A ke shpëtuar?



nga: udhetimi.com, botuar me: 31.10.2007

N.q.s. dikush të thotë fjalën “i shpëtuar”, çfarë kuptimi ka kjo fjalë për ty?

Nje portier mund ta shpëtoje skuadrën e tij rreth 20 herë brenda një loje. Një kirurg mund të shpëtojë jetën e një pacienti me anë të mjeshtërisë së tij. Një polic mund të shpëtojë një fëmijë nga mbytja… Kohë më parë kam lexuar për një anije që humbi në mjegull, dhe njerëzit në të bërtitën “Na shpëtoni! Na shpëtoni!” derisa më në fund u dëgjuan. Bota ka nevojë të shpëtohet. Ka nevoje që të shpëtohet për shkak të shumë armëve të tmerrshme që janë krijuar për ta shkatërruar atë. Udhëheqësit e botës po kërkojnë të dëshpëruar një formulë për paqe në Lindjen e Mesme dhe për kudo tjetër në botë ku njerëzit luftojnë. Në qytetet tona të mëdha, sot, ne kemi nevojë të shpëtohemi nga thyerja e ligjit – nga vrasjet dhe krimet violente që kryen. Kemi nevojë për shpëtim psikologjik dhe moral. Megjithatë, në hapësirën e besimit shumë njerëz nuk e kuptojnë çdo të thotë “të shpëetosh”. Në Bibël, Pali dhe Sila i thane dikur rojës së burgut Filipian: “Beso në Zotin Jezus Krisht, - dhe do të shpëtosh, ti dhe shtëpia jote!” (Veprat 16:31)

Të gjithë kemi nevojë që të shpëtohemi. Bibla na mëson se ne të gjithë e kemi thyer Ligjin e Perëndisë. Të gjithë kemi mëkatuar kundrejt Perëndisë. Për këtë kemi edhe shumë probleme familjare, e shumë nga shtëpitë tona po copëtohen. Kemi gjithashtu probleme pune dhe shëndeti. Ndonjëherë duam ti bërtasim jetës. Duam t’ia mbathim. Përpiqemi të largohemi prej realitetit të jetës së përditshme duke përdorur drogë dhe alkool. Jemi si nje njeri për të cilin flitet në Bibël, një njeri i cili thirri, “Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?”

Apostulli Pal dhe Sila kishin sjelle Ungjillin në Europë. Kur ishin në Selanik ata shkuan në Filip, që në atë kohë ishte një qytet tepër i madh dhe një qendër e rëndësishme romake, ku shkuan që të takonin disa gra pranë lumit, të cilat ishin mbledhur atje për t’u lutur. Gjatë rrugës ata takuan një vajzë e cila ishte e pushtuar prej një demoni. Pali i tha demonit brenda vajzës, “dil prej saj”, dhe demoni doli jashtë. Mbikqyrrësi që kontrollonte vajzën u inatos, sepse ajo ishte në gjendje të parashikonte të ardhmen dhe ai nxirrte fitime të mëdha prej saj. Njerëzit e mbikqyrësit e çuan Palin dhe Silën tek udhëheqësit e tyre, të cilet urdhëruan që të rrihen dhe të hidhen në burg të lidhur. Ne vend që të ankoheshin se kurrizi i tyre ishte copëtuar, kullonte gjak dhe sepse ndodheshin në një bodrum me minj që mbante erë të keqe, ata i luteshin dhe i këndonin Perëndisë këngë adhurimi. Të gjithë të burgosurit e tjerë i degjonin. Papritur, një tërmet i madh tundi gjithë tokën dhe burgun. Dyert u hapën, dhe prangat dhe zinxhirët e të burgosurve u keputën. Nën ligjin romak, n.q.se një i burgosur largohej, atëherë rojtari që ishte në atë çast me shërbim duhej te vritej. Kur roja pa dyert e hapura dhe prangat e zbërthyera, mendoi se do t’a vrisnin. Nxorri shpatën dhe u bë gati te vriste veten, por Pali iu afrua dhe i tha, “Mos i bëj gjë të keqe vetes. Të gjithë jemi këtu”. Roja ra para tyre duke u dridhur dhe pyeti, “Zotërinj, çfarë duhet të bëj që të shpëtoj?” (Veprat 16:30) Shumë njerëz mund të thonë se rojtari nuk ishte në gjendje të merrte një vendim shpirtëror në atë moment. Ndoshta disa do t’i thonin, “Vëlla, pa mbahu pak. Përpiqu të mendohesh më parë. Me të vërtetë nuk di se çfarë po bën. Nuk ndihesh mirë, je i tronditur”. Megjithatë, Pali dhe Sila nuk vepruan kështu. Ata i dhanë një përgjigje të drejtë dhe i thanë, “Beso në Zotin Jezus Krisht, - dhe do të shpëtosh, ti dhe shtëpia jote!” (Veprat 16:31)

Kam parë njerëz të vijnë tek Krishti me emocione. Kam parë njerëz të vijnë me lot ne sy. Kam parë të tjerë të vijnë me buzëqeshje. I kam parë të vijnë në çfarëdo gjëndje. I kam parë të vijnë tek Krishti për shkak të dashurisë së tyre për Të. Por kam parë edhe disa të vijnë tek Krishti për shkak të frikës së dënimit dhe të ferrit.
E me të drejtë gjithkush mund të pyesë: A është e drejtë njerëzit të vijnë tek Perëndia për shkak të frikës? Në të vërtetë Bibla na thote se duhet të kemi frike nga Perëndia: “Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para Tij tërë banorët e botës.” (Psalmet 33:8) Por Sakrifica e Jezus Krishtit në kryq e tejkalon frikën tonë. Nëse Perëndia e dha Birin e Tij të vetëmlindur nga Dashuria e Tij për ne, po ashtu edhe ne sot mund të shkojmë dhe të pranojmë Dhuratën e Perëndisë për shkak të dashurisë sonë për Të. Nëse e duam Perëndinë nga frika, do të thotë se nuk kemi kuptuar burimin e sakrificës. Dhe nëse nuk kemi kuptuar burimin e sakrificës, do të thotë se nuk e kemi kuptuar shpëtimin !

Në të vërtetë do të ketë një ditë gjykimi. N.q.s. nuk do ta njihja Krishtin nga dashuria, do të dridhesha sa herë që do përmendja Emrin e Tij. Ungjilli - Lajmi i Mirë – na thotë se, pavaresisht nga mëkatet tona, Perëndia na do. Ai dëshiron të na shpëtojë. Ai dëshiron që të na falë. Ai dëshiron që të na marrë në Qiell. Ky fakt veçse egziston vetëm për ata që e kanë pranuar këtë Dashuri. Të tjerët, fatkeqsisht… do të dënohen.
Shumë njerëz qeshin kur bie fjala për dënimin dhe shpëtimin. E sheh pra, ne duam ta përfytyrojmë Perëndinë sipas preferencave tona. Na pëlqen t’i japim Zotit karakteristikat qe në duam të ketë. Shume prej nesh kane një ide të gabuar për Perëndinë në mendjen e tyre. E megjithatë Perëndia i gjallë dhe i vërtetë shfaqet në Bibël. Fjala “shpëtim” si dhe fjalë të tjera që rrjedhin prej saj, përmenden 300 herë në Bibël. Dhe në Bibël thuhet se n.q.s. duam të shpëtojmë, duhet ta realizojmë këtë nëpërmjet Zotit Jezus Krisht. Shumë prej udhëheqësve tanë politikë apo fetarë përpiqen të na e paraqesin Perëndinë sipas ideve dhe interesave të tyre. Mos i dëgjo njerëzit. Madje mos më dëgjo as mua (nëse nuk do). Por mos harro të dëgjosh Perëndinë. Ai na thotë në Bibël: “Por unë po ju them se ditën e gjyqit njerëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë!” (Mateu 12:36)

Njëherë po flisja në një shkollë të krishterë, dhe një student erdhi pranë dhe me pyeti, “A mund të më thuash me fjalë të thjeshta se çfare duhet të bëj që të shpëtohem?” Ai po studionte e përgatitej që t’i shërbente Zotit, por akoma nuk e njihte Jezusin!!! Ç’çudi. Mbasi Pjetri predikoi mesazhin e tij të madh në ditën e Pentikostit, në Bibël thuhet se njerëzit u prekën në zemër dhe pyeten apostujt, “Ç’duhet të bëjmë?” (Veprat 2:37) Në Bibël thuhet se ne duhet t’i besojmë Jezusit, Krishtit. Por, cfarë fjalë e madhe “besimi” është. Fjala “besim” mban në vetvete idenë e besimit të plotë. Ti beson derisa i përkushton jetën tënde Jezusit, Krishtit, si Zot dhe Shpëtimtar. Nuk ka Zot tjëtër për ty, as Perëndi tjetër; ti je gati që të ndryshosh gjithë mënyrën e jetesës tënde në mënyrë qe t’a besh Ate Zotin dhe Pronarin tënd. Ky është kuptimi i fjalës “besim”. Je i gatshëm të besosh në këtë mënyrë?

Njeriu i verber shkoi tek Jezusi ashtu siç ishte, dhe i besoi. I leprosuri shkoi ashtu siç ishte, dhe i besoi. Maria Magdalena shkoi me të shtatë demonët e saj, dhe i besoi. Vjedhësi ne kryq i tha, “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Atëherë Jezusi i tha: “Në të vërtetë në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë” (Luka 23:42-43) A nuk është e mrekullueshme të ecësh me Jezusin në Parajsë? Vjedhësi kishte bërë keq. Ai nuk kishte kohë të shkonte dhe të kërkonte falje prej çdo njeriu. Ai nuk kishte kohë që të sqaronte të gjitha gjërat. E megjithate, ai shpetoi, pikërisht në ate dite. Kaq i mrekullueshem është shpëtimi.
Në Bibël thuhet : “Po të gjithë atyre që e pranuan, Ai u dha të pushtetin të bëhen bij të Perëndisë.” (Gjoni 1:12) “Ju në fakt jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianeve 2:8-9) Perëndia pra, na ka shpallur të pafajshëm, sepse kemi besuar (në Jezusin, Mesinë). Tani pra “të shfaqësuar me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë”. (Romakeve 5:1) A i beson Krishtit me gjithë zemër? A ia ke dedikuar tërësisht jetën tënde Atij? A është Ai “i yti”? A ke thënë dikur në jetën tënde:, “Dua që Krishti të jetë Zoti im, Udhëheqësi im, dhe Shpëtimtari im.”? Nëse nuk e ke bërë akoma këtë hap, merre vendimin tënd ndaj Krishtit tani sa nuk është tepër vonë !


per autorin: