Dituria e vërtetë dhe dituria e rreme (pjesa II)
” Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë. Por në qoftë se ne zemrën tuaj keni smirë të hidhur dhe grindje, mos u mbani me të madh dhe mos gënjeni kundër së vërtetës. Kjo nuk është dituri që zbret nga lart, por është tokësore, shtazore, djallëzore. Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija, kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite. Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.” (Jakobi 3:13-18).
Parathënie
Ka pasoja të përjetshme për ata, që i zënë besë diturisë tokësore e që i shkojnë pas asaj, sepse kjo lloj diturie është mishore dhe djallëzore. Shumica e njerëzve udhëhiqen ose prej traditave të pabazuara në Bibël, ose prej teorive të pavërtetuara, që konsiderohen si fakte, ose prej mashtrimeve të llojeve nga më të ndryshmet, që e maskojnë veten si ‘shkencë’. Është për të të ardhur keq, pra, që, si rezultat i mashtrimeve të tilla, turma të tëra njerëzish po e mallkojnë veten drejt vuajtjes së përjetshme. Për këtë arsye, asnjë i krishterë nuk duhet ta përziejë të ashtu-quajturën ‘dituri’ të kësaj bote me fjalën e Perëndisë. “Që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë” (1 Korintasve 2:5).
Mungesa e rregullit
Çdo njeri, që e ka mendjen e kthjellët, e kupton se jetojmë në një shoqëri, në një komb e në një botë të shthurur. Por, a e kuptojmë se kjo vjen, ngaqë njerëzit e përkrahin diturinë e rreme dhe e hedhin poshtë diturinë e Perëndisë? Dituria e rreme sjell rrëmujë e konfuzion. “Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë” (Jakobi 3:16). Dituria djallëzore, e marrë prej teorisë së evolucionit, e bën njeriun egoist dhe zemërgur, duke e mësuar atë, që të sillet madje edhe më keq, sesa bishat e pyllit. Njerëzimi e ka zëvendësuar diturinë e Perëndisë me diturinë e vet, ndaj edhe e ka humbur rrugën e shpëtimit. “Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit” (1 Korintasve 1:21). Ç’të mirë i ka sjellë njerëzimit Çarls Darvini? Të gjitha krimet e vrasjet, divorcet, abortet, etj. janë si rezultat i të propaganduarit të teorisë së mallkuar të evolucionit. Ai, që i beson kësaj teorie, me të ashtu-quajturën ‘dituri’ të tij, thotë se “nuk ka Perëndi”, ndaj edhe përshkruhet në Bibël si “i pamendë” (Psalmi 14:1). Nga ana tjetër, njeriu më i ditur, që ka jetuar ndonjëherë, ka thënë kështu: “Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia” (Fjalët e Urta 9:10). Kurse autori i Psalmit 111 shkroi: “Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi” (vargu 10).
Gjithfarë veprash të këqija
“Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija” (Jakobi 3:16). Mund të duket sikur po e egzagjerojmë, po të themi se dituria e rreme është nëna e çdo lloj vepre të keqe në botë. Por, duhet ta kuptojmë se kjo dituri e ka origjinën prej Ferrit, e jo prej Qiellit. Po t’i marrim në konsideratë fetë dhe filozofitë e botës, do ta shohim se ato, jo vetëm që s’kanë prodhuar asgjë me vlerë, që t’i ketë qëndruar kohërave, por, për shekuj me rradhë, janë bërë shkaktare të shumë luftrave. Qoftë dituria e rreme e grekërve të lashtë, qoftë ligësia e nazizmit, apo qoftë edhe gënjeshtrat e komunizmit – të gjitha këto i kanë kthyer njerëzit në përbindsha, ngaqë ata iu kanë besuar filozofive të tilla. Dituria e rreme e myslimanizmit e tregon veten tek figura e terroristit. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për të gjitha kultet, sektet, apo fetë e tjera të rreme të botës. Secila prej tyre të çon përfundimisht drejt së ligës. E sa gjak duhet derdhur në emër të një perëndie të rremë, apo të një doktrine a teorie të rremë, me qëllim që njerëzit ta kuptojnë se po udhëhiqen prej diturisë së rreme? “Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë” (1 Korintasve 2:6).
Përfundim
“Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë” (Fjalët e Urta 4:7). Krishtërimi biblik kurrë nuk ka shkaktuar luftra, kurrë nuk ka rrënuar kombe, kurrë nuk ka skllavëruar njerëz e nuk i ka kthyer ata në qytetarë të klasit të dytë. Përkundrazi, krishtërimi biblik, kudo që ka shkuar, ka ngritur lart dashurinë, paqen, mirësinë, besnikërinë dhe stabilitetin. Dituria e rreme kurrë nuk e ka shpëtuar qoftë edhe një shpirt të vetëm prej mallkimit. Dituria e rreme nuk ka Shpëtimtar. Lavdi Perëndisë për diturinë e vërtetë, e cila ia ndryshon zemrën, karakterin dhe destinacionin e përjetshëm kujtdo, që i nënshtrohet Krishtit. “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun” (Romakëve 1:16).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com



