16. Letrat e përgjithshme
«Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është Dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire…» 1 GJONIT 1:6
QËLLIMI
Të shihet përhapja dhe zbatimi i ungjillit në jetën e Kishës së shekullit të parë…
HYRJA
Termi “të përgjithshme” është një mënyrë jo-perfekte për të karakterizuar tetë letrat e fundit të Dhjatës së Re. U mbiquajtën kështu për arsye se në ndryshim me letrat e Palit, që iu shkruajtën Kishave të veçanta, marrësit e këtyre letrave janë ose Kisha në shtrirje më të gjerë gjeografike, ose iu janë drejtuar të gjithë të krishterëve (duke përjashtuar Hebrenjtë dhe 2+3 Gjonit). Gjithashtu me përjashtim të Letrës drejtuar Hebrenjve, të gjitha këto letra janë emërtuar sipas autorit.
STUDIMI
“Letra drejtuar HEBRENJVE”Kisha e hershme e quajti këtë letër kështu, sepse iu ishte drejtuar pikërisht të krishterëve judenj. Në kohët e hershme pasi ishin njoftuar për Lajmin e Mirë nga disa prej apostujve të Jezusit (2:3), ata u bënë shembuj për të gjithë të krishterët e tjerë, sidomos duke u gjendur në nevojat e të krishterëve më të varfër (6:10). Ata e kishin pranuar me kënaqësi humbjen e pasurive të tyre, pasi ishin persekutuar për Krishtin (10:32-34). Megjithatë në periudhën që kjo letër u shkruajt, mësuesit e tyre original kishin vdekur (13:7). Tanimë ata gjendeshin midis dilemës së kthimit mbrapa në judaizëm prej të cilit kishin dalë (13:13-14). Shkruajtësi i Hebrenjve i inkurajon besimtarët që të mbeten të qëndrueshëm në Krishtin, edhe nëse do të duhet të derdhin gjakun e tyre për Të (12:3-4). Ky shkrues ka qenë një udhëheqës i jashtëm i Kishës së hershme, por megjithatë identiteti i tij mbetet akoma enigmë. Shumë besojnë se ka qenë apostulli Pal, e shumë të tjerë për Apolin, për të cilin ka më tepër supozime.
1. Cilat janë 4 gjërat që një i krishter duhet të bëjë sipas Hebrenjve 10:22-25?
2. Përmblidh me fjalët e tua dy linjat e argumentave që shkrimtari përdor për të mbështetur këto komanda? (10:26-31; 32-34)
3. Cfarë qëndrimi duhet të mbanin të krishterët e asaj kohe për ti qëndruar besnik Krishtit në mes të persekutimeve? (10:35-39)
4. Si besimtarët e Dhjatës se Vjetër u përgjigjën ndaj kësaj cilësie të nevojshme? (11:1-40)
5. Në prizmin e asaj që besimtarët e Dhjatës së Vjetër jetuan, çfarë duhet të bëni ju sot? (12:1-3)
“Letra e JAKOBIT”Shkrimtari i kësaj letre besohet të ketë qenë gjysëm-vëllai i Jezusit. Megjithëse nuk ishte llogaritur si një ndër 12 apostujt, Jakobi u bë një ndër drejtuesit kryesorë të Kishës së Jeruzalemit (Vep 15:13; Gal 1:19; 2:9). Për shkak se emrI “Jakob” nuk ishte tepër i përdorshëm në atë kohë, tregon dhe shkakun përse autori nuk prezantohet më në hollësi, duke nënkuptuar atë që ishte i njohur ndër të gjithë (Jak 1:1). Jakobi e shkruajti këtë letër që të kujtojë të krishterët për cilësitë praktike që duhet të karakterizojnë një të krishter të vërtetë. Në këtë lloj jetese, ai sqaron se të krishterët do të mund të gjejnë gëzim, madje edhe në kohë persekutimesh.
1. Përse të krishterët duhet ta konsiderojnë gëzim kur gjenden përball sprovave? (1:2-4, 12)
2. Në çfarë mënyre “furnizohet” i krishteri për të duruar edhe sprovat më të mëdha? (1:5-8)
3. Çfarë duhet të konsiderojë i krishteri kur ndihet i tunduar për të gabuar? (1:13-16; 1:17-18)
4. Në vend që thjesht të dëgjojë atë që Zoti thotë në Fjalën e Tij, çfarë tjetër konsiderohet se duhet të bëjë i krishteri? (1:21-25). Çfarë ne sot duhet të bëjmë në vend të diskutimeve të stërgjatura se si duhet të jemi? (1:26-27).
5. Lexo kujdesshëm kapitullin 5. Rreshto disa urdhërime që ti do të vësh në zbatim këtë javë.
“Letrat e PJETRIT”
I Pjetrit. Pjetri ja drejton këtë letër Kishave në Azinë e Vogë (Turqinë e sotme). Por sikurse Jaobi, qëllimi i Pjetrit ishte të forconte të krishterët në mënyrë që të qëndronin përballë persekutimeve prej Perandorisë Romake. Ai fillon duke piketuar mrekullitë e shpëtimit që lexuesit duhet të poseidojnë (1:3-12). Më pas ai prezanton disa rekomandime, që do të ndihmojnë besimtarët për të realizuar mrekullinë e këtij shpëtimi.
1. Rreshto 5 urdhërimet që Pjetri jep në 1:13-2:3 [1:13, 1:14-16, 1:17-21, 1:22-25, 2:1-3]
2. Kur dikush plotëson këto urdhërime shpjego si ndryshon sjellja e tij përball Krishtit në krahasim me ata që nuk e besojnë dhe nuk i binden Perëndisë (2:4-10)?
3. Si dëshmon i krishteri ndaj atyre personave që ndodhen përreth tij (2:11-12)
4. Si dëshmon i krishteri veprimet e tij në lidhje me qeverinë dhe pushtetin (2:13-17)
5. Si dëshmon i krishteri veprimet e tij në lidhje me punëdhënësit dhe eprorët (2:18-25)
6. Si mundet një grua e krishterë të japë dëshminë e saj përball një bashkshorti jobesimtar (3:1-6)
7. Po në rastin e një burri besimtar (3:7)
II Pjetrit. Sikurse 2 Timoteut rregjistron fjalët e fundit të Palit përball martirizimit, në të njëjtën mënyrë edhe 2 Pjetrit ishte letra i fundit e Pjetrit përball martirizimit të tij (1:14, Gjoni 21:19). Kjo letër është një vazhdim i letrës së parë. Vuajtjet që lexuesit sapo kanë përjetuar do të kenë vazhdimësi, e për këtë arsye Pjetri vazhdon ti inkurajojë për të qëndruar në durim deri në fund.
1. Cilat janë dy burimet prej të cilave lexuesit kanë dëgjuar për Hirin e Perëndise (1:12-18; 1:19-21)?
2. Megjithatë gjithmonë ka njerëz që e dëshirojnë ta largojnë mësimin e shëndoshë nga Kisha. Përmend tre mënyra me të cilat mund të njohësh “mësesit” e rremë. (2:1-22)
3. Cfarë ngjarjesh paraprijnë ardhjen e Zotit (3:10-14)? Si kjo e ndihmon jetën tënde?
“Letrat e GJONIT”
I Gjonit. Përgjatë viteve të fundit të jetës së tij, apostulli Gjon jetoi në Efes midis besimtarëve atje, të cilët e kishin gjetur shpëtimin nëpërmjet predikimit të Palit. Ndërsa ai ishte atje disa mësime të rreme filluan të dalin në sipërfaqe, që pretendonin se Zoti nuk erdhi në mish nëpërmjet Jezus Krishtit dhe një jetë e shenjtë këtu në tokë ishte e pakuptueshme për të krishterët. Letra e parë e Gjonit u shkruajt që të kundërshtonte këtë herezi. Megjithatë kjo letër mështë më shumë se një kundërshtim i thjeshtë, është një ndër dokumentat më të bukur dhe më të frymëzuar të Dhjatës së Re. Vargu kyç është 1 Gjonit 5:13 “Jua shkruajta këto gjëra juve që të besoni në Emrin e Birit të Perëndisë, dhe të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të bsoni në emrin e Birit të Perëndisë”.
1. Kërko dhe gjej 5 fakte të sigurisë së jetës së përjetshme. (1:7; 2:3; 2:15; 3:6; 4:7)
II Gjonit. Nuk është tepër e qartë nëse marrësi i kësaj letre është një person, apo Gjoni i drejtohet si “zonjë e nderuar” Kishës ku besimtarët janë “bijtë” e saj (v1)
1. Përmblidh me fjalët e tua shqetësimin e Gjonit për këtë Kishë.
2. Si mund ta dëshmonijuve dashurinë, ndër ata që ecin në të vërteë?
III Gjonit. Karakterët qëndrorë të kësaj letre janë Gaiusi dhe Diotrefi. Drejtuesit e Kishës udhëtonin qytet më qytet për të formuar bashkësi të reja, e njëkohësisht vareshin në mikpritjen dhe ndihmën e besimtarëve. Gaiusi ishte njëri prej atyre që mikpriste të dërguarit në shtëpinë e tij. Gjoni e shkruajti këtë letër për të falenderuar Gaiusin për mikpritjen dhe besimin e tij, e njëkohësisht për ta inkurajuar atë të vazhdonte këtë vepër me besim.
1. Çfarë shëmbulli duhet të ndjekë Gaiusi në të ardhme (v2-8)?
2. Çfarë duhet të evitojë Gaiusi në lidhje me Diotrefin (v9-10)?
3. Çfarë mendoni ju se një sjellje si e Diotrefit mund ti shkaktojë në unitetin e Kishës?
“Letra e JUDËS”
Shumë studiues besojnë se Juda i kësaj letre ishte një ndër gjysëm-vëllezërit e Jezusit, që u kthye në besim pas “Shërbimit të Tij në tokë”. Ai e quan vetveten vëllai i Jakobit (v1) dhe në vargun 17 përcakton se vetë nuk ishte një apostull.
1. Cila ishte arsyeja e shkrimittë kësaj letre (v3-4)?
2. Çfarë dëshiron Juda që lexuesit e kësaj letre të kujtojnë (v 5-16: 17-19) ?
3. Cila është përgjegjësia kristiane në lidhje me shumë mësues të rremë që egzistojnë (v20-23)?
4. Përmend disa nga cilësitë e Perëndisë në vargjet 24 dhe 25.
APLIKIMI
A. Përcato një të vërtetë të madhe që mësove prej secilës prej letrave e që të ndihmuan ty personalisht.
B. Diskuto si do ti zbatosh ti në jetën tënde këto të vërteta?



