A e dëgjojmë thirrjen e Perëndisë?
Nje i ri beri kerkese per nje pune si perdorues i kodit Mors. U paraqit bashke me 7 konkurente te tjere, ne nje zyre te madhe plot zhurme me nje telegraf ne fund te salles.
Prisnin per ore te tera qe t’i therrisnin. Nje cast, njeri prej tyre, u ngrit trokiti deren e zyres dhe hyri Brenda.
Sic ishte e natyrshme, te tjeret u ankuan, sepse nuk kuptuan se cfare ndodhi. Ndoshta nuk kuptoi dhe shkoi pa e therritur, menduan, dhe natyrisht nuk do ta pranojne. Por, pas pak doli drejtori nga zyra e tij, duke shoqeruar te riun dhe u tha te tjereve:
“Zoterinj, ju falenderoj qe erdhet, por vendi para pak u zu!”.
Konkurentet e tjere mbeten te habitur, deri sa dikush guxoi te thote: “Por, nuk ju kuptoj. Ky zoteria erdhi pas nesh dhe e zuri vendin pa mundur ne te paraqiteshim dhe te na merrnit ne interviste. Kjo nuk eshte e drejte!”.
“Me vjen keq”, tha drejtori “por ketu e nje cerek ore, telegrafi dergonte mesazhin e meposhtem ne kodin Mors: Nese kuptoni kete mesazh hyni brenda. Puna eshte per ju!”
“Asnje nga ju nuk e degjoi dhe as nuk e kuptoi. Perfundimisht vendi i punes eshte i tij!”.
Te gjithe ne sot, jemi kaq te futur ne kete bote te zhurmshme, ashtu si ajo zyra. Njerezit vrapojne sa andej - ketej, duke mos e degjuar zerin e bute te Perendise, qe degjohet nepermjet krijimit, nepermjet Bibles dhe nepermjet jetes dhe vepres se Jezus Krishtit.
“Por, ti edhe une e degjojme thirrjen, apo mos presim qe te na therrasin? E degjojme Perendine kur na flet?”.



