Deshmia e kthimit ne besim te Wilfrid, nga Gjermania



nga: anila.shyti, botuar me: 05.09.2007

 

Wilfridi ishte i pranishem ne nje konference diku ne Zvicer.Ai pershkon ngjarjet shpalosese te nje dite vendimtare:

“Himnet ushtuan tere diten rreth realitetit te qiellit dhe folesit jepnin shtjellime rreth kesaj teme. Shpirti im po gezonte ne madheshtine e kesaj shprese dhe po shikoja premtimin e nje te ardhmeje te tille.

 

Fare papritur, gjate takimit, degjova te thirrej emri im e te me kerkohej te shkoja menjehere tek zyra pasi me kerkonin urgjent ne telefon. Bera ate qe me kerkohej dhe ngrita dorezen e telefonit per te degjuar zerin e gruas sime, Fejth, qe pothuaj po mbytej prej ngasherimit.

 

Ajo me njoftoi qe para pak kohesh, kishte vdekur, pa asnje lloj paralajmerimi, ne djep, foshnja jone 9 muajshe. Ky lajm me solli ne piken me te ulet te jetes, dermimi qe ndjeja as qe mund te pershkruhej. Ankthi dhe zemerimi ne zemren time u rriten deri ne permasa vullkanike.

 

Nje klithme brenda meje donte ta hidhte Perendine ne gjyq me padine e moskokecarjes per jeten njerezore-keshtu rrodhi litania e emocioneve qe perbenin nje ndjenje baze, ate te hutimit absolut.Bera gati valixhet, bleva nje bilete treni dhe u ula i vetem ne vendin tim duke pare jashte nga dritarja ku dukej se asgje nuk do te ma lehtesonte dhimbjen.

Pertej koridorit, ne sediljet e krahut tjeter, rrinte nje njeri qe po lexonte Biblen dhe perballe tij ishin ulur dy te rinj te cilet nuk benin perpjekje per te fshehur percmimin e tyre ndaj te ashuquajturve libra fetare.

 

Me se fundi, talljet e tyre moren pergjigje nga njeriu qe lexonte Biblen dhe biseda e tyre u kthye ne nje ndeshje te rende filozofike. Me ne fund, nje nga te rinjte, me inat te pamaskuar, u perkul drejt njeriut dhe i tha,

“Ne rast se Perendia juaj eshte aq i dashur dhe zemermire sa thoni ju, me thoni pse lejon atehere qe te pafajshmit te vuajne? Pse lejon kaq shume luftime? Pse lejon qe femijet e vegjel te vdesin? Clloj dashurie eshte kjo?”

Pyetjet, sidomos ato te fundit me theren ne zemer si kurre ndonjehere dhe isha gati duke bertitur, “Po, more zelot fetar! Pergjigju per ta dhe per mua dhe na thuaj pse Ai lejon te vdesin femijet e vegjel.Cfare lloj dashurie eshte kjo?” Por ne mendjen time kishte ndodhur nje transformim mendor i cuditshem.

 

Prita pergjigjen e tjetrit dhe duke veshtruar dy te rinjte, degjova veten te thoshte, “Mos ju shqetesoj nese hyj edhe une ne biseden tuaj? Do t’ju tregoj se sa shume ju do Perendia; Ai dha te vetmin Bir te Tij per te vdekur per ju”.

Te rinjte nderhyne prerazi duke me argumentuar se ishte e lehte per mua qe te beja deklarata te tilla platonike te shkeputura nga bota konkrete e vdekjes dhe shkretimit.
Prita castin e volitshem sepse me duhej nje pike kurajo dhe bindjeje per ta thene njehere, per ta thene qarte.

“Jo, jo, jo, miqte e mi te dashur, une nuk qendroj larg botes reale te dhimbjes dhe vdekjes.

Ne fakt, arsyeja pse gjendem ne kete tren eshte se po shkoj ne shtepi per funeralin e birit tim 9 muajsh. Ai ka vetem pak ore qe vdiq dhe kjo i ka dhene kryqit nje kuptim teresisht te ri per mua.

 

Tani e di se c’lloj Perendie eshte Ai qe me do, nje Perendi i cili dha me dashje Birin e Tij per mua.”Kryqi zbulon ne menyre unike, jo nje Perendi i cili rri ne heshtje dhe qe eshte i paangazhuar ne skene njerezore, por nje Perendi i cili ndodhet pikerisht ne mes te konflikteve dhe perleshjeve tona.

Përgatiti Astrit Allushi


per autorin: