Biografia e Gjerasim Qiriazit (1858-1894)
Nga historia e kishës protestante shqiptare
Shkruar nga:Dr. Femi Cakolli, pastor
Redaktuar nga: Magda Maylam
Predikuesi dhe njëri ndër rilindasit më të njohur të Shqipërisë është Gjerasim Qiriazi, babai i Kishës Protestante Shqiptare. Historia e jetës së tij është sa heroike dhe krenare, aq edhe e dhimbshme dhe e perëndishme. Kjo është biografia e tij:
- Emri dhe mbiemri: Gjerasim Qiriazi
- Datëlindja: 18 tetor, 1858
- Vendlindja: Manastir
- 18 tetor 1873: i bëhen fqinj tre misionarët e parë protestantë amerikanë ndër shqiptarët: Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz
- 1876: për herë të parë, 2 shqiptarë bëhen protestantë në Manastir, ku edhe hapet kisha e parë protestante shqiptare
- 19 gusht 1877: Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe bëhet anëtar i kishës protestante (ungjillore) të Manastirit
- 1878: Qiriazi fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë të Bullgarisë
- 1882: kreu studimet me plot sukses dhe u diplomua
- 1882: bëhet pastor praktikant i një kishe bullgare në Shkup
- 1883: ftohet për të marrë pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe caktohet si ungjilltari i shqiptarëve
- 14 maj 1883: vendoset në Korçë
- 1884: bëhet anëtar i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj
- 1884: fillon që të shkruajë himnet e para
- 1884: bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip
- 8 qershor 1884: mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në kishën ungjillore në Selanik
- 22 qershor 1884: mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore në Manastir
- 12 nëntor 1884: zihet si peng për gjashtë muaj nga disa kaçakë, që i kërkonin para
- 1885: shkroi romanin historik me elemente autobigrafike: “Pengu i kaçakëve”
- 1886: vepron në Shkodër
- 1887: fillon që të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë
- 1888: përgatiti dhe botoi ungjillin e Mateut në shqip
- 1889: nën sygjerimin e Naim Frashërit, filloi që të përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore
- 1889: merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut: nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Avdyl, Naim, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.
- 1889: u fejua me Athina Mikelidhin, vajzën e pastorit të kishës ungjillore të Selanikut, Stavri Mikelidhi.
- 24 mars, 1890: u martua me Athinanë në Selanik
- prill 1890: në mbledhjen e tij vjetore, Misioni Protestant për Turqinë vendosi që ta shugurojë “Ungjilltar i Popullit Shqiptar”.
- 1890: filloi që të ndihej keq nga ana shëndetsore, si pasojë e zënies peng
- e dielë, 11 maj, 1890: mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë, ku morën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit.
- 31 mars, 1891: lind djali i Gjerasimit, Stefani, në Korçë
- 24 dhjetor, 1891: vdes gruaja e Gjerasimit në Selanik
- mars, 1892: së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë.
- korrik, 1892: viziton kishën ungjillore të Prishtinës (i vetmi romantik, që viziton Kosovën)
- 2 tetor 1892: Kisha Ortodokse lëshon mallkimin e saj kundër Gjerasimit
- 14 nëntor, 1892: u themelua Kisha Ungjillore e Korçës
- 14 nëntor, 1892: Gjerasimi themelon shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” në Korçë
- nëntor, 1892: boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”.
- 17 janar, 1893: u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit
- 1893: shkroi shumë vjersha, këngë etj. dhe bëri gati librin “Kristomaci”
- 2 janar 1894: vdes në moshën 35 vjeçare.
- 1903: Qiriazit iu botua libri “Kristomacia” në Sofje. I njëjti libër u ribotua në Prishtinë më 1991.
- 1933: me urdhërin e Mbretit Zog, ndalohet gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës.
- 1940: u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë
- 1959: në SHBA, vdes i biri i Gjerasimit, Stefani, duke lënë 6 fëmijë.
- 1987 Gjerasimit iu dha titulli “Mësues i Popullit”
- 1990: u ripërtëri kisha ungjillore dhe “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”
- 1992: iu akordua titulli: “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë”
Motoja e veprimtarisë së Gjerasim Qiriazit ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



