Ditari i një Bible..
5 JANAR
U shplodha një javë të tërë. Por që të jem I sinqertë, padroni im më lexoi me kujdes dy netët e para të vitit të Ri. E shikoni, kjo u bë mbi entuziazmin e premtimit të tij kur tha: ”Patjetër, do lexoj dy kapituj në ditë”. Por si e pati më vovë? Guxoj të them se më harroi. Dhe ende gjendemi në fillim…
8 SHKURT
Në shtëpi mbizotëron një lëvizje e pazakontë. Padroni im mori me nxitim kapelen e tin dhe iku. Gruaja e tij filloi të lëvizë mobiljet. Ah, po, e kuptova! Sot kemi pastrim të përgjithshëm. Pra është shanci që dikush të më marrë në duar, qoftë edhe për të pastruar pluhurin. Eh, pasi u pastrova prej pluhurit, hyra në vendin tim të vjetër.
17MARS
Duket se në shtëpinë që banoj vlerat janë përmbysur. Ndyshe si mund ta shpjegoj indiferentizmin e tyre për mua? Gjendem në të njëjtin pozicion që atëherë që shkova në studimin e së Dielës me djalin e padronit. Megjithatë, shkundja e pluhurit dhe larja, kurrë nuk harrohen!
27 PRILL
Shumë I zënë këtë ditë. Padroni im ishte drejtuesi I një bashkëstudimi dhe për këtë duhet të gjente disa pjesë prej Skkrimit. Sa keq më erdhi për atë të shkretin! U ngatërrua tmerrësisht për të gjetur vargjet, duke më shfletuar andej- këtej, megjithëse librat e mi gjenden në të njëjtin vend si gjithmonë.
3 MAJ
Sot ishte një ditë e gëzuar për mua. Gjithë mbasditen gjendesha në prehrin e gjyshes, që erdhi të rrijë disa ditë me ne. Mu duk sikur nuk interesohej të lexojë shumë kapituj. Kohën më të madhe e kaloi duke lexuar kapitullin e 13-të, të letrës së Parë drejtuar Korinthasve, është kapitulli I dashurisë.
7, 8, 9, MAJ
Cdo ditë në duart e gjyshes. Eshtë një vend shplodhës për mua. Disa herë më lexon, disa herë më flet. Më bën përshtypje se sa kujdes tregon për shkrimet e mia. Sa shumë do doja të qëndronte së bashku me ne!
31 MAJ
Vecse dëshira ime, fatkeqsisht, nuk u plotësua. Gjyshja u largua. Më puthi me dashuri dhe më përshëndeti. Por sic ishte e zakonshme për të gjithë, më vunë në vendin tim të vjetër.
14 QESHOR
Sot zemra ime gufoi prej emocionit. Gruaja e padronit më mori në duart e saj. Besoja se do të më lexonte pak, por ajo më hapi në mes dhe vuri në mes të faqeve dy manushaqe …që ti ruajë të shtypura ashtu si në herbarium…
19 KORIK
Dy duar më rrëmbyen me nxitim nga vendi im zakonshëm dhe dhe më vunë në një cantë, bashkë me shumë rroba dhe me gjëra të tjera. Me sa duket padroni im mori lejën e zakonshme. Por mua cmë do me vete, përderisa ka me muaj të tërë pa më zënë me dorë? Sido që të jetë, ka mundësi që atje të gjejë më tëper kohë të lirë…
27 KORRIK
Gjendem në një vend bregdetar. Nga sa dëgjoj nga bisedat që bëhen, të gjitha gjërat e nevojshme kanë ditë që kanë dalë nga canta. Vetëm unë, vazhdoj të gjendem brenda në cantë…
30 GUSHT
Ja u gjenda përsëri në shtëpi dhe në vendin tim të vjetër. Bëra një udhëtim të gjatë dhe më lindi akoma një pikëpyetje e madhe. Për cfarë shkaku më morën me vete? A mund ta gjejë dikush të më thotë pse-në?
8 SHTATOR
Një atmosferë e nxehtë dhe shumë mbytëse…Ishte ndoshta dita më e keqe e jetës sime. Lart meje gjenden dy revista, një roman, dhe një kapele. Sa do të doja që ti largonin të gjitha këto prej meje…!
20 DHJETOR
Po cfarë pati padroni im…!? Me orë të tëra kërkontë të gjente historinë e Lindjes së Krishtit, kur tek Gjoni, kur tek Marku. Si përfundim nuk e gjeti, dhe ia tregoi historinë një fëmije që kishte ardhur për vizitë, ashtu sic e mbante mend…
31 DHJETOR
Padroni im sot ishte tepër I ndryshëm. Me seriozitet më mori në duart e tij dhe premtoi se që në ditën e parë të vitit do të më lexonte rregullisht. Kështu kishte bërë edhe vjet të njëjtin ditë të vitit. Por kush e di…nëse edhe këtë radhë do të mbajë premtimin e tij ose jo!
Mos vallë ky ditar është ditari i Biblës tënde?



