Diku në një fshat…
Diku ne nje fshat, kohe behari, femijet benin banjo ne lume. Dhe
sigurisht nuk mungonin lojrat, grindjet e vogla dhe rremuja. Ne nje moment shohin qe nje plak kalon mbi ure.
Por si mendoni se ishte fytyra e tij.. e rrudhur, e vrenjtur, e shtrember. Goja disi ne ane.. Njera vetull me e ngritur se tjetra. Dhe ecja e tij, kaq qesharake…. I kerrusur anonte nga njera ane dhe njeren kembe e terhiqte zvarre. Sigurisht ishte nje “tabele” e mire per te shenuar.
Dhe femijet nuk vonuan te vene ne shenje. Asnje gur nuk e zuri. Tani i vogel u ul dhe mori nje gur prej bregut te lumit dhe e mati mire.
Bam.. dhe guri goditi me vrull fytyren e plakut. Plaku shpejtesoi hapat. Gjaku filloi te rridhte prej fytyres se tij. Ai nxorri nje shami. Me sa duket guri e kishte goditur keqas. Dhe sigurisht femijet vazhduan te luajne. Perseri ne uje, perseri ne lojrat e tyre dhe harruan plakun e plagosur.
Barku i tyre i lajmeroi me gergerime se ishte vakti i darkes. Ishte ora per buke. Tani hyn ne shtepi.
–Cfare kemi per te ngrene mama?
–Shko me par te lahesh. Te kam nzjerre rroba te pastra, dhe eja te hash buke shpejt…
Pas pak Tani vjen me kemishe te paster dhe me pantallonat e tij te mira. Hyn ne kuzhine.
–Tani, c’fare sjelljeje eshte kjo? –tha nena dhe vazhdoi:
-“Nuk po pershendet? Zoteria eshte mik sot dhe do hame se bashku. Po cfar ke, ti qenke zverdhur? Ndihesh mire…?
Po, ishte plaku qe ai kishte qedhuar. Natyrisht qe plaku nuk e dinte. U ule per te ngrene. Djali here pas here e shikonte vjedhurazi. Plaku vinte vazhdimisht nje shami te lagur ne fytyren e tij.
–E di Tani se kush eshte zoteria? E mban mend ate historine qe te kam treguar shpesh here, qe te ndodhi kur ishe i vogel? Nje nate dimri, kur re nga ura brenda ne uje? Dhe qe kalimtar i panjohur ra ne ujin e ngrire per te te shpetuar?
Sa here thoshe Tani: “Sa do doja ta njihja ate njeri…ta shihja! Dhe gjithmone Tani qaje kur te thoshja se ky njeri ndersa u hodh ne ujin e ngrire, u shemtua, u deformua.. Ai u paralizua prej ujit te ftohte, duart, kembet, shtylla kurrizore, fytyra…
Tani, ja pra njeriu qe te shpetoi! Eshte ai qe kaq shume deshe ta njihje. Shpetimtari dhe mireberesi yt..
Femija ngriu ne vend. U kthye me sy te zguduluar dhe veshtroi njeriun e sakatuar, shpetimtarin e dhemshur qe kishte goditur. Pa gjakun ne fytyren e tij. Ne cast ai dha nje ulerime.
U ngrit si vetetime nga tryeza dhe u mbyll ne dhomen e tij…
Spiros Portinos



