Dhe numri i tij është 666



nga: anila.shyti, botuar me: 03.03.2007

Kur do të vijë sundimi i bishës?

Ishte një ditë e zakonshme. Bënte shumë vapë dhe isha i lodhur. Pas punës ashtu sic isha, nisem për në supermarket për të blerë disa nga gjërat që më duheshin më shumë për në mbrëmje. Afrohem drejt sportelit të pagesës, dhe një uaa.. e zgjatur e arkëtares më zgjoi disi nga ëndërrimet.
Shikoj me cudi arkëtaren që ia kishte mbërthyer sytë kompjuterit dhe shikoj se llogaria ime ishte 6,66 marka. “Ah, - tha arkëtarja, - numri i telefonit të djallit”!!! Në fillim u hutova pak, por më pas fillova të mendoja edhe më thellë për gjithcka dija për këtë numër.

Numri 666 në kohët tona nuk ka mbetur më i panjohur për asnjë. Shumë patjetër do ta kenë takuar në ndonjë rast ose të tjerët të paktën do ta kenë dëgjuar. Dhe gjëja më e cuditshme e këtij numri është se kush e ka parë njëherë, nuk mund ta harrojë më kurrë… E megjithatë dhe në si lexues të Biblës e dimë se ky numër ka të bëjë me diktatorin e botës, me Antikrishtin.

Në Zbulesën 13:17 lexojmë për atë që përshkruhet si “numri i bishës” dhe një varg më poshtë na thuhët: “Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë”.

Në këtë varg numri 666 na prezantohet si numri i bishës. Kjo do të thotë para së gjithash se po ky numër është i lidhur me personin e Antikrishtit. Në të vëretetë, vetëm Antikrishti nënvizohet “bisha” në Zbulesë. Ndër të tjera numri 666 është një numër njeriu. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme të kuptohet drejt, sepse me këtë dalim në përfundimin se personi i Antikrishtit është një njeri që një ditë do të dominojë gjithë botën.

Pra Antikrishti është një person real dhe jo një “sistem qeverisje antikristiane” sic besojnë disa. Si cdo njeri tjetër, edhe Antikrishti pra, do të ketë një emër mëse normal. Por kur një ditë “bisha” do të dalë në publik, atëherë edhe emri i tij do të bëhet i njohur. E megjitatë emri i bishës do të ketë një karakteristikë të vecantë, sipas Shkrimeve, sepse në të përfshihet një numër dhe ky numër është 666. (Zbulesa 13:17).

Për të kuptuar qartësisht kuptimin e këtij vargu, duhet të njohim edhe dicka tjetër. Si në alfabetin grek ashtu edhe në atë hebraik dhe latin një emër mund të shprehet edhe me numra. Kjo është e mundur kur gërmat e këtyre gjuhëve kanë vlera numerike, si p.sh..:

A - alpha/aleph një
B - beta/beth dy
G - gama/gimei tre
D - delta/dalet katër etj…

Nga përshtatja e vlerave numerike me vetë gërmat mund të dali pra numri i një emri. Në rastin e Antikrishtit janë teorikisht një seri e tërë kombinacionesh të gërmave që mund të kenë si rezultat numrin 666. Për këtë na duket e pamundur që të njihet emri tij më përpara, vetëm duke u udhëhequr nga numri, por kur një ditë Atikrishti do të shfaqet, atëherë edhe emri i tij do të bëhet i njohur.

Dhe po sipas Zbulesës 13:18 do të ketë persona “që kanë dituri” dhe që do ta bëjnë të njohur emrin e tij në varësi nga kombinimi i numrave.
Në lidhje me gjithcka që folëm deri tani, e natyrshme do të dilte edhe një pyetje. Po përse Zoti i fton njerëzit në mënyrë kaq të qartë e të hapur, për të gjetur emrin e diktatorit të ardhshëm botëror mbi bazën e një numri?
- Përgjigjja e kësaj pyetje i përkon një funksioni të rëndësishëm që numri 666 do të ketë në mbretërinë antikrishtere:

Numri 666 - kod identifikimi.

Do të jetë në fakt e mundur që Antikrishti të njihet më parë me një ndërmjetsim të përshtatshëm. Në fakt, sipas Shkrimeve gjatë mbretërimit të Antikrishtit gënjeshtrat dhe imoraliteti do të arrijnë në një nivel të tillë saqë edhe vetë të zgjedhurit e Zotit, nuk do të kishin as më të voglën shpresë shpëtimi, nëse Zoti nuk do të ndërhynte në një moment të caktuar (Mat 24:24).

Kjo gjë vlen në mënyrë të vecantë në lidhje me zbulimin e Antikrishtit:  në fakt  kur ky diktator do të ngjitet në fronet e botës, sigurisht nuk do të ketë ngjashmëri me një bishë të hekurt, gjë që në fakt është një realitet.  Natyra e diktaturës konsiston në faktin që diktatori do të mbesë për një kohë të gjatë i panjohur si i tillë, derisa të plotësohet edhe qëllimi i mashtrimeve të tij.

Në këtë rast bëhet fjalë për një korruptim total të njerëzimit. Identiteti i vërtetë i Antikrishtit pra do të bëhet i njohur plotësisht vetëm atëherë kur do të jetë tepër vonë, për viktimat e tij, d.m.th për njerëzimin.

E megjithë këto ai do të prezantohet në publik në një mënyrë të tillë fitimtari dhe entuziasti që do të përkrahet nga të gjithë. Në Shkrimet e Shenjta ka një seri përshkrimesh, që na bëjnë të kuptojmë se Antikrishti me veprat e tij do t’ia dalë të mrekullojë gjithë botën deri sa të arrijë në një adhurim total (Zbulesa 13:3).

Shfaqja e Antikrishtit pra do të jetë një ngjarje historike e mrekullueshme. Do të manifestohet me entuziazëm nga masat. (2 Thesalonikasve 2:9; Zbulesa 13:2).  Dhe pas gjithë këtyre ai do të lejojë të nderohet si Zot (Zbu. 13:4, 8, 12; 14:11). Dhe vetë hebrejntë, të zgjedhurit e Perëndisë mbi tokë, do të jenë viktima të këtij mashtrimi satanik, dhe do ta marrin Antikrishtin për Mesinë..(Gjoni 5:43).

Numri 666 - vula e bishës

Për pjesën më të madhe të personave që ndjekin bishën numri 666 do të përfaqsojë një destin të tmerrshëm. Nëse lexojmë me kujdes tek Zbulesa 13:16-17, konstatojmë se vula e bishës do të egzistojë në dy forma kryesore. Si emër ose si numër i emrit të tij.

Kjo do të thotë se mbi dorën e djathtë ose mbi ballë do të jetë shprehur emri i vetë Antikrishtit ose vetë numri i tij. Dhe ashtu sic vetë Shkrimi na e thotë askush nuk do të mund të blejë ose të shesë, pa qenë i vulosur.

Është mjaft e rëndësishme që në kushte të tilla të bëhet plotësisht i njohur antikrishti në kohë, me gjitha natyren e tij “bishë”, ashtu sic profetizohet në Zbulesën 13. E megjithatë po nga Shkrimet del se do të egzistojnë persona që nuk do të bien nën këmbët e “bishës”. Këta persona nuk janë pjestarë të Antikrishtit dhe janë të emëruar si shëlbyesit e qiellit.

“Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhé të ri; sepse qielli i parë dhe dhéu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më. Kush fiton do t’i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir. Kurse për frikacakët dhe të pabesët, të neveritshmit dhe vrasësit, kurvëruesit dhe magjistarët, idhujtarët dhe gjithë ginjeshtarët… pjesa e tyre do të jetë do të jetë në liqenin që digjet në zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë”.

I dashur mik, gjej rastin edhe një herë të të kujtoj për ato “gjërat e vogla”  që ndoshta i ke harruar, për ato “të parëndësishmet” që ndoshta i ke neglizhuar… Kthehu… Tani sa nuk është vonë.

“Dhe Perëndia do të thajë cdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brenga, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme…shkuan”

Detlef Grebe

Përgatiti niko.sejati


per autorin: