Dhe kjo jo vetëm për ju…
Gjithmonë në jetën tonë duhet të mendojmë sesi duhet ta falënderojmë Perëndinë. Më kujtohet në një histori shumë të bukur që më kanë treguar se një komandant me gradë të lartë në luftën e dytë botërore, shoqëronte një masë të madhe robërish. Rruga ishte shumë e gjatë. Hera herës dielli binte drejt dhe nga mospërballimi i kushteve, shumë prej robërve vdiqën gjatë rrugës. Vetë komandanti me oficerët e tjerë ishin të hipur mbi kuaj të mëdhenj e të fortë. Një çast dëgjoi njërin nga robërit duke thirrur shokun e tij, i cili mbante të njëjtin mbiemër që mbante edhe vetë komandanti. E thirri atë njeri i cili mbante mbiemrin e tij dhe i tha:
-Ti je ai që ke këtë mbiemër?
Ai i thotë, po!
-Nga je? – e pyeti sërish komandanti. Dhe robi i tha fshatin prej të cilit ishte.
-A mos je ti i biri i doktorit? Po, – i përgjigjet robi…
Kur isha shumë i vogël kisha rënë nga pema, – tregonte komandanti. Dhe prindërit e mi më sollën në shtëpinë e doktorit. Ti ndoshta ke qenë akoma më i vogël dhe ndoshta nuk më mban mend por unë qëndrova në shtëpinë tënde gjashtë muaj. Babai yt më shëroi. Por në atë kohë ishim një familje tepër, tepër e varfër dhe nuk kishim mundësi t’i jepnim asgjë babait tënd. Dhe tani a e di se ne po të drejtojmë ty drejt vdekjes..? Do të bëj atë ç’është e mundur për ty. Është një borxh ky që ia kam babait tënd. Ia kam borxh Perëndisë…
Jemi tek Marku 14:55-57 «Dhe kryepriftërinjtë dhe gjithë sinedri kërkuan dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin. Sepse shumë veta jepnin dëshmi të rreme kundër Tij; por dëshmitë e tyre nuk përputheshin. Atëherë disa u ngritën dhe dhanë dëshmi të rreme kundër Tij duke thënë: »
Ekzistojnë shumë njerëz të tillë që kërkojnë të bëjnë të mirën në botë. Edhe ju gjithashtu, të kërkoni të bëni gjithmonë më të mirën që keni mundësi.
Gjatë pushtimit gjerman në luftën e dytë botërore, në një uzinë gjermane ishte një inxhinier i cili bënte provën e gjashtë shpërthyese… Këtij i sillnin vazhdimisht punëtorë nga Rusia. Këta të fundit qenë marrë robër dhe ishin së bashku me familjet e tyre. I çonin atje brenda në uzinë për të punuar dhe jetuar, e kur të vinte koha, edhe për të vdekur. E pas këtyre vinin me radhë të tjerë. Ky inxhinieri për të cilin po flasim, ishte njeri besimtar. Atë që mund të bënte për këta njerëz të mjerë, e bënte. Dikujt i jepte një patate, dikujt tjetër i thoshte një fjalë ngushëllimi. I priste çarçafët e tij dhe ua jepte foshnjave që lindnin poshtë nëpër bodrumet e uzinës… Po ashtu, kur shkuan në Gjermani punëtorët e parë grekë, ky inxhinieri i ndihmoi edhe ata. Paguante me të hollat e tij autobuzat për të mbledhur të gjithë punëtorët nga fshatra të ndryshme prej të cilëve ishin, për t’i çuar ata më pas në qytet në mënyrë që të dëgjonin atje Fjalën e Perëndisë. E njoha personalisht këtë njeri. Ishte plakur shumë kur e njoha dhe nuk mundte të lëvizte dot. Dhe një ditë kur vdiq, skalitëm një mermer të vogël mbi të cilin shkruam përsipër “mundi yt në Zotin nuk është kurrë i kotë”.
Do t’ju lutem të gjithëve juve sot në emër të Jezu Krishtit. Bëni gjithmonë të mirën. Ju të gjithë besoni ashtu sikurse edhe të tjerët besojnë së bashku me ju, se duhet të kem që të jap. Është gabim! Atëherë kur nuk kemi, atëherë japim më shumë. Të kërkojmë të bëjmë të mirën. Të kërkojmë t’i shërbejmë Krishtit.
E gjithë jeta jonë është sesi të përhapet, si të lavdërohet dhe si të prekë zemrat e njerëzve Ungjilli i Perëndisë. Por këtu shikoj edhe një kategori tjetër njerëzish.
Një anë tjetër, të cilët kërkonin dëshmi duke u bërë dëshmitarë të rremë që të ishin në gjendje të dëshmonin kështu kundër Jezu Krishtit.
I çuditshëm njerëzimi në të cilin bota jeton. Kam me vete disa fotografi këtu. Në Afrikë kohët e fundit gjetën një fis rreth 3 milionë banorë. Janë myslimanë, por jo të pastër, më shumë janë idhujtarë. Ata vrasin fëmijët që janë binjakë sepse besojnë se njëri prej të dyve ka frymë të keqe. Por nga fakti se nuk e dinë se cili prej të dyve e ka frymën e keqe, i vrasin që të dy. Vrasin të gjithë fëmijët që u dalin dhëmbët para 9 muajve. Vrasin të gjithë foshnjat kur fillojnë t’u dalin dhëmbët nga nofulla e sipërme. Me të drejtë lind pyetja: Kush janë ata që mbeten gjallë?
Margaret është një motra janë në Krishtin nga Kanadaja. Duhet të kishte dalë në pension para tri vjetësh. Por si tani, dy ose tre vjet më parë u zbulua ky fisi. Dhe Margaret u tha këtyre njerëzve: Mos i vrisni foshnjat, mos i helmoni, mos i hidhni në xhungla për t’i bërë ushqim për kafshët këta fëmijë të mjerë. M’i jepni mua. Dhe i mori. Edhe ne dhamë ndihmën tonë për këta fëmijë duke dërguar për dy vjet me radhë qumësht, pako, veshje, rroba…
Bëni mirë për çfarëdo që të mundeni. Duke ndihmuar të tjerët dhe duke i parë ata në hallet e tyre, bëhu gati edhe ti të hapësh çadrën dhe të presësh shiun e bekimeve të Perëndisë që shumë shpejt do të të derdhet mbi kokë. Flisni gjithmonë për të tjerët fjalë të mira. Bëni gjithmonë biseda të mira. Jepni gjithmonë kurajo dhe këshilla të mira njëri-tjetrit. Juve gjithmonë shikoni anën e mirë. Për gjërat e këqija mos u merakosni se do të kujdeset djalli që të merren vesh, por le të mos bëhet goja juaj vegël shërbimi për planet e tij dinake. Gjëra të këqija thoni vetëm atëherë kur të mësoni se djalli vdiq…
Këtu shikoj një skuadër që kërkonte të gjente një dëshmi kundër Krishtit. Dhe Ati Qiellor, Ati i Jezu Krishtit a e dinte këtë? Mos e harroni këtë. Është Perëndia që jep shiun mbi të mirët edhe mbi të këqinjtë dhe bën të ndriçojë diellin mbi të mirët ashtu edhe për të këqinjtë njësoj. Kjo do të thotë dashuri.
Do t’ju lutesha shumë. Le ta lejojmë Jezu Krishtin të punojë me dashuri brenda nesh. Besimtar është ai njeri i cili kishte një shishe me ujë të pisët të cilën e zbrazi, e lau, dhe i vuri ujë të ri dhe të freskët. E megjithatë Krishti i do të gjithë. E megjithatë Krishti do të ngjitej në Kryq për të gjithë këta njerëz. Është interesante dhe e rëndësishme të shohim se çfarë qëndrimi mbajti Jezu Krishti përpara sinedrit. Ai pranoi të gjykohej. Fare thjesht mund të thoshte dhe me shumë të drejtë; ju nuk mund të më gjykoni mua, nuk e keni këtë të drejtë. Sepse morët një pozicion që nga fillimi. Kundër Meje. Jo shumë kohë më parë ju kërkuat dëshmitarë kundër meje. Ju nuk jeni të vërtetë… të drejtë. Por këto fjalë nuk dolën kurrë nga goja e Tij. Ai nuk u foli ashpër madje. Dhe të gjithë ata kujtuan se Ai s’dinte asgjë për të gjitha ato mashtrime dhe përdhosje të Emrit të Perëndisë që ata kishin bërë. E megjithatë edhe pak pas kësaj, ai tha: “Fali ata o Atë se nuk dinë se ç’bëjnë. Le të lutemi për të pasur një zemër të madhe. Megjithatë kemi nevojë çdo ditë për një zemër akoma më të madhe. Sa më e keqe të bëhet bota, aq më shumë Kisha ka nevojë për njerëz të pastër, të shenjtë, njerëz me zemër të madhe. Qëllimi i Krishtit ishte të mblidhte një popull, ta pastrojë, ta lajë, ta çlirojë, dhe ta paraqesë përballë Atit të Tij si nuse e shenjtë. Apostulli Gjon pyet veten: Si duhet të jemi ne. Si duhet të jetojmë, të mendojmë, të kërkojmë…
Çfarë është Kisha. Është një skuadër e vogël njerëzish të shenjtë dhe aristokratë. Dy grupe njerëzish ekzistojnë në këtë botë. Kështu na thuhet në këtë libër. Një grup janë dhe i përkasin Besëlidhjes. Ata që duan Zotin. Ata që jetojnë me Të. Por është edhe grupi tjetër. Janë ata që në gjithçka të kundërshtojnë dhe abuzojnë me Krishtin. Ua ka fajin Perëndia këtyre njerëzve?! Perëndia ua ka fajin se bie shi? Perëndia ua ka fajin gjithashtu se nuk bie shi? Perëndia ua ka fajin se janë mbytur nga punët e shumta? Po ashtu, përsëri, Perëndia ua ka fajin se nuk kanë me se të merren? Për të gjitha këto e ka fajin Perëndia? Por Perëndia i do ata. Ju lutem shumë juve. Mësohuni të mendoni dhe të peshoni, të numëroni të madhërishmet veprat e Tij brenda jush. Kujt ane doni t’i përkisni juve? Ku do zemra juaj të shkojë? Jezu Krishti na thërret në grupin e të shenjtëve. Na thërret në grupin e atyre që ecin në Dritë. Kështu u bëftë! Që të lavdërohet Emri i Tij. Ju që sot duhet të mbani anën e Tij: Të bëni atë që është më e mirë.
Dhe kjo jo vetëm për ju…
I moshuari
“Spiro.I.Portinos”



