Besim vetmohues
…se ti e bëre këtë, dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin që ke, …do të shumoj pasardhsit e tu si yjet e qiellit…sepse ti iu binde zërit tim” ( Zanafilla 22:16-18 )
…dhe që atëherë mësuam se kur i bindesh zërit të Perëndisë, dhe lëmë tek Ai gjënë më të veçantë që është në zemrën tonë, kjo gjë na rikthehet mbrapa e mijëfishuar.
Abrahami la mënjanë birin e tij të vetëm, duke iu bindur urdhrit të Perëndisë, dhe me këtë zhduken të gjitha ëndrrat e tij për të birin, dhe për pasardhjen e bukur që ai do të sillte.
Por ja, fëmija shpëton, familja bëhet si yjet, dhe si rëra në numër dhe prej saj, kur koha u plotësua, shfaqet Jezus Krishti.
Pikërisht në të njëjtën mënyrë sillet Perëndia kundrejt cdo sakrifice të vërtetë, që ofron fëmija e Tij.
I lëmë të gjitha dhe pranojmë varfërinë, por Ai na dërgon pasuri pa masë.
Heqim dorë nga gjitha shpresat tona të lëkundura dhe vdesim përsa i përket unit tonë.
Dhe Ai na dërgon jetë më të bollshme dhe një gëzim të papërshkruar.
Kurorëzimi i të gjitha këtyre është Jezus Krishti.
Kurrë nuk do të mësojmë plotësinë e jetës që egziston “në Krishtin”, nëse nuk arrijmë në sakrificën e lartë ashtu siç bëri Abrahami. Patriarku i parë i familjes së Krishtit duhej që të fillonte familjen e Tij, duke humbur veten e tij dhe birin e tij të vetëm, pikërisht ashtu siç bëri edhe Themeluesi i familjes qiellore.
Nuk mund të jemi pjestarë të kësaj familjeje me gjithë privilegjet dhe gëzimet e saj, nën asnjë kusht tjetër.
Duket se ne harrojmë se Perëndia cdo gjë që merr, e merr në zjarr dhe se e vetmja rrugë për të ardhur në në jetën e ringjalljes, është rruga e kopshtit, e kryqit dhe e varrit.
Mos mendo miku im se përvoja e Abrahamit ishte e veçantë. Eshtë thjesht një shembull që na tregon se Perëndia merret me të gjithë ata, të cilët janë të gatshëm ti binden, sado që kjo e fundit tju kushtojë.
Nëse pret me durim, do të marrësh bekimin. Momenti i sakrificës së lartë, është edhe momenti i bekimit të lartë. Lumi i Perëndisë që është plot ujë, do të derdhet dhe vërshojë mbi ty, duke të permbytur me pasurinë dhe hirin e Tij.
Nuk ka asnjë gjë që Perëndia nuk do të bëjë me atë të cilin do të guxojë ta tërheqë vetveten drejt mjegullës. Duke shtrirë këmbën e tij, ai do të gjejë një Shkemb për të shkelur.



