Betimi



nga: anila.shyti, botuar me: 28.05.2007

Një perandor i vjetër kinez, një ditë u betua: “Do t’i pushtoj e do t’i zhduk prej mbretërisë sime të gjithë armiqtë e mi!”.
Pas pak kohësh, nënshtetasit e tij e panë se si perandori po shëtiste nëpër kopsht i kapur krah për krah me armiqtë e tij më të mëdhenj, qeshte dhe tallej duke bërë shaka me ta.
“Po…” – tha i befasuar një oborrtar i tij, “po ti je betuar se do t’i zhdukësh prej mbretërisë sate të gjithë armiqtë e tu?”
“I kam zhdukur me të vërtetë” – pranoi perandori, “i kam bërë të gjithë miq”.


per autorin: