A jeni e shpetuar?



nga: anila.shyti, botuar me: 01.06.2007

Nje zonje shkoi tek ungjilltari pas predikimit te Ungjillit. Ai e pyeti ate nese ishte e krishtere.

“Kjo eshte nje pyetje e jashtezakonshme - u pergjigj ajo, - por atehere nuk me njihni. A e dini kishen ku shkoj?'’

 “Jo, nuk banoj ketu” - u pergjigj ungjilltari.
Zonja vazhdoi: ‘’Atehere pyetni per anetaret e rregullt te asaj kishe. Do te mesoni se une kam qene adhuruese e rregullt atje per nje cerek shekulli. Nuk veproj si shume te tjere qe vijne nje here sot e njehere mot. Tani ndoshta do ta kuptoni pse e quaj pyetjen tuaj te jashtezakonshme”.

Ungjilltari tha: ‘’Me degjoni me vemendje vetem, per nje cast. Ne qofte se dikush ka qene ne shkolle per 25 vjet me radhe, ai duhet te jete ne gjendje te kaloje ne provim, apo jo?

 A do te me lejoni t’ju bej disa pyetje?'’
“Sigurisht” - u pergjigj ajo.
“A jeni e shpetuar?'’

Zonja i hodhi nje veshtrim te habitur dhe i tha: “Kush mund ta dije me te vertete?”
“A zoteroni jete te perjetshme?”- e pyet perseri ungjilltari.

“Si duhet ta kuptoj? Ne fund te fundit, jeta e perjetshme eshte thjesht nje nocion'’ - u pergjigj zonja me pasiguri.
“A keni faljen e mekateve?”.
“Kam marre pjese ne Darken e Zotit para dy javesh!”


“Me vjen keq t’ju them se nuk keni dhene asnje pergjigje te sakte dhe nuk keni kaluar ne provim” - perfundoi ungjilltari.


per autorin: