Altari
“…lidheni viktimën e flijimit mbi brirët e altarit” (Psalmi 118: 27)
Duket sikur na fton ky altar. Na fton që të lidhemi tek ai, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapa dhe largohemi nga vend i përkushtimit.
Ndonjë çast, kur jeta është e mbushur gjithë dritë shkëlqyese, zgjedhim kryqin. Ndërsa kur qielli bëhet një çast ngjyrë gri, kemi frikë. Për këtë mirë është të lidhemi.
Na lidh ne o Frymë e bekuar, na tërhiq tek kryqi dhe mos na lër kurrë.
Na lidh me kordelen e purpurt të shpëtimit dhe me kordelen e artë të dashurisë. Na lidh me kordelen e argjendte të shpresës, për ardhjen e Tij të Dytë, që të mos kthehemi mbrapa, dhe të mos kërkojmë gjë tjetër, veçse të ndajmë së bashku me Zotin dhimbjen dhe trishtimin duke qënë të përulur.
Brirët e altarit të ftojnë. A do të shkosh? A do të mbetesh gjithmonë në frymën e përuljes dhe a do të jepesh plotësisht tek Zoti?
Një vëlla, në një takim në një kamp, u përpoq ti përkushtohej Zotit. Cdo herë përkushtonte veten e tij tek altari, por çdo natë para se të ikte nga takimi djalli vinte dhe e bindte se nuk ndihej i ndryshëm dhe për këtë mendonte se nuk ishte përkushtuar. Ai bëhej vazhdimisht shënjestra e djallit. Më në fund një natë erdhi ne takim me një kazmë dhe një hu gardhi. Pasi përkushtoi vetveten, nguli hurin në dhe, pikërisht atje ku ishte gjunjëzuar.
Duke dalë nga salla djalli erdhi përsëri ashtu si më parë, dhe u mundua që ta bënte të besonte se të gjtiha ato që bëri ishin një farsë dhe asgjë tjetër.
Menjëherë shkoi tek huri dhe duke treguar nga huri i tha:
“Shiko djall, e shikon këtë hu? Eshte dëshmitari im se Perëndia më pranoi përgjithmonë” !
Menjeherë djalli u largua dhe dhe ai nuk kishte më dyshime për këtë çështje.
Miku im, nëse tundohesh prej armikut dhe dyshon për përkushtimin tënd, ngul diku një hu, dhe le të jetë dëshmimtari para Perëndisë, dhe para djallit se kjo çështje mori fund përgjithmonë.
Kërkon ndonjë bekim,
që nuk e gjen askund?
Një çast do të vijë,
do të sjellë gëzim
Lufton për shpëtim,
dhe psherëtin në lutje?
Ndalu, vetëm beso,
brenda në shpirt të vijë, nuk vonon…
Pergjigja fillon,
në lutjen e zjarrtë,
jepi lavdërim Zotit,
ndalu atje!
Nuk do mësosh për Perëndinë tënd,
në plotësi… derisa me guxim,
tek Ai ti lësh të gjitha,
dhe fort të lidhesh me nxitim…



