Secili prej nesh, ka brenda një pjesë të Jezus Krishtit



nga: elton.leka, botuar me: 26.03.2007

Secili prej nesh, ka brenda një pjesë të Jezus Krishtit

Secili prej nesh ka brenda tij
Një porcion të Jezus Krishtit,
Një porcion të fshehur,
Nën perden e mishit

Secili prej nesh ka brenda tij një pjesë,
Një pjesë nga Jeta e amëshuar,
Secila nga këto pjese le të shkëlqejë,
Nusen e Plotë për të formuar

Asgjë nuk mundet ta ndalojë,
Nusen e Zotit të lavdëruar,
Nga hiri i Kryqit është ringjallur,
Me Dhëndrrin është bashkuar

Ajo Vajzë është e përjetshme,
Përtej sistemeve dhe sekteve qëndron,
Asgjë nga ato që rënia ka shkaktuar,
Atë dot s’e skllavëron

Autori: Elton Leka (Ose me sakte, Krishti brenda meje!)


per autorin:



Lidhje te tjera..

 

  • #
  • #
  • #
  • No related posts