Ai Ateist i Marrë
“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zanafilla 1:1).
Parathënie
Ky studim është i bazuar tek broshura me titull “Testi i Ateistit”, shkruar nga Ray Comfort dhe është adaptuar nga libri “Pse nuk beson Perëndia tek ateistët?” nga i njëjti autor. Në këtë studim, do të shohim se teoria e evolucionit nuk përputhet as me arsyetimin llogjik, as me Biblën.
Kanaçja
Pa imagjinoni sikur dikush të sugjerojë se, miliarda vjet më parë, ndodhi një shpërthim aq i madh, saqë arriti t’i shkrijë shkëmbinjtë e të formojë alumin. Më vonë, ky alumin evuloi dalë-nga-dalë në një kanaçe me ngjyrë të bardhë e të kuqe, në sipërfaqen e së cilës ishin të shkruara fjalët “Koka Kola, sasia rreth 340 gr”. Kushdo që do ta sugjeronte një gjë të tillë, do të konsiderohej si kandidat për azilin lokal të të çmendurve. Vetë ideja e evolucionit të kanaçes së Koka Kola-s është ofendim, që i bëhet intelektit tonë njerëzor.
Ai që thotë se kanaçja e Koka Kola-s nuk ka një krijues, është:
1. Një njeri shumë inteligjent.
2. Një njeri vërtet i marrë.
3. Një njeri që ka një qëllim të fshehtë për ta mohuar atë, që duket.
Fruti, që i çmend ata, që besojnë në teorinë e evolucionit
Fruti i bananes ka formë të përsosur, kur vjen puna për ta mbajtur kollajshëm në dorën e njeriut. Sipërfaqja e bananes nuk është aq e lëmuar, sa të të rrëshqasë nga dora. Lëkura e bananes, jo vetëm që qërohet lehtë, por është gjithashtu bira-bira. Nuk do shumë kohë që të prishet e të degradohet mga ana biologjike, duke u kthyer kështu në dhe (për bimët, p.sh.) e duke mos shkaktuar ndotje afatgjatë ndaj mjedisit. Banania është e përkulur nga njëra anë, gjë që e bën ngrënien e saj më të kollajshme. Të sugjerosh se banania ishte aksident natyror, është një marrëzi po aq e madhe, sa të thuash se kanaçja e Koka Kola-s nuk ka një dezinjator (që e ka krijuar).
Ai që thotë se kanaçja e Koka Kola-s dhe banania nuk kanë një krijues, është:
1. Një njeri shumë inteligjent.
2. Një njeri vërtet i marrë.
3. Një njeri që ka një qëllim të fshehtë për ta mohuar atë, që duket.
Edhe sytë e kanë një krijues
Syri i njeriut ka 40 milionë funde nervash. Çdo ditë, muskujt e syrit i përdorim rreth 100.000 herë për të na ndihmuar ta përqëndrojmë shikimin tek objektet e ndryshme. Retina e syrit përmban 137 milionë qeliza të ndjeshme ndaj dritës. Edhe vetë Çarls Darvini dikur ka thënë: “E pranoj hapur se të supozuarit se syri mund të ishte formuar prej seleksionimit natyror, më duket mua absurditet i shkallës më të lartë”.
Askush nuk mund të prodhojë dot pajisje optike, që i afrohen sadopak fuqisë së syrit njerëzor. Njerëzit krijojnë e prodhojnë aparate fotografike, mikroskopë dhe teleskopë. Por Perëndia e krijoi njeriun me dy instrumenta të mrekullueshëm optikë.
Ai që thotë se kanaçja e Koka Kola-s, banania dhe syri nuk kanë një krijues, është:
1. Një njeri shumë inteligjent.
2. Një njeri vërtet i marrë.
3. Një njeri që ka një qëllim të fshehtë për ta mohuar atë, që duket.
Kundërshtimet
Ka njerëz, që mund të bien në kundërshtim me idenë se çdo gjë në univers e ka një Krijues. Por, kush e beson se:
1. Ndërtesat nuk e kanë një ndërtues (që i ka ndërtuar)?
2. Një pikturë nuk e ka një piktor (që e ka pikturuar)?
3. Një makinë nuk e ka një prodhues (që e ka prodhuar)?
Po qe se mbi tavolinë pamë të renditura 5 rreshta me nga 10 portokalle secili, a do të thoshte ndokush se ishte thjesht rastësia (shansi), që i rradhiti këto portokalle në këtë mënyrë? Po të shihnim 50 portokalle të rradhitura me kujdes, do të bënim pyetjen “Kush i vuri ato kështu?”
A je plotësisht i sigurtë se je plotësisht i sigurtë?
Ai që thotë se nuk egziston një Perëndi Krijues, duhet të jetë absolutisht i sigurtë se kjo që beson ai, është absolutisht e vërtetë. Që një thënie absolute të jetë e vërtetë, ai që e thotë atë, duhet të ketë njohuri absolute. Ateisti, që thotë se nuk ka Perëndi, duhet të jetë i gjithë-dijshëm. Nga kjo rrjedh se ai duhet ta dijë numrin e flokëve të çdo personi, çdo mendim të çdo mendjeje, si edhe numrin e pleshtave, që ndodhen gjithsej në botë. Është e pamundur të thuash se “Nuk ka Perëndi”, pa patur njohuri të përsosur rreth gjithçkaje në univers e përtej universit. Prandaj Bibla ka të drejtë, kur thotë: “I pamendi ka thënë në zemër të tij: “Nuk ka Perëndi”” (Psalmi 14:1).
Njohuria e njeriut është e kufizuar. Është më mirë të thuhet se ata që nuk besojnë në Krijuesin, janë agnosticista (skeptikë, që dyshojnë). Një agnosticist është dikush, që nuk është i sigurtë nëse godina e Parlamentit e ka apo jo një ndërtues, që e ka krijuar.
Ai që thotë se nuk ka Perëndi, është:
1. Një njeri shumë inteligjent.
2. Një njeri vërtet i marrë.
3. Një njeri që ka një qëllim të fshehtë për ta mohuar atë, që duket.
E ke pranuar Krishtin?
Jemi të rrethuar kudo prej valëve të televizionit, radios e të mjeteve të tjera të komunikimit. Kemi besim se këto valë egzistojnë, edhe pse nuk i shohim. Kemi prova të mjaftueshme për të treguar se ato vërtet egzistojnë, ngaqë e vëmë re se ç’janë në gjendje të bëjnë këto valë. Nuk na nevojitet ta shohim Perëndinë, që ta dimë se Ai egziston, sepse: “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij” (Psalmi 19:1).
Është e pamundur t’i shohësh apo t’i dëgjosh valët, pa patur radio-marrës. Por, edhe po patëm radio-marrës, duhet ta ndezim. “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gjoni 1:12). Ai që beson në atë që thotë Bibla lidhur me Krijimin e botës, e ka pranuar Jezus Krishtin si Zot. “Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij” (Gjoni 14:21).
Ata që e mohojnë Krishtin si Shpëtimtar, e kanë një qëllim të fshehtë. Mos ndoshta, ashtu siç hajduti nuk do që të shkojë tek mbrëmja e vallëzimit, ku është ftuar edhe polici, ashtu edhe ata nuk duan që të vijnë tek Krishti? Mëkati iu ka turbulluar gjykimin ateistit dhe agnosticistit. “Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta. Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij; por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë” (Gjoni 3:19-21).
Ata që besojnë në “Krijesën e Re”, në shpëtimin përmes gjakut të Krishtit, besojnë gjithashtu se Perëndia i krijoi dhe i formoi edhe krijesat natyrore. Jeni i marrë, po të mos e pranoni Krishtin si Shpëtimtar.
Përfundim
Ka shumë gjëra në botë, që e tregojnë hapur marrëzinë e ateistit dhe të atij që beson në teorinë e evolucionit. Në këtë studim, jemi përpjekur të zbulojmë se është mungesë llogjike të besosh se gjërat erdhën si rezultat i shansit, në vend që të besosh se ato janë vepra të një Krijuesi Inteligjent, d.m.th. të Perëndisë.
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



