Bota nuk ishte e denjë për Të
Ne emrin e Krishtit, ne Jugosllavi, jane kryer shume padrejtesi nga hierarkia e politizuar kishtare te cilet kane perdorur gjithshka per pasurimin dhe fuqizimin e funksionareve te korruptuar fetare.
Nje dite nje ungjilltar me emrin Jakov shkoi ne nje fshat. Ai u perdellye se bashku me nje plak te quajtur Simerman per tragjedite qe ky kishte perjetuar dhe i foli rreth dashurise se Krishtit.
Simermani e nderpreu papritur Jakovin dhe i tha se nuk donte te kishte te bente fare me krishterimin. Ai e kujtoi Jakovin per historine e lemerishme te kishes ne qytetin e tij, nje histori plot plackitje, shfrytezime dhe ne fakt edhe me vrasje te njerezve te pafajshem.
“Nipi im u vra prej tyre,” tha ai dhe kundershtoi me inat cdo perpjekje te Jakovit per te folur rreth Krishtit. “Ata mbajne ato veshje, kapela dhe kryqe te solisura”, tha ai, “qe simbolizojne nje detyre qiellore, por nuk mund te mos verej ama edhe qellimet e liga dhe jetet e tyre te keqija”.
Jakovi, duke kerkuar rastin qe ta bente Simermanin te ndryshonte linjen e tij te mendimeve, tha, “Simerman, a mund te te bej nje pyetje?
Ta zeme se une te vodha pallton tende, e vesha dhe grabita nje banke. Ta zeme me tej qe policia me pa tek vrapoja ne largesi, por nuk me arriti dot. Mirepo nje prove e vetme eshte ajo qe i ve ata ne gjurmet e tua; kane njohur pallton tende. Cfare do t’u thoshe atyre nese do te vinin ne shtepine tende dhe do te padisnin per vjedhjen e bankes?”
“Do ta mohoja,” tha Simermani.
“Ah, po ja qe pame pallton tuaj, do te thoshin,” ia ktheu Jakovi.
Kjo analogji e inatosi shume Simermanin, i cili urdheroi Jakovin qe te largohej prej shtepise se tij.
Jakovi vazhdoi te vinte ne fshat here pas here thjesht per t’u miqesuar me Simermanin, per t’i dhene zemer dhe per te ndare me te dashurine e Krishtit. Me ne fund, nje dite Simermani pyeti,
“Si mund te behesh i krishtere?” dhe Jakovi i mesoi hapat e thjeshta te pendimit per mekatin e te besimit ne punen e Jezu Krishtit si dhe e drejtoi butesisht drejt Bariut te shpirtit te tij.
Simermani ra ne gjunje perdhe me koke te ulur dhe ia dorezoi jeten e tij Krishtit. Ndersa u ngrit ne kembe, duke fshire lotet e tij, ai perqafoi Jakovin dhe tha, “Faleminderit qe m’u ndodhe ne jeten time.” Pastaj tregoi me gisht qiejte dhe peshperiti, “Rroba e Tij te rri shume bukur”.
Bejini vetes nje nder dhe hiqini syte prej mangesive te institucioneve te njerezve dhe prej njollave te erreta te historise.
Shqyrtimin tuaj kushtojani personit te Jezu Krishtit dhe do te shihni Ate te cilit i rri shume bukur rroba e Atit te vet. Per Te Pilati tha, “Une nuk po gjej ne te asnje faj!” Hajduti mbi kryq tha, “Ne realitet, ne me te drejte jemi denuar, sepse po marrim ndeshkimin e merituar per ato qe kemi kryer, ndersa ky nuk ka bere asnje te keqe”.
Jezusi veshtroi kundershtaret e tij me te eger dhe u tha, “Cili nga ju me bind per mekat?” Kjo sfide e fundit nuk mund te behej prej asnje udheheqesi, themeluesi apo profeti tjeter fetar.
Mekatshmeria e gjithsecilit prej tyre duket menjehere dhe eshte e pamohueshme. Vetem Jezusi qendron pa te mete morale, Jezu Krishti eshte i vertete ne menyre fantastike.
Përgatiti Astrit Allushi



