Asnje Perendi Tjeter
Para pak kohesh une isha ne nje konference pastoresh ne nje vend shkretetire ne New England. Na goditi nje stuhi debore. Nje nate, nje nga pastoret u ngrit nga shtrati, veshi cizmet dhe doli te bente nje shetitje pa pasur drite per te gjetur rrugen apo dicka per t’u drejtuar.
Ai nuk i mati hapat e tij dhe nuk i kushtoi rendesi gjurmeve. Pas pak ai e kuptoi qe po ngrinte shume. Ne te njejtin moment ai po lekundej ne mendime te tilla: “Nuk e kam idene se si do te kthehem mbrapa.”
Te tjeret te cilet po e kerkonin e gjeten te ftohte, te shqetesuar por asgje nuk ishte me keq sesa ato cka ai po mendonte ate nate. Ky eshte zhgenjimi qe na ofron rruga e botes. Cdo gje duket ne rregull derisa te ndodh dicka e tille: ”Nuk e di se ku ndodhem. Jam endur gjithandej dhe tani nuk di se si te kthehem mbrapa”. Ti humbet ne pyll dhe eshte shume erret per te gjetur rrugen per t’u kthyer mbrapa. Mbreti Solomon duhet ta kete ditur urdherimin e pare qe ne femijeri. Une mendoj se ai e ka pasur thelle ne zemer kete gje kur shkroi: ”Ki besim tek Zoti me gjithe zemer dhe mos u mbeshtet ne gjykimin tend; pranoje ne te gjitha rruget e tua dhe Ai do te drejtoje rruget e tua”. (Proverbat 3:5-6)
Rreshti i fundit eshte shume domethenes. Por vini re se ketu ka nje kusht. Na thuhet ne menyre shume specifike qe ne nuk duhet te mbeshtetemi apo te besojme ne kuptimin tone. Pse? Sepse ne jetojme ne nje vend te rrezikshem dhe gjithe kurthe dhe busulla jone eshte thyer. Ne librin e proverbave, kapitulli 14-vargu 12 thuhet: ”Eshte nje rruge qe njeriut i duket e drejte, por ne fund ajo te nxjerr ne rruget e vdekjes”.
Po, por a nuk kane keto urdherime te Zotit nje natyre te ashper qe ndonjehere mund te na largojne nga Ai? Ndoshta…por kur ti paralajmeron dike te mos shkoje atje ku me siguri e pret vdekja,sa i serte behesh ti? Imagjino sikur te ngjisje makinen tende fluturuese ne maje te nje ndertese shume te larte. Kur ti arrin atje,djali juaj 3-vjecar hap deren dhe fillon te vrapoje drejt qoshes se kesaj ndertese me shpejtesi aq te madhe sa qe kembet e tij te vogla do e rrembejne ate poshte. A mendon se ti do i flisje djalit tend embelsisht ne keto momente? A eshte kjo nje kohe seminari mbi qartesimin e vlerave? Absolutisht jo. Ndersa zemra te rreh fort ti bertet: ”Tomi, ndalo. Ndalo menjehere”. A kane dhjete urdherimet pak nga kjo atmosfere? A duken ato te shkruara me shkronja te medha dhe te zeza? A mund te jete kjo sepse zemra e Atit Perendi rreh fort kur Ai sheh njerez te verber shpirterisht dhe te pakujdesshem te cilet vrapojne drejt qoshes se kesaj ndertese te larte gati per te rene? Degjoni tonin e prere te ketyre fjaleve nga Ezekieli:
“U thuaj atyre-Ashtu sic eshte e vertete qe une rroj-thote Zoti-Une nuk kenaqem me vdekjen e te pabesit, por qe i pabesi te ndryshoje rrugen e tij dhe te jetoje; konvertohuni, konvertohuni nga rruget tuaja te keqija. Pse duhet valle te vdisni, o shtepi e Izraelit”?
Eshte njelloj sikur Zoti po thote: ”N.q,s ju do te me shihni Mua ne gjithe rruget tuaja, n.q.s do te me degjoni dhe do t’i bindeni fjales sime,une nuk do t’ju le te lendoheni dhe asgje nuk do te pengoje plotesimin e atyre qe ju do te beni”.
Ai deshiron te kujdeset per ju dhe Ai e di se askush tjeter nuk mund te kujdeset per ju me mire se Ai vete. Ne Psalmin 116 thuhet qe kur ti e kerkon Perendine Ai vjen dhe pekulet prane teje. Nuk ka rendesi se cfare pune po ben apo se ne cfare projekti po punon- Ai vjen te te degjoje se per cfare ke nevoje.
Ne vargun 13 psalmisti thote ”Une do te ngre kupen e shpetimit,dhe do te therras emrin e Zotit”. Ketu, fjala “shpetim” nuk eshte perdorur me ate kuptim qe ne mendojme sot. Besimtaret e testamentit te vjeter nuk jetonin nen hijen e Kryqit. Shpetim per ta do te thoshte cdo here qe Zoti i kishte shpetuar ata nga problemet. Kupat e tyre te shpetimit ishin plot e perplot.
Edhe une kam nje kupe te tille, gjithashtu ,te mbushur me heret qe Perendia me ka ndihmuar te kaloj dyshimin,zhgenjimet,dhe deshtimet-nje kupe te mbushur me momentet kur Ai shpetoi jeten time dhe mbajti femijet e mi larg rrezikut. Ai na ka dashur,ka arritur tek ne dhe na ka cliruar edhe kur nuk kemi qene te mire me Te.
Dhe ashtu sic thote Ai: ”Duke e ditur qe une ju dua me nje dashuri plot sakrifice dhe me nje dashuri sherbyese,a do te me vendosni ju ne vend te pare ne jeten tuaj,ashtu si ju jeni ne jeten Time”?
Shume njerez me kane pyetur se si jam perballur gjithe keto vjet me leucemine-gjithe keto vjet ku jeta ime eshte varur ne nje fije peri.Por nuk eshte e frikshme kur e di se kush e ka kete fill ne dore.Jeta ime eshte ne te vertete pergjegjesia e Tij.Ai eshte pergjegjes per perfundimet. Ai eshte pergjegjes per sa kohe une do te jetoj dhe sherbej. Pesha nuk eshte ne supet e mia.Ai eshte pergjegjes-une nuk jam.
Ne fakt,n.q.s ju nuk i dorezoni dicka Atij,kjo dicka do t’ju lodhe shume sepse ju mbani pergjegjesi per te,per te arritur ne nje perfundim te mire.Megjithate thelle ne zemren tuaj ju e dini se nuk mund t’ia dilni mbane vetem.
Cfare na thote Jezusi shume qarte tek Mateu 6?Mos u shqetesoni per asgje.Mos u shqetesoni se cfare do te hani.Mos u shqetesoni se cfare do te vishni apo ku do te jetoni.Mos u shqetesoni per keto gjera.Vetem me kerkoni Mua para se gjithash dhe gjithe te tjerat do t’ju shtohen.
Me pelqen historia e nje djaloshi 8-vjecar i cili kishte nje testim.Ai ishte aq nervoz saqe u lag ne pantallona.Tmerr!Ai pa poshte dhe aty ishte nje pellg i vogel.I semure nga shqetesimi,ai levizi ne ate cast kur e pa mesuesen e tij qe po i kerkonte atij te shkonte tek tavolina e saj.Si mund te levizte ai?Cfare mund te bente?
Ne ate cast,nje nga shoqet e klases e cila mbante ne dore nje vazo ne te cilen kishte nje peshk e rrezoi ate me shume zhurme tek djaloshi dhe uji u perhap gjithandej.Tashme,i lagur me uje djali filloi te mendonte.Faleminderit Zot.Vertet qe ka nje Zot ne qiej.
Por pastaj atij iu kujtua qe djemte e vegjel nuk i pelqejne vajzat e vogla.Ai nuk mund te lejonte qe kjo t’i kalonte.C’pate moj budallaqe e ngathet?Nuk shikon se ku i hedh kembet?Nderkohe qe gjithe klasa po qeshte,mesuesja e mori djalin dhe e coi te nderrohej ne dhomat e zhveshjes.
Ne kohen e drekes askush nuk u ul me vajzen.Shoqet e saj iu shmangen.Ne shoqerine e shkolles fillore te cilet nuk te falin,ajo papritur ishte bere nje njeri i flakur nga shoqeria.Por kur dita mbaroi,djali doli jashte dhe e pa ate.Te gjithe femijet po largoheshin se bashku,ndersa ajo po ecte vetem.Ai reflektoi per cka kishte ndodhur dhe menjehere,instiktivisht u drejtua drejt saj.E di-i tha ai-u mendova.Ai nuk ishte nje aksident.Ti e bere ate me qellim,apo jo?
-Po-tha ajo.Une e di se cfare te ndodhi ty.Edhe une i kam lagur njehere pantallonat.
Une e degjova kete histori dhe mendova:”Zot,une nuk dua te harroj asnjehere ato qe Ti ke bere per mua.Ti me mbrojte mua.Ti derdhe gjakun Tend te shenjte dhe morre gjithe turpin tim.Ti me ke pranuar mua ne parajse edhe pse une meritoja ferrin.Ti me ke dhene mua dinjitet dhe shprese,me ke dhene nje arsye per t’u ngritur ne mengjes.Si mundem une te mos e vendos Perendine mbi gjithcka,si mund te mos jete Ai i pari ne jeten time?
Perktheu: Mikel Bogdani
Ron Mehl, Krishterimi Sot, 24 Korrik 2007



