Dhanë mjetet e shpëtimit të tyre

Categories: Fjala e Lirë

Ne 1914 nje anije oqeanike u zhyt dhe 129 vete u mbyten. Ata qe shpetuan, treguan se cfare ndodhi.

Kur anija filloi te mbytej, u lajmerua se nuk kishte mjete shpetimi te mjaftueshme per te gjithe. Atehere 129 te krishtere, qe gjendeshin ne anije, hoqen mjetet e shpetimit te tyre dhe jua dhane te tjereve, duke thene: ‘‘Ne jemi te Krishtit dhe jemi te gatshem te shkojme prane Tij!’’.

Dhe ne te vertete, shume shpejt i moren dallget dhe shkuan pergjithmone tek Shpetimtari i tyre.
Jeta e vertete, qe dhuron Jezus Krishti, eshte nje mrekulli e paster. Femija i Perendise eshte i gatshem, te jetoje sipas vullnetit te Perendise, por edhe te vdesi sipas vullnetit te Tij.
Nuk ka frike, nuk ka agoni, di se tek kush besoi dhe se kujt i takon.

Perendia eshte plotesisht Udheheqesi dhe Graduesi i tere jetes sone. Nese nuk jetojme keshtu, atehere besimi yne tek Perendia, eshte thjesht nje pranim i disa vargjeve pa fuqi, pa jete, pa shkelqim.

Femija i Perendise, kur eshte i paster, digjet per shpirtrat qe humbasin perreth tij. E di qe i prêt Ferri dhe nuk mund te jete i qete. Eshte i gatshem nga nje dashuri e paster, nga dhimbja per te ardhmen e perjetshme, te flijoje gjithcka, per te fituar nje shpirt i cmuar jeten e perjetshme.

Eshte e lehte qe te themi fjale te shendosha e te medha per shpirtrat rreth nesh, por sa mund ta flijojme jeten tone personale, interesat tona, per shpetimin e tyre?

anila.shyti
Author: anila.shyti

Leave a Reply