre qe te vonuarit te sforcohen duke ndenjur me kembe afer deres se Kishes ose te pershkojne sallen e tere per te gjetur nje vend. Edhe ketu avantazhi im eshte i dyfishte. Asambleja e Kishes hutohet nga levizjet ne salle dhe te vonuarit e zakonshem per te evituar shqetesimin ndaj te qenit te ekspozuar ne te gjeturit e nje vendi per t’u ulur, do te kthehen serish ne Kishe atehere kur te jene te sigurt qe jane ne orar, si rregull, jo me shume se disa here ne muaj!
Pastaj ne thesin tim kam me mijera dinakeri te tjera: Eshte nje i ri aktiv, plot entuziazem?! E bej qe te takoje nje vajze te lezetshme! Thuajse gjithnje prania e saj do te behet e pakuptueshme. Jane psh momentet e te luturit ose e te degjuarit e Fjales ose te medituarit e asaj qe sapo u fol prej Fjales se Perendise; ketu perpiqem qe dikush te meditoje per tregtine e tij, tek nje tjeter te mendoje per ndeshjet e futbollit, tek dikush tjeter zgjoj inatet e fshehta qe ka ose mban me dike. Dhe loja u be!

Siç e shikon, eshte e domosdoshme qe une te jem i perpikte ne takimet dhe ne mbledhjet e Kishes nese kerkoj qe punet e mia te me ecin mire. Njerezit shkojne e zbaviten neper bare e lokale nate, neper diskoteka e neper stadiume, keshtu qe interesat e mia e kane marre tashme drejtimin qe dua. Por ne mbledhjet e Kishave eshte diçka krejt tjeter. Duhet qe une te shkoj atje!
Keshtu arsyetonte djalli ndersa nxitonte.

Nuk e di se ç’do te mendojne lexuesit e mi te dashur lidhur me kete tregim te vjeter, modest dhe te çuditshem ne kendveshtrimet e tyre te ndryshme, por personalisht ndersa e lexoja pas kaq shume kohesh, u ndjeva i turbulluar dhe ne siklet. Dhe dua ta rrefej kete te vertete.
Ne te vertete megjithe ironine e tij te kendshme, autori me beri te kujtoj disa momente ne te cilat kam qene fatkeqesisht pikerisht si nje prej besimtareve hipotetik, vetem nje pjesemarres formal ne mbledhjet e Kishes dhe patjeter nje mungues i fajshem. E megjithate, Bibla na thote se te mbledhurit e te rilindurve serish, ne syte e Zotit eshte nje moment i nje rendesie shume te veçante dhe i bekuar i çmuar nga Prania e Tij. Si mund te ndodhe pra, qe nje femije i Tij, i vetedijshem, i cili u be i tille (e tille) nga nje veper dashurie totalisht e pameritueshme, nuk ndjen nevojen e pafrenueshme per t’iu bashkuar atyre qe kane shijuar te njejtin Hir dhe per t’i shprehur lavderimin dhe adhurimin e tyre kundrejt Tij? Edhe ketu Shkrimet na vijne ne ndihme duke na thene: “Kush mendon se qendron me kembe, le te shohe se mos bjere”

Le te jete kjo detyra dhe lutja jone vellezer te dashur. Dhe nese na ndodh qe te zbulohemi se jemi dembela apo indiferente, “le te shkundemi!!…”
Mjere ne nese e leme armikun te qeshe dhe te kenaqet me ne!

Nga Giancarlo Zonta


per autorin: