Dera



nga: anila.shyti, botuar me: 28.02.2007

Një pikturë e famshme e paraqet Jezusin në një kopësht të errët.

Në dorën e majtë mban një llambë e cila ndriçon vendin, ndërsa me dorë të djathtë troket në një derë të fortë e të rëndë.
Kur u paraqit kjo pikturë për herë të parë në ekspozitë, një vizitues i bëri piktorit një vërejtje duke i treguar një veçori shumë kureshtare.
 

“Në pikturën tuaj keni bërë një gabim. Dera është pa dorezë”.
“Nuk është gabim”, u përgjigj piktori!

“Kjo është dera e zemrës së njeriut. Mund të hapet vetëm nga brenda”.


per autorin: