“Njohuria…”



nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 16.04.2007

A TE CON VERTET DREJT JETES SE PERJETSHME LIBRI ME TITULL “NJOHURIA QE TE CON DREJT JETES SE PERJETSHME”, I BOTUAR NGA “KULLA E ROJES”, ORGANIZATE E DESHMITAREVE TE JEHOVAIT?

Ne kete liber, ashtu si edhe ne botime te tjera te Kulles se Rojes, behet fjale shpesh per parajsen tokesore te se ardhmes. Ne faqen 8 thuhet: “E gjithe ajo qe thote Bibla per te ardhmen e tokes dhe te njerezimit, mund te permblidhet ne nje fjale te vetme - Parajsa!” Gjithashtu ne faqen 72 thuhet: “Bibla na informon se Perendia e vendosi ciftin e pare njerezor, Adamin dhe Even, ne nje parajse te quajtur kopshti i Edenit”. Por fakti eshte se Bibla kurre nuk e permend Edenin ose nje toke te rikrijuar ne te ardhmen si Parajse.

Deshmitaret e Jehovait nuk jane dakort me doktrinen e Trinitetit. Ata thone ne faqen 31 te librit “Njohuria” se fjala “Trinitet” nuk gjendet ne asnje vend ne Bibel. Por ata nuk arrijne ta kuptojne se as shume prej fjaleve te tjera te tyre (si psh. “parajsa toke”) nuk jane gjithashtu ne Bibel. Keshtu pra, ta lidhesh fjalen “Eden” me “Parajsen” eshte budallallek, sepse kjo fjale shfaqet vetem tre here ne Bibel, ne Testamentin e Ri. Para se te flasim per kete keqperdorim te fjales “parajse”, te marre nga Luka 23:43, le te shohim c’thote Bibla per Parajsen.

Ne Zbulesen 2:7, Jezusi thote: “Kujt fiton do t’i jap te haje nga pema e jetes, qe eshte ne mes te parajses se Perendise”. Jezusi permend pemen e jetes, por, sic do ta shohim me poshte, kjo nuk do te thote se parajsa ne Eden eshte e vendosur automatikisht mbi token e se ardhmes. Duke qene se Perendia e vendosi pemen ne Eden, eshte e qarte se meqenese Edeni nuk egziston me, edhe pema nuk eshte me atje, por eshte zhvendosur prej andej. E meqenese pema s’eshte me ne toke, atehere mund te thuhet qe ajo mund te egzistoje vetem ne Qiell, aty ku e pati edhe origjinen e saj! Nga e dime ne se Parajsa eshte i njejti vend me Qiellin? Pergjigja eshte e thjeshte: Keshtu na thote Bibla.

Lexoni cfare thote Pali tek 2 Korintasve 12:2, “Une njoh nje njeri ne Krishtin, i cili, para katermbedhjete vjetesh (a ishte ne trup, a ishte jashte trupit, nuk e di; Perendia e di), u rrembye gjer ne te tretin Qiell”. Ne kete varg, ne shohim se Pali u “rrembye” ne Qiell. Ne vargun 4, ai shton: “ ky njeri u rrembye ne parajse”. Por Deshmitaret e Jehovait i keqinterpretojne keto dy vargje, dhe nuk e konsiderojne Qiellin dhe Parajsen si dy fjale me te njejtin kuptim, qe tregojne te njejtin vend - “lart ne qiell”. Sipas perkthimit te tyre, te quajtur “Perkthimi i Botes se Re”, dy vargjet e mesiperme marrin kuptimin “u rrembye larg qiellit ne parajse (ne toke)”. Duke vepruar ne kete menyre, ata menjanojne faktin qe Parajsa dhe Qielli jane e njejta gje. Nga te gjitha perkthimet e Bibles qe kam une, vetem “Perkthimi i Botes se Re” e perkthen fjalen greke “HARPAZO” si “rrembyer larg qiellit per ne toke”. Edhe pse kjo fjale mund te kete nje kuptim te tille, prapeseprape, ky kuptim nuk i pershtatet ketyre vargjeve ne Bibel.Gjithashtu, meqenese Edeni nuk ishte ne toke, kur Pali i shkroi keto vargje, ai (Pali) atehere duhet te ishte rrembyer lart ne Qiell.

Nese Qielli dhe Parajsa jane nje, d.m.th. jane e njejta gje, atehere per cilin vend po bente fjale Jezusi, kur i tha njerit prej keqberesve ne kryq: “Ne te vertete po te them: sot do te jesh me mua ne Parajse” (Luka 23:43)? Perkthimi i Botes se Re nga Deshmitaret e Jehovait e shkruan gabimisht kete varg: “Ne te vertete po te them sot: ti do te jesh me mua ne Parajse”. Por ne e vume re se vendi i quajtur Parajse eshte lart ne Qiell. Ky keqberes do shkonte larg ne Qiell me Jezusin. Por ne faqen 8 te librit “Njohuria” thuhet: “Pa dyshim, kur kujtoi Parajsen, ketij njeriu i erdhi ne mendje lumturia e prinderve te tij te pare, Adamit dhe Eves”. Por kjo s’eshte e vertete, sepse ky njeri po mendonte ne ato caste per Mbreterine e Perendise, prandaj edhe tha: “Zot, kujtohu per mua kur te vish ne Mbreterine tende” (Luka 23:42).

Ne faqen 9 te librit “Njohuria” shkruhet nje fjali qe eshte per t’u vene re: “Ata dhe pasardhesit e tyre duhej t’i zgjeronin kufijte e Parajses, derisa i gjithe planeti te behej nje vend bukurie dhe gezimi”. Kjo thenie, sipas Deshmitareve te Jehovait, gjen mbeshtetje tek Zanafilla 1:28, “Perendia u tha atyre (Adamit dhe Eves): Te jeni te frytshem dhe shumezohuni, mbushni token e nenshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjte e qiellit dhe mbi cdo qenie qe leviz mbi toke”. Por ky varg nuk na sugjeron se Adami dhe Eva duhej t’i zgjeronin kufijte e Edenit. Pastaj, pse duhet ta benin ata nje gje te tille? A e ka harruar ta lexoje organizata e Kulles se Rojes Zanafillen 1:31, qe thote: “Perendia shikoi te gjitha ato qe kishte bere, dhe ja, ishte shume mire”.

Te thuash se Adami duhej ta zgjeronte ate qe Perendia kishte krijuar, do te thote se ti beson se Adami kish ca dhunti hyjnore dhe se ato qe Perendia kishte krijuar, s’ishin te gjitha te mira. Keshtu pra, ndoshta duke pare se ky argument eshte i dobet dhe pa baze, nje varg tjeter gjen perdorim ne librin “Njohuria”, gjoja si prove - vargu Isaia 55:10-11. Por po te lexojme keto vargje, veme re se ato nuk bejne fjale per nje parajse tokesore te se ardhmes, por flasin per faktin se Fjala e Perendise eshte e perjetshme dhe se Ajo nuk do t’i kthehet bosh Atij. Keshtu qe, te thuash se njeriu ka per detyre zgjerimin e Edenit, eshte njesoj si te thuash se ai eshte krijuesi ose Perendia. Djalli donte qe Adami dhe Eva te besonin pikerisht kete gje!

Ne nje nga kapitujt e librit “Njohuria”, ne ate me titull “Libri qe zbulon njohurine e Perendise”, ne faqen 19 thuhet se Mesia u tradhtua per 30 monedha argjendi. Kjo thenie bazohet te Zakaria 11:12. Po le ta shohim c’thote ky varg: “Ata e peshuan pagen time: tridhjete sikla argjendi” (sipas Perkthimit te Botes se Re). Por mos te ndalojme tek vargu 12; le te lexojme vargun 13, qe thote (sipas Perkthimit te Botes se Re): “Por Jehovai me tha: Hidhja pocarit cmimin madheshtor me te cilin ata me vleresuan”.

Vete Kulla e Rojes e pranon se nje gje e tille i ndodhi vete Jezusit. E megjithate, ata thone se Jehovai eshte Ai qe flet ne kete varg, dhe se Ai thote se u vleresua me 30 monedha argjendi. Por ne e dime nga Bibla, nga Testamenti i Ri, se Judes iu dha e njejta shume parash, me qellim qe ai ta tradhtonte Jezusin. Tek Mateu 26:15 thuhet: “Dhe (Juda) u tha atyre: “Sa do te me jeni qe une t’jua dorezoj?” Dhe ata i numeruan tridhjete sikla argjendi”. Kush eshte pra, Jezusi? Ne themi se Ai eshte Jehovai.

Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi u be Krisht vetem kur u pagezua. Ne faqet 36 dhe 65 te librit “Njohuria” thuhet: “Jehovai e vajosi Jezusin me shpirtin e shenjte. Ne kete menyre, Jezusi u kthye ne Krisht”. Kjo do te thote se, qe nga lindja e tij derisa u pagezua nga Gjon Pagezori, Jezusi s’ishte Krishti. Nese kjo eshte e vertete, atehere si shpjegohet qe Bibla thote per Simeonin tek Luka 2:26, “Dhe ne menyre hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjte se nuk do te vdiste para se te kishte pare Krishtin e Zotit”? Perkthimi i Botes se Re thote te njejten gje. Pra, nese Simeoni nuk e pa Krishtin ashtu sic thote Bibla, atehere Zoti e genjeu ate! E pervec kesaj, barinjve iu tha: “sepse sot ne qytetin e Davidit lindi per ju nje Shpetimtar, qe eshte Krishti, Zoti” (Luka 2:11). Gjithashtu, a ia vlen te besosh se Gjon Pagezori, nje njeri i thjeshte, ishte i mbushur “me Frymen e Shenjte qe ne barkun e nenes”(Luka 1:15), kurse Biri i Vetemlindur i Perendise - Jezusi - duhej te priste 30 vjet per te njejten gje? Bibla thote te verteten, por dikush tjeter po genjen!

Le te qendrojme tek tema e Jezusit si Perendi. Eshte interesante te shikosh se te faqja 39 e librit “Njohuria”, vargu Gjoni 3:16 perdoret si prove qe Jezusi eshte “Biri i Vetemlindur i Perendise, sepse ate e krijoi Jehovai”. Por, edhe nje besimtar i ri ne Krishtin mund ta dalloje qe ky varg nuk na meson se Jezusi eshte nje qenie e krijuar.

E megjithate, Deshmitareve te Jehovait iu pelqen t’u shtojne fjale te reja vargjeve biblike. Psh. Kolosianeve 1:16 thote: “… ne Te (ne Jezusin) u krijuan te gjitha gjerat”. Kjo do te thote se Jezusi eshte Krijuesi Perendi. Por Kulla e Rojes i shton ketij vargu fjalen “te tjera” dhe thote: “… ne Te u krijuan te gjitha gjerat e tjera”. (Ne kete menyre, Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk eshte Krijuesi Zot, por se Ai krijoi vetem ca gjera te caktuara, jo te gjitha gjerat).

Ata gjithashtu kembengulin se vargjet tek Proverbat 8:22-31 jane prove e Jezusit si qenie e krijuar, por ne fakt, keto vargje bejne fjale vetem per diturine dhe vleren e saj.

Jezusi sulmohet vazhdimisht ne te gjitha botimet e Kulles se Rojes. Ketu nuk ben perjashtim as libri “Njohuria”. Ne faqen 40 te tij thuhet: “Perendia e transferoi jeten e tij nga qielli tek barku i nje vajze te virgjer e besnike nga Izraeli, te quajtur Mari. Shpirti i shenjte dhe i fuqishem i Jehovait (ose qe njihet ndryshe si “forca aktive”), e mbuloi Marine me hijen e tij, duke bere qe ajo te mbetej shtatzene”. Por ne faqen 82 thuhet: “Kjo force nuk zoteron asnje nga karakteristikat e krijeses, te ciles i jep jete”. Mos, valle, do te thote kjo se Jezusi nuk eshte nje person? Deshmitaret e Jehovait nuk e shohin Jezusin si njeri, prandaj edhe i mbeshtesin te tilla mesime.

Shikoni cfare shkruhet ne faqen 68: “Kur Jezusi u ngrit ne qiell, ai u kthye ne nje shpirt qe jep jete. Per kete arsye, meqenese Fryma e Shenjte nuk eshte nje njeri i vertete, sepse eshte shpirt, atehere edhe Jezusi nuk eshte njeri, por tani Ai eshte vetem nje shpirt qe jep jete”. Por Luka 24:39-42 thote se Jezusi u ringjall me trup te vertete - me mish e kocka -  (si njeri), dhe se Ai ishte ne gjendje (tamam si nje njeri) te hante ushqim normalisht. “Shikoni duart e mia dhe kembet e mia, sepse une jam. Me prekni dhe shikoni, sepse nje fryme nuk ka mish e eshtra, si po shihni se une kam!”. Dhe si tha kete, u tregoi atyre duart dhe kembet. Por, duke qene se ende nuk besonin prej gezimit dhe ishin te coroditur, ai u tha atyre: “A keni ketu dicka per te ngrene?”. Dhe ata i dhane nje pjese peshku te pjekur dhe nje huall mjalti”.

Keshtu pra, Deshmitaret e Jehovait mendojne se Jezusi dhe Fryma e Shenjte nuk jane persona te vertete, por sipas tyre “Djalli ka qellime te keqija; ai eshte vrases i njerezve dhe Bibla thote se ai (Djalli) eshte nje person i vertete” (faqja 55). Pra, Djalli eshte person i vertete, por Jezusi dhe Fryma e Shenjte nuk jane persona te vertete! Une pyes veten se kush eshte ai qe i meson gjera te tilla Organizates se Deshmitareve te Jehovait?

Jezusi sulmohet po prape ne faqen 65 te librit “Njohuria”, ku thuhet se per shkak se Jezusi eshte “Adami i fundit” dhe “cmimi per shpengimin e te gjitheve”, Ai njihet edhe si “Ate i Perjetshem”. Por kjo thenie eshte nje shpikje e dobet dhe pa mend, qe s’ben gje tjeter vecse shkaterron Jezusin dhe detyren per te cilen Ai erdhi ne toke - shpetimin e njerezve. Kete shkaterrim qe i behet sherbeses se Jezusit, e gjejme haptas ne faqen 69, ku thuhet: “Shpetimi yne nuk eshte arsyeja kryesore e jetes dhe vdekjes se Jezusit mbi toke”. Prandaj Organizata e Kulles se Rojes i kushton kaq pak vemendje Jezusit; ajo ka synuar gjithnje t’i heqe Atij nderin qe i takon, qofte nepermjet Perkthimit te Botes se Re, qofte edhe permes librave te tjere te organizates.

Nuk eshte cudi qe ne faqen 82, ata thone: “vdekja njerezore nuk ka dallim nga vdekja e kafsheve”. Meqenese, sipas doktrines se Deshmitareve te Jehovait, Zoti Jezus Krishti eshte vetem nje qenie njerezore me cilesi hyjnore, atehere vdekja e Tij nuk ka rendesi te madhe per ta.

Une mendoj (ndonese mund te jem i gabuar ne kete qe them) se ne te ardhmen Deshmitaret e Jehovait mund te shpikin nje doktrine te re - “nje drite te re” - lidhur me doktrinen e Jezusit si Krye Engjelli Mikael. Libri i tyre, “Njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme”, nuk e permend nje gje te tille, qofte edhe nje here te vetme. Por ne faqen 153 te ketij libri, vihet re nje fjali jo e zakonshme per Deshmitaret e Jehovait, qe mund te na jape njefare ideje te nje doktrine te re ne nje te ardhme te afert. Aty thuhet: “Ai (Jezusi) eshte e vetmja rruge, nepermjet te cilit ne mund t’i afrohemi Perendise Jehova”. Ne jemi dakort me keto fjale, por duhet te tregojme kujdes dhe te kuptojme arsyen pse jane shkruar ato. Do te ishte mire po qe se Kulla e Rojes u besonte shkrimeve te saj, dhe nuk i hidhte poshte ato, duke shkruar gjera te tjera, qe jane ne kundershtim me keto shkrime. Psh. fjalia e mesiperme e humbet vleren e saj, kur shohim se ne faqet 160-161, “rruga e Perendise” eshte “sherbetori besnik, qe punon pa u pare nga te tjeret”. Pra, njera nga fjalite duhet te hidhet poshte: ose Jezusi, ose Shoqeria e Kulles se Rojes (qe boton bibla e trakte). Ne nuk habitemi qe perseri ne keto vargje Jezusi nuk vleresohet.

Ne faqen 178, Deshmitareve te Jehovait iu keshillohet qe: “Ne menyre qe te duroni sherbesen tuaj ndaj Jehovait, ju duhet te keni deshiren per t’i vene vetes synime shpirterore. Nje synim shpirteror, qe ia vlen ta keni, eshte te rritni njohurine mbi Perendine, nepermjet studimit personal dhe te rregullt te Fjales se tij”. Ah sikur, Deshmitaret e Jehovait, ne vend qe te studiojne libra rreth Bibles, ta studionin vete Biblen! Atehere, ata do te mund t’i kuptonin me mire te vertetat themelore te Fjales se Perendise. S’ka dyshim qe “sherbetori besnik, qe punon pa u pare nga te tjeret”- (Trupi Drejtues i Organizates) - ne Bruklin, Nju-Jork, nuk do ta lejonte kurre nje gje te tille! Ah sikur, Deshmitareve te Jehovait tu lejoheshin t’i vinin ne praktike fjalet e shkruara ne faqen 182: “Per me teper, ne nuk e fitojme jeten e perjetshme duke i sherbyer Jehovait. Jeta e perjetshme eshte dhurate nga Perendia”!

Ne faqen 67, shihet ilustrimi i zakonshem i Jezusit te varur ne nje shtize (ose shtylle prej druri) - d.m.th. jo ne kryq. Edhe pse vete Perkthimi i Botes se Re (i Deshmitareve te Jehovait) thote se Jezusi kishte “gozhde” ne te dy duart e tij (Gjoni 20:25), ne liber vihet re vetem nje gozhde e vetme, qe deperton permes duarve te Jezusit. Por duart e tij duhej, te pakten, te ndaheshin nga njera-tjetra! (Duke mos pranuar se Jezusi vdiq ne nje kryq, Deshmitaret e Jehovait arrijne ne konkluzionin se Ai s’ishte ne gjendje t’i shpetonte te gjithe njerezit, sepse krahet e Tij s’ishin te hapur per te gjithe!) 

Ne faqen 88, behet fjale per Universalizmin, qe meson se te gjithe njerezit do te shpetohen, ose te pakten, atyre do t’iu jepet shansi per t’u penduar pasi kane vdekur, d.m.th. njerezve do t’iu jepet “mundesia te demonstrojne permes veprave te tyre, nese ata do te mund t’i sherbejne apo jo Perendise”. Ketu lindin dy pyetje:

1.  Ku thuhet kjo gje ne Bibel?

2.  N.q.s. te gjithe njerezit do te shpetohen pas vdekjes, atehere me kot vdiq Jezusi ne kryq?

Kjo ide, pra, eshte nje sulm tjeter, qe i behet vdekjes sakrifikuese te Shpetimtarit tone. Kulla e Rojes e urren kryqin (shpetimin nga Jezusi), prandaj ajo ben gjithcka qe ta shkaterroje ate qe simbolizon ai. Te besosh tek Universalizmi do te thote te hedhesh poshte rrugen e shpetimit te siguruar nga Perendia.

Ne faqen 96, behet fjale per “ceshtjen e vitit 1914”, te cilen Deshmitaret e Jehovait e lidhin me renien (shkaterrimin) e Jeruzalemit ne vitin 607 para eres sone. Ata e konsiderojne kete date si “shume te rendesishme”. Duke i shtuar kesaj date 2520 vite, ata arrijne tek viti 1914. Por problemi kryesor ketu eshte fakti se Jeruzalemi u shkaterrua nga Babilonasit ne vitin 587 para eres sone, dhe ky fakt automatikisht e hedh poshte “teorine e vitit 1914”. Ne faqen 94, thuhet se “Jezusi u be Mbret i mbreterise Qiellore ne vitin 1914”. Por, ku thuhet kjo gje ne Bibel? Kurse ne faqen 97, behet pyetja “A filloi te mbreteroje Jezusi ne qiell ne kete kohe?”, dhe lexuesit i premtohet se “ne kapitullin tjeter (te librit “Njohuria”) do te diskutojme arsyet biblike qe vertetojne kete gje”. Por me kot kerkon pergjigje lexuesi ne kapitullin 11 (ose edhe ne pjese te tjera te librit), sepse nuk gjendet asnje arsye biblike, qe tregon per mbreterimin Qiellor te Jezusit ne vitin 1914.

Te gjitha botimet e Shoqerise “Kulla e Rojes” perdorin shume vargje biblike (per te mbeshtetur theniet e tyre). Te njejten gje ben edhe libri “Njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme”. Por, ju lutem, vini re se Deshmitaret e Jehovait vazhdimisht i citojne vargjet biblike jashte kontekstit; nganjehere ata i keqperdorin vargjet, kurse here te tjera, ata shkruajne vargje qe s’kane lidhje me ceshtjet ne fjale. P.sh. duke folur rreth fundit te epokave, ne faqen 106, ata shkruajne: “Jezusi tha se gjate kesaj periudhe, ‘dielli do te erret dhe hena nuk do te jape driten e vet, dhe qiejte do te tronditen’ (Mateu 24:29). Kjo mund te kete lidhje me nje fenomen qiellor te vertete. Megjithate, (sipas mendimit te Deshmitareve te Jehovait) kjo do te thote gjithashtu se dritat ndricuese te botes fetare do te ekspozohen dhe do te eliminohen”. Pra, ky shembull tregon hapur se si e shtremberojne Deshmitaret e Jehovait Biblen!

Libri “Njohuria” flet gjithashtu rreth 144 mije te vulosurve (te Zbuleses 7), rreth Krishtlindjeve, rreth ditelindjeve, rreth renies ne gjume te shpirtit, pas vdekjes fizike te trupit, si edhe rreth temes se familjes. Ka shume libra te mire (neper librari ose biblioteka), qe flasin rreth ketyre temave dhe i korrigjojne keto doktrina te rreme te Deshmitareve te Jehovait.

Une dua te ndalem tek faqja 68 e librit dhe t’i kthej pergjigje nje ceshtjeje te mbushur plot fjale te gabuara, te besuara nga Deshmitaret e Jehovait - ceshtjes se vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit. Ata thone se “Jezusi ishte ne gjume gjate pjeses me te madhe te kohes qe ishte i vdekur” (d.m.th. gjate pjeses me te madhe te tre diteve). Por une pyes veten: “Gjate ciles pjese?” Nese Ai ishte i gjalle gjate nje kohe te caktuar, a nuk e hedh poshte ky fakt idene e “renies ne gjume te shpirtit, pasi trupi ka vdekur”? Pra, edhe nje here, veme re se libri “Njohuria” nuk di as vete se c’thote! Bibla na meson se Jezusi ishte aktiv (i gjalle, jo ne gjume) gjate kohes qe trupi i Tij ndodhej i shtrire ne varr. Tek 1 Pjetrit 3:18-19 thuhet: “(Jezusi) u ngjall nga Fryma, me ane te se ciles Ai shkoi t’u predikoje frymerave qe ishin ne burg”. Kurse tek Efesianeve 4:8-10 thuhet: “Shkrimi thote: ‘Kur Ai u ngjit lart, Ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerezve’. Tani kjo: ‘Ai u ngjit’, c’do te thote tjeter pervec se Ai me pare edhe kishte zbritur ne pjeset me te ulta te dheut? Ai qe zbriti eshte po Ai qe u ngjit permbi te gjithe qiejte, per te permbushur te gjitha gjerat”.

Ne faqen 82 gjejme te shkruara thenie te tilla: “Kur vdiq, Adami thjesht pushoi se egzistuari!” dhe “ Njelloj si njerezit, ashtu edhe kafshet, kur vdesin, ata kthehen ne pluhur”. Por, veme re se keto thenie jane te rreme, kur lexojme Mateun 22:32, qe thote: “Une jam Perendia i Abrahamit, Perendia i Isakut dhe i Jakobit. Perendia nuk eshte Perendia i te vdekurve, por i te gjalleve”(d.m.th. Abrahami, Isaku dhe Jakobi, ndonese fizikisht te vdekur, jane te gjalle shpirterisht; shpirterat e tyre nuk jane ne gjume, sic thone Deshmitaret e Jehovait, sepse po te ishin, atehere Zoti s’do thoshte se Ai eshte Perendia i tyre!) Gjithashtu, kur flasim me ata qe besojne se shpirti bie ne gjume pas vdekjes se trupit, duhet te marrim ne konsiderate edhe vargun tek Predikuesit 3:21, qe thote: “Kush e di nese fryma e bijve te njerezve ngjitet lart dhe nese fryma e kafshes zbret poshte ne toke?”

Libri “Njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme” eshte nje perpjekje qe s’pi uje, nje liber qe synon te shkaterroje doktrinen e Bibles dhe te inkurajoje mesime, qe te shkaterrojne jeten. Vetem ata qe i kane syte dhe trute e mbyllur, vetem ata mund ta pranojne kete liber si te ardhur nga Perendia.

Ashtu si libra te tjere te Deshmitareve te Jehovait, edhe ky liber flet per nje Jezus tjeter (jo per Jezusin e Bibles). Ata te Krishtere, qe mashtrohen menjehere, mund te mendojne se Deshmitaret e Jehovait jane afer se vertetes, kur i referohen Jezusit si “Biri i vetemlindur i Perendise”.

Te gjithe ata qe jane kapur ne rrjeten e mashtrimit te Kulles se Rojes, duhet t’i pergjigjen nje pyetjeje te rendesishme, asaj pyetjeje, te cilen vete Jezusi ua pyeti dishepujve te Tij tek Marku 8:29 “Po ju, kush thoni se jam?” Sipas mesimeve te Kulles se Rojes, Pjetri duhej t’i pergjigjej kesaj pyetjeje keshtu: “Une them se Ti je nje profet, ose ndoshta je Krye Engjelli Mikael”. Por, jo, pergjigja e vertete e Pjetrit ishte: “Ti je Krishti” (Mateu 8:29).

Dishepujt e njohen Jezusin si Mesia. Ata e dinin se Mesia duhej te ishte ndryshe nga profetet ose nga engjejt. Tek Marku 9:1-17, shpjegohet se si ata perjetuan nje ngjarje qe s’do ta harronin dot kurre, kur Elija dhe Moisiu u takuan me Jezusin, pasi Ai u shperfytyrua. Por vini re! Jezusi nuk u shperfytyrua ne nje profet, sepse kjo gje do ta kishte bere Ate te njejte me profetet Elija dhe Moisiu. Ai gjithashtu nuk u shperfytyrua ne nje engjell si Mikaeli. Jo, sepse kjo gje bie ne kundershtim me ate qe thote Bibla tek Hebrenjte 1:5 “Sepse cilit nga engjejve i tha (Zoti) ndonjehere: Ti je Biri im, sot me je lindur?” Pra, Perendia nuk po i referohej nje njeriu te thjeshte, apo qofte edhe nje engjelli, kur Ai foli per Jezusin tek Marku 9:7 “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Dishepujt nuk e shihnin Jezusin si inferior, por si anetar te dyte te Trinitetit, (d.m.th. si Bir te Perendise) me gjithe lavdine e Tij Qiellore.

Cdo Deshmitar Jehovai, ne fakt, cdo njeri mbi toke, duhet t’i jape pergjigje pyetjes “Kush eshte Krishti, sipas mendimit tend?” Po te degjoni Organizaten tuaj, mund te jepni nje pergjigje te gabuar. Por bindjuni urdherit, qe Perendia na jep te gjitheve: “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Sepse kjo eshte rruga qe te con ne Qiell; kjo eshte njohuria qe te con drejt jetes se perjetshme. Jezusi tha tek Gjoni 14:6 “Une jam udha, e verteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pervecse nepermjet Meje”.

Autor: GARY J. HALL
Perktheu nga origjinali: MAGDALENA MAYLAM


per autorin:


Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net