Darka e fundit



nga: anila.shyti, botuar me: 27.01.2007

Darka e fundit.

Leonardo Da Vinci, piktori i madh italian, pikturoi Darken e Zotit. Iu nevojiten 7 vjet qe te perfundonte punen e tij. Qe te zgjedhi personat qe do te paraqeste ne pikture, kerkoi midis qindra njerezve, persona me paraqitje te qete, te pafajshme, dhe te bukur, te cliruar nga shenjat e mekatit.

Me ne fund, pas nje kerkimi qe zgjati jave, zgjodhi nje te ri 19 vjecar, qe ta perdorte per te paraqitur personin e Krishtit. Per gjashte muaj, Da Vinci punoi per kete karakter baze te vepres se tij. Gjashte vitet e ardhshme, duke kerkuar, gjeti per cdo nje nga te njembedhjete apostujt, personat e pershtatshem, duke lene per ne fund vendin e Jude Iskariotit.

Harxhoi shume kohe, duke kerkuar nje person me nje paraqitje te ashper, nje paraqitje keqberese, te pershtatshme per personin e Judes. Me ne fund, i thane se dikush ne Rome u denua me burgim te perjetshem, dhe ishte tamam personi qe kerkonte.
Piktori i madh shkoi ne Rome dhe e gjeti. Me leje te posacme nga mbreti, i akuzuari u transfrua ne Milano, ku e pikturoi per muaj te tere.

“Tani, mund ta merrni” – u tha rojeve qe e shoqeronin. “Mbarova!”.
Duke u larguar i denuari, u kthye dhe i tha Da Vincit: “A e di se kush jam?”
Dhe vazhdoi duke thene: ” O Zot, si rashe kaq poshte? Une jam ai i riu, kur para 7 vjetesh me pikturove per te paraqitur personin e Jezusit”.


per autorin: