Armiku i shpirtrave tanë
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 14.02.2010
Parathënie
Betejat fitohen ose humben, jo për shkak të fuqisë ushtarake të armikut, por për shkak të njohurisë së dobësive të armikut. Komandanti i ushtrisë ulet dhe studjon me hollësi si fuqinë, ashtu edhe pikat e dobëta të armikut. Një ushtar është më i përgatitur dhe arrin më shumë sukses atëherë, kur e di se ç’mund të presë prej armikut të vet. Edhe armiku i shpirtrave tanë të njëjtën metodë përdor, për të na mundur. Tundimi, i përdorur në mënyrë dinake, arrin ta mundë edhe më të fortin e shenjtorëve, po qe se ai/ajo nuk është në dijeni të taktikave të Satanait.

Plani i betejës
Djalli e shfaqi planin e tij të betejës në kopshtin e Edenit, kur e tundoi Evën, me qëllim që ajo të zgjidhte rrugën e tij drejt jetës së përjetshme. “Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?” (Zanafilla 3:1). Djalli e kishte një arsye pse donte që Eva të mendohej rreth asaj, që kishte urdhëruar Perëndia. E dinte se, sapo ajo të fillonte ta vinte në dyshim fjalën e Zotit, ai atëherë do të mund ta çarmatoste atë prej të njëjtës armë, me të cilën ishte mundur edhe vetë, d.m.th. prej vetë fjalës së Perëndisë.
Eva filloi të bisedonte me djallin rreth Zotit dhe rreth përjetësisë. E shohim, pra, se si kulti i parë filloi të praktikohej për herë të parë në kopshtin e Edenit. Nga pamja e jashtme, një diskutim rreth gjërave shpirtërore nuk dukej aspak i dëmshëm, por Satanai ishte mjeshtër si orator dhe kishte mundur ta bindte madje edhe një të tretën e ëngjëjve, që t’i shkonin pas versionit, që kishte ai rreth të vërtetës së përjetshme. Eva duhej ta kishte mbrojtur fjalën e Perëndisë, në vend që ta dyshonte, sepse duke vepruar kështu, ajo në fakt po e vinte në dyshim edhe vetë të vërtetën dhe shenjtërinë e Perëndisë.
Tek po diskutonte rreth vlefshmërisë së fjalës së Perëndisë, Evës iu bë mendja lëmsh dhe shtoi edhe disa fjalë të tjera, që Zoti s’i kishte përmendur fare. “Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë; por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni”” (Zanafilla 3:2-3). Dhe djalli ishte në gjendje t’i prezantonte Evës gënjeshtrën e tij, sapo ajo tha diçka që ishte në kundërshtim me Biblën. “Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen” (Zanafilla 3:4-5). Shkurtimisht, ai po i thoshte Evës: “Perëndia nuk do që ta hani frutin, ngaqë Ai nuk do që ju të bëheni si Ai”. Por në fakt Eva do të bëhej si djalli, po t’i zinte besë gënjeshtrës së tij! Asaj iu dukën tërheqëse fjalët e Satanait.

Beteja bëhet edhe më e ashpër
Gabimi që bëri Eva ishte ky: ajo i kushtoi vëmendje gënjeshtrës së Satanait dhe e konsideroi të parëndësishëm mëkatin, që po krynte. “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë” (Zanafilla 3:6). Pa dyshim, Perëndia e kishte bërë gjithçka “shumë mirë” (Zanafilla 1:31), ndaj edhe fruti i kësaj peme duhej të ketë qenë i mirë për t’u ngrënë. Por pse pikërisht kjo pemë – a nuk kishte pemë të tjera në kopësht, prej së cilave mund të hante Eva, po ta merrte uria? “Që ishte e këndshme për sytë” (Zanafilla 3:6). Eva kishte mundësi ta admironte bukurinë e kësaj peme, aq sa t’i donte qejfi. “Dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë” (Zanafilla 3:6). Pikërisht këtë gjë donte edhe Satanai, që ta besonte Eva. Donte që ajo t’i varte shpresat jo tek Perëndia dhe tek fjala e Tij, por tek kjo pemë, e cila, në mënyrë mistike, përmbante sekretin e jetës. Eva u bind se Perëndia nuk donte t’i jepte asaj atë gjë, që do t’i sillte rininë e përjetshme. Sipas saj, Perëndia mund t’i kishte treguar asaj të vërtetën, por jo të gjithë të vërtetën.
Sapo fillojmë ta nënvlerësojmë mëkatin, që duam të kryejmë, e kemi shumë më të vështirë atëherë për ta kthyer mbrapsht fatkeqësinë dhe pasojat negative, që vijnë si rezultat i një veprimi të tillë. Satanai e bindi Evën, duke i thënë se Perëndia i kishte treguar asaj gjithë të vërtetën rreth jetës së përjetshme, por ai, në mënyrë dinake, nuk i tregoi asaj pasojat, që do të rridhnin, po qe se ajo nuk do t’i bindej Perëndisë. Ajo u kënaq për momentin, duke kujtuar se kishte gjetur diturinë e përjetësisë. E ndau këtë njohuri edhe me Adamin. “Dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai” (Zanafilla 3:6). Por kënaqësia zgjati vetëm për një moment, sepse shumë shpejt u ndjenë fajtorë dhe meritonin të ndëshkoheshin. “Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar” (Zanafilla 3:7). Pasojat e mosbindjes së Adamit dhe Evës do të ndikonin negativisht, jo vetëm tek ata, por edhe tek të gjithë pasardhësit e tyre.

Beteja vazhdon
“Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë” (1 Pjetrit 5:8). Satanai nuk e ka ndryshuar kurrë planin e tij të betejës, sepse e di se taktikat e tij janë aq efikase sot, saç ishin edhe dikur, në kopshtin e Edenit. E di pikërisht se si të na largojë prej Perëndisë dhe prej fjalës së Tij. Djalli na ka mundur, sapo të fillojmë ta ulim përtokë “Shpatën e Frymës” (Efesianëve 6:17). “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje” (Psalmi 119:11). Mëkati shpejt i zë vendin fjalës së Perëndisë, kur ajo nuk besohet më.
Duhet të tregohemi vigjilentë dhe t’i bëjmë sytë katër, me qëllim që t’i vëmë re ato kurthe, që thuren kundra nesh, për të na shkatërruar. Djalli i di dobësitë tona, ndaj do të bënim mirë, që t’i dinim edhe ne këto dobësi, në mënyrë që të jemi të përgatitur për sulmet e tij. Zoti Jezus Krisht është shembull për ne, duke na treguar se si duhet të merremi me djallin (shiko Mateu 4:1-11). Ndryshe nga Eva, Jezusi kurrë nuk bisedoi me djallin rreth tundimeve, që iu paraqitën. Përkundrazi, Ai përdori pikërisht të njëjtën armë, që urrehej aq shumë prej djallit, d.m.th. fjalën e Perëndisë, të deklaruar hapur e qartë, pa asnjë lloj kompromisi. “Është shkruar” (Mateu 4:4, 7, 10). Kjo fjalë duhet të zërë vend edhe në gojën tonë, sidomos atëherë kur djalli vjen e na tundon me propozimet e tij joshëse. Kjo do të thotë se duhet ta familjarizojmë veten me atë që thotë Bibla, e jo thjesht ta pranojmë atë prej gojës së njerëzve, apo prej librave të tyre.
Përfundim
“Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni” (1 Korintasve 10:13). Nuk ka arsye, që të mos jemi fitimtarë ndaj çdo tundimi. Nuk jemi fitimtarë, atëherë kur nuk duam të jetojmë sipas të vërtetës së Perëndisë, të shfaqur vetëm në Bibël. Nuk mund ta mundim dot Satanain, me forcat tona. Duhet të mbështetemi tek Zoti dhe të përdorim armën, që na ka siguruar Ai. Le të mos e vëmë në dyshim fjalën e Perëndisë. Le të mos e nënvlerësojmë mëkatin. Përkundrazi, “qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë” (Efesianëve 6:14).

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip:
http://fjalaegjalle.2truth.com/
http://fjalaegjalle.2truth.com/
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com