Barometri dhe cikloni tropikal
Dikush qe jetonte ne Long Island, nje zone shume afer qytetit te Nju Jorkut, ia arriti qellimit nje dite te plotesonte nje enderr te tij feminore.
Bleu nje barometer te bukur dhe te mire. Kur arriti me barometrin ne shtepine e tij, e vendosi ne nje vend dhe u zhgenjye duke vene re se shigjeta ishte ngulitur ne vendin ku tregon “ciklon tropical”.
I sigurte, se dicka nuk shkonte mire me shigjeten, e mori ne dore dhe e tundi shume fort. Pastaj e kthente lart e poshte, por shigjeta kthehej perseri dhe ndalonte e ngulitur ne treguesin “ciklon tropical”.U nevrikos dhe u ul te shkruante nje leter shume te ashper per dyqanin ku kishte blere barometrin. Besonte se i derguan nje barometer me problem dhe kerkoi zevendesimin e menjehershem te tij me nje tjeter qe do te punonte ne rregull.
Diten tjeter, duke shkuar per ne zyren e tij, ne qytetin e Nju Jorkut, e postoi. Pasdite duke u kthyer ne Long Island, jo vetem qe nuk gjeti barometrin, por as edhe shtepine e tij. Ne dreke, nje ciklon tropical, kishte goditur ate zone dhe kishte shkaterruar shtepine e tij. Shigjeta e barometrit tregonte sakte!!!
Fjala e Perendise, nuk ben gabim. Nese ne, nuk i marrim seriozisht paralajmerimet e saj, atehere do te vuajme pasojat!



