Ditari i një Bible



nga: anila.shyti, botuar me: 28.04.2007

Janar: Një periudhë shumë e zënë për mua. Gati e gjithë familja mori vendimin që të më studionte gjithë vitin.

Shkurt: Erdhi koha për pastrim. Dje më fshin pluhurin dhe më vunë në vendin tim. Përdoruesi im, më përdori për pak minuta javën e kaluar. Kishte një kundërshtim me dikë dhe kërkonte argumente që të vërtetonte se kishte të drejtë.

Mars: Ditën e parë të muajit, përdoruesi im më mori përsëri në dorë sepse duhej të parapërgatiste një mesazh në një orë të veçantë në kishë.

Prill: Këtë muaj më vizitoi gjyshi. Më mbështeti në këmbët e tij për 1 orë studimi rreth kapitullit të 13 të letrës se parë drejtuar Korintasve. Nga sa duket, ai interesohet më shumë për mua sesa pjesëtarët e tjerë të familjes.

Maj: Disa njolla ranë në fletët e mia dhe një lule që çel në fillim të pranverës u vendos midis faqeve të mia.

Qershor: Ngjaj si një dëng letrash të prera. Më kanë mbushur me pjesë të prera nga revistat dhe gazetat dhe me copa letre të ndryshme që diçka t’ju kujtoj. Një nga ato letrat thotë se një nga vajzat martohet.

Korrik: Sot më vunë brenda në një valixhe. Më duket se po shkojmë për pushime. Më mirë të rrija në shtëpi. Me siguri që do të qëndroj brenda në këtë valixhe për 2-3 javë.

Gusht: Jam akoma brenda në valixhe.

Shtator: Më në fund u kthyem në shtëpi dhe unë hyra përsëri në vëndim tim tashmë të njohur. Kam mjaft shoqëri. Dy revista grash dhe 4 libra të tjerë janë stivë mbi mua. Mirë do të ishte të më lexonin ashtu si ata edhe mua.

Tetor: Sot më lexuan pak. Një nga pjesëtarët e familjes është pak i sëmurë, ndërsa një tjetër shumë i sëmurë. Këtë çast ndodhem në mes të tavolinës së kuzhinës. Më duket se do të vijë pastori për vizitë.

Nëntor: Hyra përsëri në vendin tim të vjetër.

Dhjetor: Familja është e zënë me përgatitjet e Krishtlindjes. Më duket se ndonjë kuti dhe letra mbështjellëse të dhuratave do më mbulojnë ashtu siç bëhet çdo Krishtlindje!


per autorin: