DESHMIA E NJE ISH-MYSLIMANI
Une u rrita si nje mysliman i devotshem. Kur isha i ri, babai me shtynte me zor qe te shkoja ne xhami dhe te zbatoja te gjitha ritet e zakonet. Por mua s’me pelqente te lutesha me te shtyre! Shpesh i thirrja Zotit me lot ne sy: “Zot, dua te te njoh. Me fol!”
Njehere, isha ulur ne tren afer nje te huaji te quajtur Bill. Biseduam dhe filluam te njiheshim me njeri-tjetrin. E takova ate perseri pas ca kohesh. U habita kur degjova se ai ishte kristian. Me tregoi nje Kuran.
Me pyeti: “Une jam kristian dhe kam nje Kuran. Ti je mysliman - a ke nje Dhiate te Re?”
“Jo, perse duhet ta kem? Eshte e ndaluar”- iu pergjigja.
“A mund ta ma tregosh vargun ne Kuran, qe e ndalon kete?”, me pyeti ai. Une s’mundja. E kisha degjuar nga Imami qe ishte e ndaluar.
Billi me tregoi vargun ne Kuran qe thote se ne duhet te lexojme edhe librat e hershem, jo vetem Dhiaten e Re (Ungjillin), por gjithashtu edhe Moisiun dhe Profetet.
Njehere tjeter, i bera pyetjen Billit: “E si mund te kete bir Perendia? Do te digjesh pergjithmone ne ferr po e besove kete. Lerme te te shpetoj nga ky besim i rreme”.
Ai m’u pergjigj: “Ji i sinqerte dhe mos e refuzo te verteten. Perendia te krijoi dhe Ai eshte ne gjendje te te jape pergjigje. Pyete Ate!” Keto fjale sikur nisen nje stuhi ne zemren time! Deri ne ate kohe, une isha i ambientuar me zakonet islamike.
Billi me tha: “Ulu ne gjunje ne dhomen tende dhe pyete Perendine ne emrin e Budes, te zotit te hinduve, ne emrin e Muhamedit dhe ne emrin e Jezusit. Shih se kujt emri do i pergjigjet Ai.”
Lava fytyren, mbylla deren e dhomes sime, mbylla dritaren, dhe u gjunjezova para Perendise dhe i thashe: “Zot, une te jam lutur Ty gjate gjithe ketyre viteve. Ti e di zemren time. Une dua te te njoh Ty. Fol me mua. Ti je Perendia qe me krijoi. Eja tek une ne emrin e Budes.”
Prita. Asnje pergjigje.
“Eja tek une ne emrin e perendive Hindu. Nese deshiron, une do t’i adhuroj te gjitha keto perendi.”
Asgje nuk ndodhi per 10 minuta. Pastaj u luta ne emrin e Muhamedit me nje zemer te renduar. Gjate gjithe ketyre viteve, i isha lutur Allahut. Me lot ne sy, prita per 10, 20, 30 minuta. Asnje pergjigje.
Pastaj, pa deshire, thashe: “Nese do qe une te lutem ne emrin e Jezusit, atehere te lutem eja dhe fol me mua.” Nuk m’u desh te prisja 30 minuta: ne ate moment, m’u be sikur dikush hyri ne dhome. M’u ngriten qimet e kokes perpjete! Ndjeva sikur dikush po me prekte qe nga koka deri tek kembet.
Degjova nje ze qe me tha: “Omar, Une jam Jezusi, Zoti yt. Une te dua. A deshiron te dish me shume?”
Une therrita: “Jo, Zoti im. Une te besoj Ty. Qe tani e tutje, Ti je Zoti im. Sot, Ti me je pergjigjur”.
Nuk kisha gjume ate nate. U pagezova shume shpejt pas kesaj ngjarjeje, dhe sot i sherbej Jezusit.
Përktheu Magda Maylam
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



