Dasma në Kanë
Nje dasme zhvillohet ne Kane te Galilese
ftuar aty eshte Dikush
bashke me Nenen dhe Nxenesit e Vet,
eshte vete Zoti, por s’e di askush
I sheh dasmoret se si po gezohen,
te mbledhur rreth Dhendrrit dhe Nuses te gjithe kendojne,
Urimet shperthejne nga te gjitha anet dhe pijet s’mbarohen,
Ushqimet derdhen lume e kurre s’pushojne…
Te gjithe e kane mendjen tek dasma ne Kane,
te gjithe, vetem Ai jo
Ai e sheh Nusen, Dhendrrin se si po gezohen,
dhe nje Dasme tjeter ne Fryme kujton
Kalon pertej kohes, vendeve, hapesires,
kalon aty ku askush s’e di
Ai eshte Zoti qe rri permbi koherat,
Nuk mundet ta ndale Ate asnjeri
E sheh Veten Dhenderr dhe ne krahe nje Nuse
qe te Dy te veshur me plot madheshti
nje tufe dasmoresh rreth tyre gezohen,
te ftuar, te zgjedhur, me plot dashuri
Dasmoret jane veshur me rroba te bardha praruar,
dhe i mbushin gotat pambarim me Vere,
Vere qe del nga brinja e Tij e tejshpuar
Aty ku nje heshte ish ngulur njehere
Dhe Vera s’mbarohet e derdhet, e derdhet
Ai eshte Vera dhe te gjithe e dine,
Ai eshte Buka qe ata po hane,
Ai eshte Ushqimi permbi tavoline….
………………………………………….. ………….
“Nuk kane me vere!”- degjoi nje ze,
Zeri i Nenes e ktheu nga ato ameshime,
Dhe syte i hapi dhe tha me buzeqeshje:
“O Grua e di, akoma s’ka ardh koha ime…!”
Dhe uji u be Vere qe buroi prej Tij
Dhe dasmoret s’e pane kete mrekulli,
se te dehur ishin nga vera e vjeter,
nga vera qe deh, por s’jep lumturi
“Vera e mire del ne fillim,
pastaj del vera e keqe!”
Ky eshte ligji i njeriut te rene,
Ne fillim reklama, pastaj vetem vdekje
Dhe ky ligj eshte kudo ne boten e rene ne mjerim
madje dhe brenda neper cdo familje
Muaji i Mjaltit eshte ne fillim,
pastaj vjen nje jete mbushur me ankime…
Por s’eshte ky ligj ne Familjen e Tij mrekullisht
se aty Ai eshte gjithcka ne cdo gje,
Dhe ne rast se vera e keqe del ne fillim
Kur Ai derdh veten, s’mund ta mposhte asgje
Ne ate Familje ka vetem gezim
Gezim i perjetshem, pertej cdo trishtimi
Njerezit e lire jane pjese e Saj,
Te lire nga vargonjte e cdo hidherimi
Ajo Familje s’filloi me veren e mire ne fillim,
se nuk eshte pjese e se renes bote,
s’filloi me reklama shnderruar ne mashtrim,
por filloi me Kryqin, te hidhuren gote
Ajo Familje s’filloi me nje Muaj Mjalti te arte,
por filloi me Kryqin mbi kodren Kalvar
Aty ku Zoti provoi uthullin e tharte
qe i lagu buzen e etur, te care
Dhe uthulli u shnderrua ne Vere te re,
ne Veren qe rrodhi prej brinjes se Tij
kur me nje heshte u shpua per ne,
qe te mos kete me skllever, por Bij
Autori: Elton Leka



