Deklarimi i Nuses ndaj Dhëndrrit (Kishës ndaj Krishtit)
Zoti im, Une jam pjesa qe te ploteson. Ne te dy jemi nje. Ti je ne mua dhe me jep jete dhe une sa here qe ndihem keq kthehem tek Ti sepse vete ne Ty gjej qetesi, clodhje dhe ngushellim.
O Zot,Une vazhdoj te mesoj te te dua ashtu si ne fillim. Kurre nuk pushova se mesuari te te dua. Derisa te vish te me marresh do te vazhdoj te te dua, sepse Ti je vete Dashuria.
Une vazhdoj te jetoj nga jeta jote, sepse nuk ka ne kete toke jete tjeter te gjalle. Ne te dy jemi te vetmit te gjalle mbi toke. Cdo gje tjeter vdiq ne kryq me Ty, Zot, ate dite qe Ti u kryqezove. Por kur u ngrite bashke me Ty u ngrita vetem une ne krijimin e ri.
Une te dua, Jezus Krisht dhe do te te dua per gjithe perjetesine.
Fjalet e tua i kam vendosur ne zemren time dhe i ruaj atje si nje thesar, Dhendrri im.
Autori: Admiljan Drobaniku



