Dinozauret dhe parajsa e humbur



nga: kamenica, botuar me: 12.01.2007

Pyetje:

Kur filluan kafshët të vrisnin dhe të hanin njeri-tjetrin?

Pergjigje:
Pas permbytjes së madhe, Perëndia u dha njerëzve të drejtën për të vrarë kafshët dhe për ti ngrënë ato. Njëriu tani mund të hajë gjithçka, bimë dhe kafshë (Zan 9:2-3). Kjo do të thotë se njerëzit e familjes së Noas mund të kenë ngrënë dhe dinozaurë, nëse u shijonte mishi i tyre.

Por Perëndia u tha kafshëve (përfshirë dhe dinozaurët) që ato nuk duhet të vrisnin njerëzit. Nëse do ti vrisnin do të përgjigjeshin para Perëndisë (Zan 9:5b).

Në të njëjtën kohë, Bibla nuk thotë se kafshëve nuk iu lejua të vrisnin kafshë të tjera në ketë botë të re. Zoti nuk e përsërit urdhërimin e tij, as këtu as më vonë, që kafshët duhet të hanë vetëm bar. Kështu, mund të jetë që fundi i përmbytjes të përkasë me kur kafshët dhe shpendet filluan të zhvillonin zakonin e vrasjes për t’u ushqyer. Ose, mund të ketë qënë koha kur këto sjellje u bënë të zakonshme.

Në botën përpara përmbytjes, disa kafshë mund të kenë ngordhur për arsye natyrore. Për shembull, nga plagosje të ndryshme, si nga rënja nga pemët. Kafshë të tjera patjetër që i kanë gjetur keto kafshë të ngordhura dhe i kanë nuhatur. A mund të jetë që disa kafshë, gjithashtu, vendosën t’i provojnë këto trupa të ngordhur dhe madje ti hanë ato?

Në fakt, kjo do të ketë qenë një gje e mirë. Do të ketë qënë menyra më e shpejtë për t’i zhdukur kafshët e ngordhura të cilat me erën e tyre prishnin ambjentin. Sot, për shembull, është shumë e rëndësishme që kafshët ta bëjne këtë.

Kështu që, përpara përmbytjes, ka qënë e mundshme që kafshë kanë ngrënë kafshët e tjera të ngordhura. Kjo ka kuptim, përderisa fosilet e gjetura tregojnë se bota përpara përmbytjes, kishte shumë bimë për të ngrënë. Kafshët nuk kishin nevojë të vrisnin për të ngrënë.

Të ngrënit e mishit mund të jetë inkurajuar nga përmbytja. Ajo ishte katastrofa më e madhe botës. Ajo shkatërroi pyjet të tëra dhe shumë nga jeta e bimëve. Derisa pyje të tjerë u rilindën, në botë kishte shume pak ushqim. Përmbytja la shumë kafshë të ngordhura në sipërfaqe të tokës. Këto trupa mund të kenë që një tundim i madh ushqimi për kafshë me dhëmbë të mprehtë.

Duhet të ketë qënë shumë e vështirë për të mbijetuar pas përmbytjes. Përderisa dhe ushqimi nuk ishte në mase, disa kafshë do të jenë shtrënguar të bëjnë konkurencë të fortë. Kjo ka shkatuar dhimbje dhe luftë midis njëri-tjetrit madje dhe brenda së njëjtës familje.

Bimët po rriteshin në një tokë të shkatërruar me më pak proteina, sidomos në zona të vecanta të tokës. Dëshira për të ngrënë mish po rritej, kështu që disa kafshë kanë vrarë kafshë të tjera për t’u ushqyer në vend që të prisnin që dikush të ngordhte. Kafshët donin gjithashtu që të ushqenin familjet e tyre të uritura. Urija dhe këputja mund të dëshpërojnë e egërsojnë shumë krijesa.

Efektet e tmerrshme të mosbindjes mëkatare

Madje që në kohën e Adamit dhe Evës, i gjithë ambjenti rrethues i njeriut e detyroi atë të shikojë se sa serioz është mëkati. Mosbindja e Adamit ndryshoi përfundimisht gjithë mbretërinë e tij për të keqe. Efektet e mëkatit mund t’i shikosh kudo. Ashtu si dhe apostulli Pal tha: „Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.“ (Romakët 8:22)


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.