Dera e besimit



nga: udhetimi.com, botuar me: 22.01.2008

“Kur të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen…” (Fj. Urta 4:12)

Lirshëm mund të shprehemi edhe kështu: “Kur të ecësh, rruga jote do të jetë e hapur para teje, hap pas hapi”.
Zoti kurrë nuk ndërton urën e besimit nëse në të nuk ecin këmbët e shtegetarit besnik. Nëse e ndërton urën pesë metra më larg nga sa do të ecin, nuk do të jetë urë besimi. C’farë është prej vizionit, nuk është prej besimit.
Perëndia hap shumë dyer në jetën tonë.
Për të kaluar ndokush çdo pengesë në rrugën e detyrës, qoftë kjo lumë, portë, apo mal, duhet që fëmija i Perëndisë të niset drejpërdrejt mbi të.
Nëse është lumë do të thahet kur këmbët e tua të shkelin në ujë. Nëse është portë, do te hapet kur të jesh shumë pranë saj. Nëse është mal, do të ngrihet dhe do të hidhet mbi det kur të shkosh drejt e mbi të, pa u frikësuar se ke të bësh me një mal.
Egziston ndonjë pengesë e madhe në rrugën e detyrës tënde tani, në këtë çast?
Hidhu drejt e mbi të, në emër të Jezus Krishtit, dhe nuk do të jetë më atje.

Padrejtësisht ne rrimë dhe qajmë. Zëri i të Plotfuqishmit jehon: “Gjithmonë lart dhe përpara!”. Le të ecim para dhe me guxim, edhe pse mund te jetë natë dhe eshtë e vështire që të gjejmë rrugën. Monopati do të hapet duke ecur, ashtu si monopati në pyll, apo monopati në Alpe, i cili nuk të lejon të shohësh veçse disa metra larg tij, kudo që të ndodhesh.
Shko përpara!
Nëse nevojitet do të takojmë madje dhe “shtyllën e resë dhe të zjarrit” të na piketojë udhëtimin në mes të shkretëtirës.
Në gjatesinë e rrugës egzistojnë busulla treguese dhe bujtina. Do gjejmë ushqim, rroba dhe miq në gjithë udhëtimin tonë dhe ashtu siç thotë dikush:
“Sido që të vijnë gjërat ne fund do të jesh një udhëtar i lodhur, por me një mbërritje të gëzuar dhe të ëmbël në shtëpi”.


per autorin: