Davidi jargë-lëshues
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 20.02.2010
“Shërbëtorët e Akishit i thanë: “A nuk është ky Davidi, mbret i vendit? A nuk këndonin në kor për të në valle, duke thënë: “Sauli ka vrarë një mijë të tij dhe Davidi dhjetë mijë të tij”?”. Davidi i mbajti në zemër këto fjalë dhe pati frikë të madhe nga Akishi, mbret i Gathit. Kështu ndërroi mënyrën e sjelljes së tij para tye dhe e hiqte veten si të marrë në duart e tyre; bënte shkaravina mbi kanatet e dyerve dhe lëshonte jargë mbi mjekrën e tij. Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve të tij: “Ja, e shikoni, ky është i marrë; pse ma keni sjellë? Mos vallë më mungojnë të marrët, dhe ju më sillni këtë për të bërë të marrin në praninë time? Ai nuk ka për të hyrë në shtëpinë time!” (1 Samuelit 21:11-15).
Parathënie
Ky pasazh biblik na tregon se si jeta e Davidit u bë akoma edhe më e vështirë. Ai dukej sikur po i largohej një kurthi, por po binte po prapë në një kurth tjetër. Davidi nuk na paraqitet këtu si një njeri plot besim e kurajo. Ai shkroi 8 psalme, për të përkujtuar këtë episod të jetës së tij. Ato janë: Psalmi 34, 52, 54, 56, 57, 59, 63 dhe 142.

Fama e Davidit
Mund ta imagjinojmë se ç’menduan banorët e Gathit, kur e panë Davidin tek i afrohej portës së qytetit të tyre. E kishin parë këtë luftëtar trim, kur kishte mundur gjigandin dhe e kishte bërë ushtrinë e filistenjve t’ia mbathte me të katra. Ndoshta tani kishin frikë prej tij se mos i vriste, ngaqë s’e kishin mbajtur premtimin, për t’u bërë shërbëtorë të Izraelit. “Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj”. (1 Samuelit 17:9). Edhe filistenjtë, pra, ishin në dijeni të veprave të Davidit dhe s’ka dyshim se kishin respekt për këtë luftëtar të famshëm. I kishin dëgjuar këngët e kënduara për të. E dinin se ai do të bëhej një ditë mbret i Izraelit. Por, si kujtoi Davidi, vallë, se do ta prisnin krahëhapur? Gjon Uesli, në shënimet e tij, shkruan kështu rreth filistenjve: “E kemi në dorë tani armikun tonë më të madh dhe nuk kemi për ta lënë të gjallë”. Davidi shkoi në Gath, ngaqë kujtoi se do të gjente strehë prej Saulit. Por e kishte gabim. “Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t’i kesh besim njeriut. Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t’u kesh besim princave” (Psalmi 118:8-9).

Shqetësimi i Davidit
Fjalët admiruese të filistenjve nuk ia rritën aspak besimin Davidit, përkundrazi e frikësuan atë edhe më shumë. Atij i hyri edhe më shumë frika, kur e kuptoi se ishte në mëshirën e Akishit. E dinte se banorët e Gathit do ta vrisnin, si akt hakmarrjeje për Goliathin. Davidi ndodhej, pra, në një situatë të vështirë dhe nga frika mendoi se si e si të gjente një metodë për ta mbrojtur veten. Njerëzit, që e kanë humbur besimin, shpesh bëjnë gjëra të marra. Frika po ia torturonte zemrën Davidit. “Frika ka të bëjë me ndëshkimin” (1 Gjonit 4:18).

Davidi, duke lëshuar jargë nga goja
Davidi, në vend që t’i largohej rrezikut, merr vendim, që të sillet si i marrë. Bibla në greqisht na sugjeron se ai po bënte gjoja sikur i kishte rënë sëmundja e tokës. Por njerëzit tani, në vend që ta respektonin dhe ta admironin, po e përbuznin dhe po e vinin në lojë. Të gjithë kujtuan se ai ishte një i marrë, që s’meritonte asgjë. Asnjëri nuk donte t’i afrohej idjotit të fshatit. Davidi, më parë, e kishte gënjyer priftin, kurse tani po e gënjente edhe Akishin. “Akishi kujtoi se Davidi ishte i marrë, ngaqë po lëshonte jargë mbi mjekër. Në Lindjen e Mesme, një veprim i tillë konsiderohej si një ofezë e patolerueshme” (citat i marrë nga komentimi që i bëjnë Biblës autorët Xhejmisën, Foset dhe Braun).
Përfundim
Davidi ia mbathi për në Gath, ngaqë kishte frikë prej Saulit. Por tani ai kishte “frikë të madhe” edhe prej filistenjve. Akishi kishte mjaft budallenj në qytetin e tij dhe s’ishte gati të pranonte edhe një tjetër. Davidi kaloi vetëm pak orë në Gath. Filistenjtë u treguan të mençur dhe nuk e mirëpritën.
Tek Psalmi 34:2 lexojmë: “Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen”. Në gjuhën hebraishte, fjala “i përulur” (anav) do të thotë “i dëshpëruar, i brengosur”. Kështu pra, e shohim se si mungesa e besimit i solli Davidit frikë dhe frika i solli brengosje. Më në fund, si frika, ashtu edhe depresioni iu larguan, por vetëm atëherë kur ai vetë u kthye tek Perëndia. “Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia…Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij” (Psalmi 34:4, 6).

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip:
http://fjalaegjalle.2truth.com/
http://fjalaegjalle.2truth.com/
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com