Cilët janë Masonët?

Categories: Aktualitete,Fjala e Lirë

-Masonët në kapacitetin e tyre operativ, u themeluan si një shoqatë e mbështetjes reciproke në përsosjen morale të ndërtuesve muratorë dhe artizanëve. Në vazhdim janë transformuar në një lloj vëllazërimi që ka të bëjë me të krijuarit e një shoqërie të fshehtë brenda një organizate botërore e cila karakterizohet në thelb të saj prej riteve sekrete.
Anëtarët e masonerisë ndajnë të njëjtat ideale të natyrës qoftë morale ashtu dhe metafizike dhe besimi i tyre i përbashkët themelohet mbi një Qenie Supreme i quajtur Arkitekti i madh i universit.

-Masoneria është një disiplinë konfidenciale, që me fjalë të tjera mund ta themi se është një disiplinë e mistershme dhe e fshehtë (esoterike), e cila ka si kuptim të saj se disa nga aspektet e aktiviteteve të tyre të brendshme nuk janë dhe nuk i përkasin sferës publike dhe mbahen absolutisht sekrete. Ka shumë arsye të paraqitura nga masonët apo nga anëtarët e masonerisë lidhur me këtë kult sekret; njëra prej tyre është se masoneria është një “urdhër i fshehtë” (ordine iniziatico), hyrja e së cilës kalon nëpërmjet niveleve të ndryshme të hetimit të çështjeve etike dhe filozofike, domethënë vazhdohet nëpërmjet hyrjes fillestare e cila lejon njohjen e nivelit të arritur shpirtëror të çdo anëtari të saj; njeh dhe di që në fillim ngjarjet të cilat mund ta dëmtojnë efektivitetin e këtij sistemi të besimit. Kjo përcaktohet shpesh nga anëtarët e saj si “një sistem i veçantë moraliteti” e maskuar nga alegoria e shfaqur nëpërmjet simbolesh.

Masoneria ndjek parimet e dashurisë vëllazërore, ndihmë dhe të vërtetë, dhe në ritet e saj japin mësime morali;
këto janë disa nga çështjet themelore të besimit të tyre të aprovuara nga e gjithë organizata:

Njohja e një subjekti krijues i quajtur Arkitekti i madh i universit:
Asnjë kufi ndaj kërkimit të së vërtetës:
Vëllazëria masonike është e hapur ndaj të gjithë njerëzve të çfarëdolloj kombi, race apo besimi:
Luftë ndaj injorancës dhe çfarëdolloj forme të saj.

Anëtarët e masonerisë (masonët) quhen në italisht “frammassoni”, në frengjisht “franc-maçon” dhe në anglisht “free-masson” që në përkthimin e saj tekstual do të thotë muratorët e lirë. Sipas pretendimeve të masonëve emri buron nga shoqata e punëtorëve muratorë e cila e ka zanafillën e saj në legjendën e Hiramit, arkitektit të tempullit të Salomonit.
Masonët janë një vëllazëri që karakterizohen nga rite sekrete me një organizim të nivelit botëror.

Origjina e saktë e prejardhjes së tyre duket se është e panjohur.
Përdorin vegla ndërtimi si simbole të tyre dhe po këto simbole i përdorin si vegla rituale. Janë ndërtues në këtë botë… Janë ndërtuesit e kësaj bote ku në të cilën jetojmë. Ata janë infiltruar kudo në jetën shoqërore dhe politike si dhe në media dhe jo më kot kemi termin mass-media, që do të thotë se janë pikërisht masonët ata që kontrollojnë mediat vizive në masë dhe ato të shkruara, dhe u japin lajmeve, njoftimeve dhe informacioneve drejtimin që ata dëshirojnë t’u japin. Dhe janë pikërisht masonët ata të cilët duke përdorur mekanizmat e medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe që mund të quhen ndryshe si ingranazhet e trurit të lavatriçes, MASS-MEDIA

Por jo të gjithë masonët kanë njohje për burimin e prejardhjes së origjinës së tyre. Ky është një top-sekret që nuk iu përcillet as anëtarëve të masonerisë. Është një sekret i cili është i mbuluar nga një mjegull falsiteti… Një mjegull kjo e krijuar dhe e udhëhequr prej mjeshtrave masonë që u përkasin këtyre falsiteteve.., të ashtuquajturit (gli illuminati) (të ndriçuarit). Vetëm “të ndriçuarit” të gradës së 32-33-të njohin të vërtetën e origjinës së tyre, vetëm ata e dinë se cili ishte masoni i parë.
Ky ishte Nimrodi. Nimrodi ka qenë masoni i parë, i ndriçuari, i cili i përkiste gradës së 33-të.
Nimrodi ka qenë i pari ndërtues, mbret i babelit (Babilonisë) në krahinën e Sumerës, Iraku i sotëm.

Dhe është tashmë i njohur operacioni ushtarak amerikan në Irak i cili mban si emër -të shpëtojmë Babiloninë-

Nimrodi ka qenë sovrani i parë i madh i tokës. Shembulli i tij u ndoq më pas në tokën e madhe të Egjiptit ku në të cilën u shfaq perandoria Egjiptiane… Perandoria e parë botërore.., dhe piramidat e para Egjiptiane.
Nimrodi ishte i pari që projektoi RENDIN E RI BOTËROR (IL NUOVO ORDINE MONDIALE), (NEW WORLD ORDER).
Një dhe vetëm një Rend Botëror.

Pas përmbytjes së madhe universale të cilën e lexojmë në Fjalën e Perëndisë, në Bibël tek Zanafilla 10:8-12 shkruhet:

“ Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: «Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit»
Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth -Irin dhe Kalahun; midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh)”

“Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë. Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.
Dhe i thanë njëri-tjetrit: «O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim në zjarr!»
Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
Dhe thanë: «O burra të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut».
Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
Dhe Zoti tha: «Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit».
Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
Zanafilla 11:1-9

Masonët sot janë duke përmbushur dhe ndërtuar atë që mjeshtri dhe themeluesi i tyre Nimrodi nuk mundi që ta përfundonte më parë në kohën e tij.
Edhe tek dollarët amerikanë shohim të shkruar në latinisht: “Novus Ordo Seclorum” = RENDI I RI BOTËROR.
Dhe njëkohësisht një piramidë egjiptiane me një sy në majë të saj. Dhe si për rastësi sot kemi dhe një gjuhë UNIKE që është e përhapur në të gjithë botën… Ajo angleze.
Sot ekziston edhe një qytet UNIK… INTERNETI.
Dhe Kulla e tyre e re do të jetë gati shumë shpejt… Rreth vitit 2012; që do të jetë si simbol i pushtetit absolut i fuqisë, dhe i kultit; si simbol i një Feje UNIKE dhe të VETME. Një fe e rreme e cila mohon Perëndinë e Vërtetë dhe Unik.
Një fe falso e cila pranon dhe nderon vetëm Luciferin mjeshtrin e ndritshëm, i njohur me emrin Satan i cili sipas tyre duhet të jetë i vetmi krijues unik i njerëzimit. Dhe asnjë fe apo perëndi tjetër nuk do të pranohen më gjatë.

-Ajo çfarë duhet t’iu themi turmave të njerëzve është se: Ne adhurojmë një perëndi, por ky është një perëndi që ne e adhurojmë pa paragjykime.
Feja masone duhet mbajtur nga të gjithë ne iniciatorët e gradëve më të larta me pastërtinë e doktrinës luciferiane. Po! Luciferi është perëndia ynë dhe për fat të keq Adonai Perëndia i të krishterëve është Perëndi.
Doktrina e satanizmit është një herezi; feja filozofike e pastër dhe e vërtetë është besimi në luciferin.

Ky është një nga diskutimet e Albert Pike që i përkiste gradës së 33-të të masonerisë sipas ritit skocez. (Masoneria ndahet në gradë dhe në rite të ndryshme)

Ky diskutim i tij u mbajt në Francë në gradat dhe në nivelet më të larta të masonerisë në vitin 1889.

Qëllimi i tyre sot është i njëjtë në të gjitha kultet që ata mbajnë në të gjithë botën.
Nga grada e 33-të e më tej, vazhdohet në dimensionet e pushteteve më të mëdha e të forta, domethënë e një elite më të avancuar të cilët janë; “gli illuminati” (të ndriçuarit) të cilët manovrojnë masonerinë dhe politikën botërore.
Të kësaj elite bëjnë pjesë dinastitë më të fuqishme dhe të turpshme prej nga rrjedhin bankierë dhe financierë të historisë siç është Rockefeller, Rothschild etj.

Xhorxh. W. Bush i I-rë në një diskutim të tijin mbajtur pikërisht më 11 shtator të vitit 1991 flet për Rendin e Ri Botëror.

-Kemi përpara një mundësi që të krijojmë për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm një rend të ri botëror, një botë ku ligji i shtetit dhe jo ligji i xhunglës të qeverisë sjelljen e kombeve. Dhe kur do t’ia arrijmë qëllimit, dhe sigurisht që do t’ia dalim, do të kemi një mundësi të vërtetë për këtë rend të ri botëror; një rend në të cilin kombet e bashkuara (United Nation) mund të përdorin rolin e tyre për mbajtjen e paqes dhe për të realizuar kështu vizionin premtues të themeluesve të kombeve të bashkuara.
1 Thesalonikasve 5:3

E gjitha kjo është duke ndodhur në vazhdim e sipër sepse toka është në duart e perëndisë mashtrues së kësaj bote dhe frymërave demoniakë të cilët veprojnë për realizimin e synimeve dhe qëllimeve të tyre.
Dhe Jezusi, e tha hapur se djalli (me demonët e tij) është ati i gënjeshtrës. Nuk duhet harruar kurrsesi se ç’mënyra përdori djalli për ta tunduar Krishtin. Luka 4:1-13

Tek letra e parë e apostullit Gjon 5:19 lexojmë:

“Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se e gjithë bota dergjet në ligësi”

“Kush është gënjeshtari, pra? A nuk është ai që mohon se Jezusi është Krishti? Ai është antikrishti, ai që mohon Atin dhe Birin. Ai që mohon Birin, nuk e ka as Atin. Ai që e rrëfen Birin, e ka edhe Atin”.
1 Gjonit 2:22-23

“Prandaj kini kujdes si jetoni.
Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur.
Përdoreni mirë kohën, sepse po jetojmë ditë të këqija. Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit”.
Efesianëve 5:15-17

“ Sa për ju, vajosja që morët prej Krishtit qëndron në ju dhe nuk ka nevojë që t’ju mësojë kush. Vajosja e Tij ju mëson për gjithçka. Krishti është i vërtetë dhe nuk është i gënjeshtërt. Prandaj qëndroni në Të ashtu siç ju mësoi”.
1 Gjonit 2:27

“Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk e ka as jetën”
1 Gjonit 5:12

Shënim: Vargjet biblike janë shkëputur nga versioni biblik “së bashku”

Author: eno.dokollari

One Response to "Cilët janë Masonët?"

  1. ela Posted on 05/27/2013 at 14:27

    pershendetje ,do ta doja me shume inf ne lidhje me masonet dhe te vertetat e bibles ne lidhje me kete gje ,ju lutem me shkruani ne kete adres
    ps:gjithashtu nese mundeni edhe per gralin e shenjte

    Faleminderit dhe bekime

Leave a Reply