Brenda nesh
Të dashur vëllezër dhe motra të shenjtë.
Ju jeni pjesë e Nuses së Jezus Krishtit, nuses më të bukur në botë.
Sa herë që keni mundësi, kthehuni brenda vetes. Aty banon i Dashuri i zemrës suaj.
Ai është i përsosur në cdo gjë. Nuk ka asgjë që Atij i mungon sepse Atit i pëlqeu që tek Ai të banojë gjithë plotësia.
Pasi ta takoni Atë së brendshmi, Ai do të dalë jashtë dhe ju do e shihni Atë kudo, sepse gjithë krijimi është pikturë e Tij. Ai është drita e vërtetë, uji i vërtetë, ushqimi i vërtetë, pija e vërtetë, pema e vërtetë, ajri i vërtetë. Ata që e shohin atë së brendshmi me sytë frymorë, mund ta lexojnë Atë në të gjithë krijimin.
Më poshtë janë fjalët e një kënge e cila mund t’ju ndihmojë gjatë kohës kur ju kaloni momente qetësie në shoqërinë e Zotit tuaj.
Brenda nesh
Brenda nesh
Cdo gjë ka dhënë nga qënia e Vet
Brenda nesh
Eja ha nga Pema ti,
Nga Uji pi jetë dhe liri
Eja ti bano në Dritë
Brenda nesh
Brenda saj
Brenda saj
Cdo gjë ka dhënë nga qënia e Vet
Brenda saj
Eja ha nga Pema ti,
Nga Uji pi jetë dhe liri
Eja ti bano në Dritë
Brenda saj



