Dashuria 2.0
Administratori i Rrjetit : Po zonjë, si mund t’ju ndihmoj ?
Përdoruesi : Po ja, pasi u mendova shumë, vendosa të instaloj “Dashurinë”. A mund të më orientoni gjatë procesit.
Administratori i Rrjetit : Po, unë mund t’ju ndihmoj. Jeni gati të procedojme?
Përdoruesi : Në fakt unë nuk jam teknike, po besoj se jam gati. Çfarë duhet të bëj fillimisht?
Administratori i Rrjetit : Hapi i parë është të hapësh zemrën. E keni lokalizuar zemrën zonjë?
Përdoruesi : Po, por ka disa programe të tjera që janë duke punuar tani. A prish punë kjo për të instaluar “Dashurinë” ?
Administratori i Rrjetit : Çfarë programesh janë në punë zonjë?
Përdoruesi : Po ja, kam lëndimet e së kaluarës, kam vetëvlerësimin e ulët, mërinë dhe fyerjet që po punojnë në këto momente.
Administratori i Rrjetit : S’ka problem, Dashuria do të fshijë gradualisht lëndimet e së kaluarës nga sistemi juaj i veprimit. Ato mund të mbeten në kujtesën tënde të përhershme, por nuk mund të ndërpresin më programet e tjera. Dashuria me kohën do të largojë vetëvlerësimin e ulët me një lloj moduli të saj, të quajtur vetëvlerësim i lartë. Sidoqoftë, ju duhet të mbyllni plotësisht programet e mërisë dhe të fyerjes. Këto programe e pengojnë Dashurinë që të instalohet plotësisht dhe saktësisht. A mund t’i fikni këto zonjë?
Përdoruesi : Nuk di si t’i fik. A mund të më thoni si ta bëj?
Administratori i Rrjetit : Me shumë kënaqësi. Shko tek Start menu dhe kërko faljen. Bëje këtë sa herë të jetë e nëvojshme deri sa të fshihen komplet mëria dhe fyerja.
Përdoruesi : Në rregull u bë, Dashuria ka filluar të instalohet vetë. A është normale kjo?
Administratori i Rrjetit : Po, por mbaj mend që ke vetëm programin bazë. Duhet të filloni të lidheni me zemrat e tjera në mënyrë që të merrni përmirësimet.
Përdoruesi : Ou! Kam një njoftim për gabim që tani. Thotë, “gabim-programi nuk funksionon për shkak të komponentëve të jashtëm. Çfarë duhet të bëj?
Administratori i Rrjetit : Mos u shqetësoni zonjë, kjo do të thotë që programi është instaluar që të punojë në zemrat e brendshme, por nuk ka filluar të punojë akoma në zemrën tuaj. Në terma jo-teknike do të thotë që ju duhet të Doni veten para se të mund të Doni të tjerët.
Përdoruesi : Atëherë çfarë duhet të bëj?
Administratori i Rrjetit : A mund të zbrisni pranimin e vetes; pastaj klikoni dokumentat e mëposhtme: Fal veten; Kupto vlerat e tua, Njih kufizimet e tua.
Përdoruesi : Në rregull, u bë.
Administratori i Rrjetit : Tani kopjoji ato tek direktoria “Zemra Ime”. Sistemi do të fshijë vetë çdo dokument që sjell konflikt dhe do të fillojë të riparojë çdo program që ka problem. Gjithashtu duhet të fshish kritikën e vetes fjalëshumë nga të gjitha direktoritë dhe të zbrazni recycle bin (direktorinë e dokumentave të fshira) në mënyrë që të siguroheni që është zhdukur plotësisht dhe nuk do të kthehet më.
Përdoruesi : E kuptova. Hej!!! Zemra Ime po mbushet me dokumenta të tjera. Buzëqeshja po shfaqet në ekranin tim dhe Paqja dhe Gëzimi po kopjohen vetë tek Zemra Ime. A është normale kjo?
Administratori i Rrjetit : Nganjëherë. Për disa duhet pak kohë, por si përfundim çdo gjë download-ohet (zbritet) në kohën e duhur.
Kështu Dashuria është instaluar dhe punon.
Diçka akoma para se ta mbyllim.
Dashuria është falas. Sigurohu që t’u a japësh, atë dhe modulat e saj të ndryshme, gjithë atyre që njeh. Ata nga ana e tyre do ta ndajnë me të tjerët dhe do to të të kthejnë disa module të lezetshme ty.
Përdoruesi : Premtoj që do ta bëj këtë.
Me që ra fjala, si e ke emrin?
Administratori i Rrjetit : Më thërrit thjesht Kardiologu Hyjnor, i njohur gjithashtu si Fizikanti i Madh, ose “Unë Jam”. Shumica e njerëzve mendojnë se e vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është, një kotroll mjekësor një herë në vit, që të kenë një zemër të shëndetshme, por Prodhuesi (UNË) sugjeroj një program mirëmbajtjeje të përditshëm për efiçensën maksimale të Dashurisë.
VAZHDO TË KONTAKTOSH ME MUA!



