Anija luftarake
Një anije luftarake kontrollonte një zonë shumë të rrezikshme të detit të Mesdheut. Në ajër ndihej një shtypje, një tension i lartë. Shikimi ishte i dobët për shkak të një mjegulle të dendur, kështu që kapiteni kishte mbetur mbi urë dhe shikonte se ç’bënin pjesëtarët e ekuipazhit.
Posa kishte rënë errësira, kontrolluesi që e shikonte detin mbi urë thirri:
“Dritë në anën e djathtë të anijes!”.
“Është e ndalur, apo largohet?”, bërtiti kapiteni.
“Është e ndalur, kapiten”, u përgjigj kujdestari.
Kjo gjë do të thoshte se anija luftarake shkonte drejt një ndeshjeje shumë të rrezikshme me atë anije, prej nga vinte drita.
Kapiteni i urdhëroi shenjëdhënësit:
“Jepi shenjë asaj anijeje: jemi në rrezik ndeshjeje, ju këshilloj që ta ndryshoni kursin tuaj për 20 shkallë”.
Si përgjigje u erdhën këto shenja:
“Ju këshilloj që ju ta ndërroni kursin e anijes tuaj për 20 shkallë”.
Kapiteni tha:
“Lajmëro: unë jam një kapiten, ndërrojeni menjëherë kursin për 20 shkallë”.
“Unë jam një marinar i klasës së dytë - ishte përgjigja - Do të bënit më mirë që ju ta ndërroni kursin tuaj për 20 shkallë”.
Tashmë kapiteni ishte i tërbuar: “Lajmëro - bërtiti -: jam një anije luftarake: prandaj ndërrojeni menjëherë kursin për 20 shkallë”.
Përgjigja ishte e thjesht: “Unë jam një fener mbi një kullë komandimi”.
Anija luftarake e ndërroi kursin.



