Buburrecët
Nuk e di nese ekziston brenda krijeses mbareboterore te Perendise, tjeter krijese me e peshtire dhe me e neveritur.
Jane disa qe u pelqen të bëjnë te zgjuarin dhe marrin nje pozicion disi te larte dhe gjykojne Perendine: Pse Zoti e beri akullin? Pse Zoti i beri mikrobet? Pse kur plakemi na bien dhembet, dhe shume pyetje te tjera pa kuptim.
Natyrisht, nuk mund te themi se jemi ne gjendje tu japim pergjigje te gjitha ketyre pyetjeve. Dhe as qe e morem mundimin ndonjehere tu pergjigjemi.
E verteta eshte, se nuk dime, veçse pak gjera jo vetem per mjedisin qe na rrethon, por edhe per trupin tone. Dhe shume gjendra te trupit njerezor, qe tashme dime sesa te perdorshme dhe sa te nevojshme jane, dikur ne nje kohe mendonim se ishin pjese te panevojshme, domethene gabime te Krijuesit.
Ndermjet tyre ishin dhe bajamet, te cilat pediatret i hiqnin pa meshire si te kishin ndonje problem e si te mos kishin.
Te njejten gje thoshin edhe per apandesitin dhe per shume pjese te tjera te trupit tone.
Le te kthehemi perseri tek buburrecat.
Ekspertet e posaçem na informojne, se nese ndodh ndonje shkaterrim berthamor ne planetin tone, gjithçka do te shkaterrohej dhe do te mbizoterojne vetem buburrecet.
U vertetua shkencerisht, se ata kane reyistence te madhe radioaktive. Keshtu qe, kur te gjithe te jemi bere hi, toka do te jete nje parajse e pafundme per buburrecet, te levizin kudo te lire, pa ndonje kufi..
Me shume lehtesi verejme, diskutojme dhe analizojme çeshtje dhe gjendje kaq te tmerrshme siç mund te jete nje shperthim berthamor ne planetin tone.
Eshte tashme e njohur se te dy superfuqite, ku çdo njera ka ne arsenalin e armeve te saj, aq lende berthamore sa te shkaterroje 10 here planetin tone, dhe 10 i ka tjetra, pra 20. Thua se kjo nuk mjafton dhe punojne me ngulm te rrisin sasine e lendeve berthamore.
I mjeri njeri, u largua nga Perendia dhe donte kunder vullnetit te Tij te beje nje parajse te tijen ne toke.
Tani çlloj parajse arritit te bente kete mund ta kuptoj edhe njeriu me i pashkolle.
Jeta me te famshmin konsumimin shoqeror, me deshirat arrogante qe behen gjigande nga indiferenca e gudulisjeve te reklamave dhe te mjeteve masive te informacionit.
Nje bote pa Perendine, pa Krishtin, pa shprese. Kjo e fundit eshte shume e rendesishme. Pa shprese. Asgjekundi nuk duket pak drite qe te mund te sheronte plaget.Perkundrazi mesazhet shqetesuese shumohen. Fundosja eshte e sigurt.
Vetem bijte e Perendise dine, se çfaredo qe te ndodhe jeta e tyre eshte e siguruar ne duart e Perendise!



