Dhurues organesh: Pozicioni i të krishterit



nga: anila.shyti, botuar me: 13.02.2007

Probleme ligjore dhe morale.
Disa vjet të shkuara një profesor ne shkollën mjekësore të Athinës parashikonte me optimizëm të madh, se në fund të shekullit tonë, spitalet do të jenë shndërruar në stacione transplantimi të “pjesëve të këmbimit” njerëzore.

Të gjithë qeshëm me paradoksin e tij, por që në të vërtetë fshihte brenda saj një dozë mjaft të madhe të vërtete.
Sapo kishin filluar të bëheshin trasplatimet e para në vendin tonë, ndërsa në qendra të specializuara jashtë vendit ishin realizuar edhe mjaft transplatime zemre.
Rezultatet e asaj kohe ndoshta ishin mesatare por arritën të ofrojnë mbijetesën tek  ata që kishin sëmundje të rëndë zemre dhe të sigurojnë një cilësi jete më të mirë tek pacientët në stadin e fundit me probleme mëlçie, që jetonin të varur prej mekanizmave të pastrimit të gjakut.
Por aq më tepër dhanë shpesë tek të gjithë ne për një shërim përfundimtar  të shumë sëmundjeve të organeve të brendshme pjesërisht apo plotësisht të shkatërruara, si psh mëlçia, zemra, mushkritë, veshkat, pangreasi, pezmatimi i kornesë, perdja e syrit, mielliti (pezmatimi i palcës së kurrizit), etj…
Në 20 vjetët e mëpasshme që kaluan duket se shpresat në pjesën më të madhe u potësuan. Përparimet që u bënë në mjekësi, në sëmundje të pashërueshme dhe ilaçet e reja represive, lehtësuan problemet e trupit në rastin e mospranimit të organeve transplatues, duke përmirësuar dukshëm prognozën e sëmundjeve të stadit të fundit të sëmundjeve karidake, të frymëmarrjes, të veshkave dhe gjithashtu shumë sëmundjeve kanceroze të gjakut.
Statistikat e pak kohëve më parë nga qendra të ndryshme japin tani një shifër suksesi 85% për veshkat në funksionim për dy vjet rrjesht me radhë dhe një shifrër mbijetese 95% në periudhën përkatëse. Inkurajuese janë edhe rezultatet prej transplatimeve të zemrës, që japin tek pacientët me transplatim një shifër 90% suksesi dhe për rreth 10 vjet mbijetesë. Kështu sot mbijetojnë për hir të një zemre të huaj rreth 3000 veta në të gjithë botën.
Trasplatimet e mushkrive filluan më 1981 dhe bëhen ose veç ose të ndërlidhura me transplatim zemre tek pacientët  me probleme të rënda frymëmarrjeje ose e shoqëruar kjo edhe me probleme zemre. Statistikat e fundit japin një shifër 70% suksesi dhe rreth tre vjet mbijetese tek këta pacientë, që deri para transplacionit kishin një zgjatje jete nga disa ditë deri në disa muaj. 

Procedura praktike

Që të arrihet suksesi i një transplatimi nevojitet dhënsi ose dhuruesi i organit edhe marrësi i tij.
Dhënsi i organit mund të jetë normal (në jetë) edhe kështu mund të dhurojë veshkën apo palcën e kurrizit, ose klinikisht i vdekur, dhe në këtë rast mund të merren të gjitha organet e mundshme për transplatim.
Rreziqet që takon dhuruesi që është në jetë, janë ato që kanë të bëjnë me operacionin në rastin e dhurimit të veshkës dhe pothuajse të papërfillshme gjatë narkozës së përgjithshme për dhurimin e palcës së kurrizit.
Përsa i përket transplatimeve në palcën e kurrizit sot prirja është të bëhen lista me kandidatë vullnetarë dhurues tek të cilët janë përputhur antigonet e pajtueshmërisë së indeve me një analizë gjaku.
Në vazhdim kur kërkohet prej ndonjë pacienti marrja e palcës së kurrizit gjendet në listë dhuruesi i përshtatshëm dhe bëhet transplatimi. Të tilla lista krijohen jashtë shtetit në vende të përparuara me inisiativën e organizatave bamirëse.
Ndërsa lista me kandidatë marrës për të gjtiha organet të cilat përputhen nga nga ana antagonike (indore), mbahen në të gjitha qendrat shëndetësore ku bëhen transplatime edhe në vendin tonë edhe jashtë.
Kështu në rast se gjendet organ nga një person i vdekur klinikisht zgjidhet nga lista marrësi më i përshtatshëm dhe bëhet transplatimi.
Marrja e organeve prej personit të vdekur bëhet ose me deponimin e familjes së tij ose me deponimin e tij që ndoshta ishte bërë para se të vdiste duke e deklaruar në personat përgjegjës të këtij shërbimi.
Prej një pacienti klinikisht të vdekur mund të mbijetojnë ose përfitojnë deri në dhjetë njerëz, të cilët do të marrin ndonjë prej organeve.
Sot në Greqi ka rreth 5000 pacientë me probleme veshke të stadit të fundit  dhe prej këtyre 2000 prej tyre janë të gati t’i nënshtrohen transplatimit të veshkës. Numri i pacientëve që vuajnë nga veshkat në rritet rreth 400 afërsisht vit për vit dhe transplatimet e veshkës që bëhen brenda një viti nuk i kalojnë të 200-at. Tani në Greqi jetojnë rreth 1000 veta me veshkë të transplatuar.
Edhe në rrafsh ndërkombëtar oferta e organeve nga të gjitha burimet mbulon vetëm një të tretën e kërkësës së pacientëve, si pasojë listat e pritjes të bëhen gjithnjë e më të gjata me kalimin e kohës.
Dhuruesit që janë në jetë, janë në burimi kryesor gjatë fazës së parë të transplatimeve dhe një vërtetim i qartë i lidhjeve të ngushta familjare në shoqërinë tonë. Sa më tepër dobësohen lidhjet familjare, për shkak të ftohjes dhe izolimit, duket qartë se organet duhet të kërkohen kryesisht prej personave klinikisht të vdekur.

Probleme ligjore edhe morale

Të shumta janë problemet ligjore edhe morale që krijohen me rritjen edhe përparimin e shëndetësisë në fushën e transplatimeve. Janë probleme pak apo shumë të ndërlikuara por që jo gjithmonë kanë zgjidhje të lehta. Kështu psh në Çikago në verën e vitit 1990 një djalë dhjetëvjeçar që vdiq nga leuçemia kishte nevojë për transplatimin e palcës së kurrizit.  Mes farefisit të tij nuk gjendej asnjë dhurues i përshtatshëm. Babai kishte nga martesa  e parë dy fëmijë binjakë katërvjeçarë që do mund të ishin dhuruesit e duhur.
Por nëna e tyre nuk lejoi nënshtrimin e analizave të fëmijve dhe kështu babai pretendonte ta zgjidhte në rrugë gjyqësore në mënyrë që binjakët ti nënshtroheshin kontrollit të analizave se mos ndoshta shpëtonte jetën e vëllait të tyre. Megjithatë gjykata drejtësoi nënën dhe kështu të mos bëhet kontrolli analizor, pra edhe as traneplatimi.
Pak kohë më vonë përsëri në SHBA prindërit e një fëmije me leuçemi, meqë nuk mundi të dilte asnjë dhurues, vendosën të bëjnë një fëmijë tjetër me prespektivën ta përdornin si dhurues të ardhshëm për të sëmurin.
Dilemat morale që në të dy rastete janë të dukshme.
Në rastin e parë gjyqi drejtësoi nënën e dy fëmijëve me mendimin se pretendimi për kontroll analizor të fëmijve është në kundërshtim me kushtetutën e shtetit  për mbrojtjen e të drejtave të personit , duke i karakterizuar madje binjakët si “viktima” të kësaj çështjeje.
Por nga ana tjetër askush nuk e di se si do të ndihen binjakët kur të rriten edhe të mësojnë se një vëllai i tyre do të mund të kishte shpëtuar thjesht me ofertën e tyre madje pa dhimbje fare, edhe pse nuk mund shprehnin vullnetin e tyre mbi këtë çështje.
Në rastin e dytë kemi nga njëra anë agoninë e drejtë  të prindërve për shpëtimin e fëmijës së tyre dhe nga ana tjetër pikëpyetjet që do ketë ky fëmijë (i dytë) kur të rritet edhe ndoshta mëson se erdhi në jetë për të zgjidhur një problem familjar.
Kohët e fundit kanë qarkulluar mjaft histori për tregëtinë e organeve, të cilat krijojnë mjaft ndalime të arsyeshme në pranimin e praktikës së organeve për transplatim nga këndvështrimi moral.
Përtej sensacionit të gazetarisë, që shpesh herë bëhet qëllimisht, shqetësimi për sa gjëra ndodhin në mbarë botën është gjithnjë egzistues. Egzistojnë vende (India, Pakistani), të cilat dekretojnë ligje që stimulojnë ekonomikisht shtetasit e tyre që do bëjnë “dhuratë” veshkat.
Legjislacioni i vendit tonë ashtu si edhe i shumë vendeve të përparuara, shumë drejt lejon marrjen e organeve  prej dhuruesve në jetë vetëm ndërmjet familjarëve të gradës së parë (dmth prindër, vëlla, motër) edhe kjo bëhet në mënyrë që të shmanget mundësia për tregëti organesh.
Tjetër pikëpyetje morale (për faktin se oferta është më e vogël sesa kërkesa),  është se kush ka prioritet në marrjen e organeve prej dhuruesve që nuk janë në jetë. Cilat duhen të jenë kriteret e zgjedhjes dhe në çfarë shkalle do e rëndojnë gjithsecilin. Po mosha çfarë kriteri duhet të ketë? Po profesioni? Po niveli socialoekonomik?
Edhe ende kush janë më të përshtatshmit për të bërë zgjedhjen? Këto janë disa nga pikëpyetjet që krijojnë fërkime dhe ngrejnë një problematikë të madhe.

Pikpamja morale e krishterë

Përtej moralit të botës egziston edhe aspekti moral i krishterë për transplatimet si edhe mjaft pikëpyetje që mund të lindin tek një besimtar i krishterë.
Pikëpyetja e parë: A mund të cënojmë tërësinë tonë trupore, që është një dhuratë e papërsëritshme e Perëndisë për secilin prej nesh, duke hequr dhe dhuruar organet e trupit tonë?
 

Dhurimi i organeve në kohën kur jemi në jetë është një vepër e lartë dashurie, një dashuri e cila “nuk kërkon të sajat” (1 Kor. 13:5). Në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si vetëgjymtim dhe mungesë respekti ndaj krijimit të Perëndisë. Përkundrazi është respekt për jetën dhe përpjekje për vazhdimin e saj. Apostulli Pal përmend se “të gjithë jemi në Krishtin gjymtyrët e njeri- tjetrit” (Rom. 12:5) dhe na këshillon …”me anë të dashurisë ti shërbeni njeri tjetrit”.
Në një tjetër pikë Pali duke iu drejtuar Galatasve dhe duke dashur të shprehë madhësinë e dashurisë së tyre për atë vetë, si një njeri i dërguar prej Perëndisë, iu shkruan: “Dëshmoj për ju se nëse do të ishte  e mundur edhe sytë do ti nxirrni edhe do të m’i jepnit” (Gal. 4:15). Formulime metaforike në një kohë shumë përpara transplatimeve që tregojnë se madhësia e dashurisë ndaj vëllezërve tanë kalon përmes ofertës.
Pikëpyetja e dytë: Mundemi të ndërhyjmë në planet e  Perëndisë për njeriun tonë të sëmurë, duke ndryshuar organet sa herë që ne e gjykojmë se duhet? Mos ndoshta edhe kjo është mosrepektim i vullnetit të Perëndisë?
Sigurisht që jo. Perëndia  e prikoi njeriun me mendjen e tij për të gjykuar dhe me aftësinë të përballojë problemet e jetës. Perëndia i dha mundësinë që nëpërmjet shkencës të parambrojë shëndetin dhe jetën që janë dhuratat e Tij.
Pikëpyetja e tretë: Deri në cilën pikë duhet të arrijë dashuria jonë për të afërmin tonë? A është detyrë e çdo të krishteri të ofrojë organet e tij për të shpëtuar një jetë tjetër, ose kur është në jetë, ose pas një vdekjeje klinike?
Sigurisht këtu nuk të shtrohen rregulla të përgjithshme përsa u përket dhuruesve që janë në jetë. Që dikush të ofrojë veshkën e tij ndërsa është në jetë nuk është çështje aspak e lehtë. Por që të ofrosh palcën e kurrizit është shumë më e thjeshtë dhe e parrezikshme. Ndoshta kjo është edhe një sfidë për rrethet e të krishterëve që të bëhen inisiatore në krijimin e një banke me kandidatë dhurues të palcës së kurrizit, që do të shfrytëzohen në rast nevoje.
Pikëpyetja e katërt: A është moralisht e lejueshme të heqim organe prej një të vdekuri klinikisht ndërsa zemra e tij ende pulson? Mos ndoshta kjo është një ndërprerje e dhunshme e jetës?
Këtu duhet të sqarohet se të vdekur klinikisht karakterizojmë një pacient i cili pas një dëmtimi të rëndë të kafkës apo një hemoragjie në tru, ka pësuar një dëmtim të pariparueshëm të trurit, është në gjendje kome të thellë dhe mbahet në jetë me anë të mekanizmave spitalorë. Ndalimi i qarkullimit të gjakut në tru është vazhdimi i detyrueshëm i trurit , dhe koha që ndërmjetëson është koha më e përshtatshme për marrjen e organeve. Frika teorike se po hiqet një jetë nga një rast ndoshta pa kthim mbrapa, nuk justifikon kundërshtimin e pranimit të praktikës së marrjes së organeve prej kufomave. Oferta e jetës për Krishtin apo edhe për ideale të tjera siç është atdheu, liria, etj, janë vepra të vlerësuara historikisht edhe moralisht. Kur vetë Krishti dha jetën e Tij për ne është edhe detyrë e çdo të krishteri të imitojmë Zotin. Pikëpyetje teorike të këtij lloji nuk kanë vend për besimtarin.

Konkluzione

Mëgjithëse problematikat morale  egzistojnë, megjithëse hezitimet dhe dyshimet e çdo llpji janë të dukshme, transplatimet e indeve dhe të organeve kanë hyrë në terapinë praktike duke dhuruar shëndet edhe jetë.
Problemi më i madh në praktikën e përditshme është mungesa e organeve, problem i cili do të zgjidhet në një masë të madhe nëse rritet numri i dhuruesve.
Dhurimi i indeve dhe organeve, qoftë në jetë ose jo, është një vepër dashurie, që për të krishterin e rilindur merr një rëndësi të veçantë duke iu shmangur kuadrit të altruizmit të thjeshtë shoqëror.
Çdo besimtar i krishterë do duhet ta konsiderojë veten e tij si një dhurues të mundshëm organesh. Dhe së fundi shoqëria e të krishterëve të rilindur duhet të jetë nismëtare në përhapjen e idesë së dhurimit të indeve dhe organeve me inisiativa që paralelisht do të japin së bashku me rezultatet e tyre thelbësore edhe shancin e një dëshmie të organizuar të krishterë.
 
 

 
 


per autorin: