C’është e vërteta?



nga: kamenica, botuar me: 06.02.2007

Nuk ka kaluar edhe shumë kohë që nga dita kur teleshikuesit panë një reportazh tepër prekës nga lufta në Bosnje. Ishte një betejë e ashpër midis ushtarëve serbë dhe atyre boshnjakë… Pak ditë më vonë u provua se reportazhi ishte sajuar në një studio televizive. Jo pak herë është zbuluar se gazetari që jepte reportazhin “drejpërsëdrejti” nga Izraeli, në të vërtetë gjendej në dhomën e një hoteli 5 yjësh në Qipro, apo reportazhe të tjerë që kanë joshur banorë vendas në nevojë, me një pesëmijë lekëshe, për të tërhequr me kamera disa “trazira kërcënuese” në jug të Shqipërisë. Janë këto e shumë të tjera, histori që “i ke parë”, megjithëse nuk ti ka treguar kush. Nuk ndodh gjithmonë kështu, por shpesh eksperimentohet me këtë “të vërtetë” jo e rezikshme dhe që kushton lirë.

Television

Televizioni është bërë një ndër armët më të fuqishme të politikës. Nëpërmjet tij mund të jepen mendime, mund të fillojnë dhe mbarojnë luftra, mund të shkaktohen vdekje, skandale, ulje, ngritje, e të gjitha këto sipas gustos së një grupi minoren mediokrësh që guxojnë dhe nëpërkëmbin nevojën individuale për informim. Nëpërmjet televizionit sot, gënjeshtra mund të veshë lëkurën e së vërtetës dhe e vërteta mund të humbasë nëpër labirinthet e studiove superluksoze e të mos gjendet kurrë. Shumë njerëz këtë mbrëmje do të kenë “ngulur” vështrimin (e ndonjëherë fatkeqsisht edhe shpresën e tyre) tek kjo kuti magjike e prodhuar diku në Kinë për të mësuar “të vërtetën”. E imagjinoje ndonjëherë se do të ishe bërë kaq papritur e dukshëm qesharak? A e kishe menduar ndonjëherë se dy nga thesaret e tua më të çmuara, ndërgjegjia dhe shpresa, do të “burgoseshin” kaq lehtë nga një kuti 50×50cm? Dhe e gjithë kjo, sepse të vërtetën e kërkojmë në mënyrë dhe në vend aq të gabuar, saqë nëse nuk përmendemi do të na shkaktojë një hidhërim të pamasë për periudhën e errët që po vjen.

Por ç’është e vërteta? Ponc Pilati ia bëri këtë pyetje Jezusit ndërsa e kishin sjellë për ta gjykuar. Dhe mjaft njerëz të tjerë akoma e bëjnë këtë pyetje edhe në ditët e sotme. Ç’farë mendoni ju përsa i përket së vërtetës? Disa njerëz mendojnë se e vërteta absolute nuk egziston. “E vërteta” për ta është ajo që ata e mendojnë si të tillë. Pra, ç’do gjë është relative. Në mungesën e së vërtetës solide aktualisht jemi rrethuar nga një oqean i tërë idesh pa busullën të na thotë se cilin drejtim duhet të marrim.

Jezus Krishti pohoi se e vërteta egziston. Ai majde bëri dhe deklarimin e bujshëm “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta” (Gjoni 14:6). Jezusi gjithashtu përmëndi edhe gënjeshtrën. Ai tha se Djalli është ati i gënjeshtrës. Gënjeshtrat e Satanit filluan qysh në kopshtin e Edenit. Kur Perëndia krijoi burrin dhe gruan, Ai i vendosi ata në një ambjent të bukur dhe përfekt. Dhe Zoti iu tha: “E gjithë kjo është për ju. Ju mund të hani frytin e çdo peme në kopësht, përveç njërës. Nëse hani nga kjo pemë, do të vdisni” (Zan. 2:16-17) Atëherë Satani erdhi në formën e një gjarpri dhe tha: “Kjo nuk është e vërtetë. Ju nuk do të vdisni. Zoti nuk e tha këtë… (Zan. 3:1-5) Për të qënë sa më bindës madje, Satani e parafrazoi këtë kuptim si një pyetje: “Me të vërtetë Zoti e tha këtë?”

Gjenerata jonë shpesh pyet nëse Bibla është me të vërtetë Fjala e Zotit apo jo. Ata fusin dyshime në mëndjet e njerëzve duke pyetur: “A thuhet kjo gjë në Bibël?” Djalli dëshironte që Adami dhe Eva të dyshonin Fjalën e Perëndisë. Adami dhe Eva duhet të merrnin një vendim përballë së vërtetës së Perëndisë dhe gënjeshtrës së djallit. Përfundimisht ata zgjodhën gënjeshtrën e djallit. Akoma edhe sot madje, natyra jonë mëkatare shpesh denjon të marrë anën e gënjeshtrës sesa të së vërtetës. Jezusi tha: “Drita ka ardhur në botë, por njerëzit donin errësirën më tepër se Dritën, sepse veprat e tyre ishin të errëta. Çdokush që bën të keqen e urren Dritën dhe nuk do të vijë tek Drita për shkak të frikës se mos veprat e tij do të zbulohen. (Gjoni 3:19-20)

Që nga momenti që lindëm, kemi një tendencë për mëkat. Universi ynë moral është jashtë këndvështrimit tonë, dhe nuk mund të kthehet në vendin që i takon, pa ndërhyrjen e Jezus Krishtit. Ne pranojmë gënjeshtra si të vërteta dhe të vërteta si gënjeshtra. Ne nuk dimë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është gabim. Është njësoj sikur të jemi duke ngarë makinën në një autostradë me sytë e mbyllur. Ne veprojmë sikur të mos kishim shpirt, sikur të mos ishim të llogaritshëm për askënd. Ne do ta paguajmë këtë gabim, e në të vërtetë jemi duke e paguar.

Krishti është e vërteta. Djalli është gënjeshtra. Ne e shikojmë qartë konfliktin midis botës së Jezus Krishtit dhe botës së djallit dhe na duhet të bëjmë një zgjedhje: Në cilën botë duam të jetojmë?

Siç e shikoni, nuk është e thënë që të kemi bërë një marveshje të drejtpërdrejtë me mëkatin. Mjafton të jetojmë jetën e mëkatshme, dhe jemi njëhsuar edhe me djallin. Pyetja qëndron se çfarëdo të bëjmë ne për këtë?

Cila është përgjigjia për dilemën njerëzore? A mund të dalim prej këtij kurthi? Po, tha Krishti: “Ju do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do tju bëjë të lirë” (Gjoni 8:32) Ne mund të jemi të lirë. Jezusi tha: “Unë jam e vërteta…”

Nëse nuk e keni pranuar Jezus Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj, me siguri do të bëheni ndjekës i njërit prej mesiave që paraqiten në forma të ndryshme në këtë botë duke proklamuar…. “ejani, këtu është e vërteta”. Bibla na thotë se shumë mësues të rremë do të vijnë, por egziston vetëm një e vërtetë, dhe ky është Krishti.

Jezusi tha të vërtetën përsa i përket mëkatit. Ai tha: “Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta” (Marku 7:21)
Jezusi tha të vërtetë përsa i përket dashurisë. Ai tha: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16)


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.