Birit tim



nga: udhetimi.com, botuar me: 07.04.2007

Ti ndoshta nuk më njeh, por Unë di gjithçka rreth teje … Psalmi 139:2
Di kur ulesh dhe ngrihesh … Psalmi 139:2
I njoh të gjitha rrugët e tua … Psalmi 139:3
Madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës tënde i kam të numëruara. Mateu 10:29-31
Pasi të kam krijuar sipas shëmbëlltyrës sime … Zanafilla 1:27
Sepse në Mua ti jeton, lëviz dhe qëndron … Veprat 17:28
Sepse ti je pasardhësi Im … Veprat 17:28
Të kam njohur përpara se të formoheshe në barkun e nënës tënde … Jeremia 1:4-5
Të kam zgjedhur para se të planifikoja krijimin … Efesianëve 1:4-5
Ti nuk je një rastësi, pasi të gjitha ditët e tua janë shkruar në librin Tim … Psalmi 139:15-16
Dhe kam përcaktuar me saktësi kohën e ardhjes tënde në jetë dhe vendin ku do të jetoje … Veprat 17:26
Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme … Psalmi 139:14
… Të kam endur në barkun e nënës tënde … Psalmi 139:13
… Dhe të nxorra nga barku i nënës tënde ditën që linde … Psalmi 71:6
… Ata që s’më njohin më kanë paraqitur ndryshe … Gjoni 8:41
Unë nuk jam i largët dhe i zemëruar, por jam shprehja e plotë e dashurisë … 1 Gjon 4:16
Dhe është dëshira Ime të derdh dashurinë Time mbi ty … 1 Gjon 3:1
Thjesht, sepse ti je biri im dhe Unë jam Ati yt … 1 Gjon 3:1
Unë të ofroj ty më tepër se ati yt tokësor do të mund ndonjëherë … Mateu 7:11
Sepse Unë jam Ati i përsosur … Mateu 5:48
Çdo dhuratë e përsosur që ty të jepet del nga duart e Mia … Jakobi 1:17
Sepse Unë jam siguruesi yt dhe plotësoj të gjitha nevojat e tua … Mateu 6:31-33
Plani Im për të ardhmen tënde është plot shpresë … Jeremia 29:11
Pasi të dua me dashuri të përjetshme … Jeremia 31:3
Mendimet e Mia për ty janë të panumërta, sikurse rëra në bregdet … Psalmi 139:17-18
Dhe gëzohem për ty me britma gëzimi … Sofonia 3:17
Kurrë nuk do të rresht së bëri mirë ndaj teje … Jeremia 32:40
Sepse ti je thesari im i veçantë … Eksodi 19:5
Dëshiroj të të vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën Time dhe me gjithë shpirtin Tim … Jeremia 32:41
Dhe dua të të tregoj gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme … Jeremia 33:3
Nëse më kërkon me gjithë zemër, ke për të më gjetur … Ligji i Përtërirë 4:29
Gjej kënaqësi në Mua dhe Unë do të t’i plotësoj dëshirat e zemrës … Psalmi 37:4
Jam Unë Ai që t’i ka dhënë këto dëshira … Filipianëve 2:13
Unë mund të bëj për ty jashtë mase më tepër nga sa mund të imagjinosh … Efesianëve 3:20
Sepse Unë jam inkurajuesi yt më i madh … 2 Selanikasve 16-17
Unë jam gjithashtu Ati që të ngushëllon në çdo shtrëngim tëndin … 2 Korintasve 1:3-4
Të jam pranë kur je zemërthyer … Psalmi 34:18
Sikurse bariu mban në gji qengjin, ashtu të mbaj ty në zemrën Time … Isaia 40:11
Një ditë kam për të tharë çdo lot nga sytë e tu … Zbulesa 21:3-4
Dhe do të zhduk çdo brengë që ke patur mbi këtë tokë … Zbulesa 21:3-4
Unë jam Ati yt, dhe të dua sikurse dua birin Tim, Jezus … Gjoni 17:23
Sepse në Jezus është zbuluar dashuria Ime për ty … Gjoni 17:26
Ai është përfaqësuesi i denjë i qenies Sime … Hebrenjve 1:3
Ai erdhi të të tregojë se Unë jam me ty, dhe jo kundër teje … Romakëve 8:31
Dhe të them se nuk kam për t’i numëruar mëkatet e tua … 2 Korintasve 5:18-19
Jezusi vdiq që ti dhe Unë të mund të pajtohemi … 2 Korintasve 5:18-19
Vdekja e Tij është shprehja më e lartë e dashurisë Sime për ty … 1 Gjon 4:10
Unë nuk kurseva asgjë të shtrenjtë që të mund të fitoja dashurinë tënde … Romakëve 8:31-32
Nëse ti pranon dhuratën e Birit Tim, ke pranuar Mua … 1 Gjon 2:23
Dhe asgjë nuk ka për të të ndarë ty nga dashuria Ime … Romakëve 8:38-39
Eja në shtëpi, dhe kam për të organizuar festën më të madhe që qielli ndonjëherë ka parë … Luka 15:7
Unë gjithmonë kam qenë dhe do të jem Ati yt … Efesianëve 3:14-15
Pyetja Ime është … A pranon të jesh biri Im? … Gjoni 1:12-13
Jam duke pritur për ty … Luka 15:11-32

Me dashuri
Ati yt – Zoti i Plotfuqishëm

* (pergatiti: Etleva Selmani)


per autorin: