Asnjë nuk është i padobishëm për veprën e Perëndisë
Nje fshatar, shpesh ngarkonte uje nga cezma ne shtepine e tij , me dy kaceke lekure, qe i varte ne te dy anet e nje shkopi, te cilin e mbante ne supet e tij. Nje nga kaceket ishte pak i shqyer, me perfundim te rrjedhi gjate gjithe rruges. Kjo ishte arsyeja qe kaceku te ndihej me i ulet kundrejt tjetrit qe ishte me i ri.
Nje dite kaceku i prishur i tha njeriut:
‘’Njeri i mire, me vjen keq per gjendjen time dhe per ujin qe humbas gjate gjithe rruges. Me vjen keq sepse ti lodhesh, por une sjell ne shtepine tende me pak uje sesa duhet. Jam i padobishem…”.
Atehere njeriu iu pergjigj:
‘’Dua te vesh re gjate rruges sone lulet e bukura qe kane celur gjate monopatit per te shkuar nga cezma ne shtepi”.
Kur pas pak arriten ne shtepi, njeriu pyeti kacekun e prishur:
‘’I pe lulet? Nuk ishin te bukura?'’
‘’Po” u pergjigj kaceku i vjeter e i prishur.
‘’Por, nuk kuptova, cfare lidhje kane lulet me mua, qe jam i padobishem?”.
‘’Kane lidhje dhe lidhje te madhe bile” u pergjigj njeriu.
‘’E vure re sa lule ka vetem nga ana jote, kur ju mbaj qe nga cezma per ne shtepi? Duke kaluar, ti i ujit dhe i ben qe te celin e te lulezojne gjate rruges tone.
Aroma e tyre lehteson peshen dhe lodhjen time dhe e ben te kenaqshme rrugen time me ngarkesen e ujit qe mbaj…
E kuptove pra, se nuk je i padobishem!!!



