15. Letrat e burgut dhe pastorale
«Sikurse e morrët Zotin Krisht, ashtu pra ecni në Të…» KOLOSIANËT 2:6
QËLLIMI
Të analizohet dhe prezantantohet mënyra e trajtimit të temave dhe problemeve të ndryshme në Kishat e shekullit të parë.
HYRJA
Efesianët, Filipianët, Colosianët dhe Filemoni janë quajtur “letrat e burgut” sepse u shkruajtën prej Palit përgjatë burgimit të tij të parë, siç është përshkruar në Veprat 28. Pali shkroi Efesianët për të inkurajuar në besim besimtarët e Efesit. Në këtë letër ai sqaron natyrën dhe qëllimin e Kishës, si Trupi i Krishtit. Në letrën drejtuar Filipianëve Pali vë në dukje gëzimin e vërtetë që vjen vetëm prej Zotit Jezus. Ai trajton atje temën e përuljes, vetë-sakrificës, bashkimit dhe jetës së krishterë. Tek Kolosianët Pali prezanton Krishtin si Zotin në mish, Zot i gjithë krijimit dhe kreun e Kishës. Pali gjithashtu nuk lë pas dore edhe problemin e mësuesve të rremë që kërkonin legalizim të veprimeve të tyre. Në letrën drejtuar Filimonit, Pali inkurajon faljen për skllavin e Filimonit, Onisimin, që (ndoshta) kishte vjedhur prej pronarit të tij dhe ishte arratisur. Duke shkruar këtë letër, Pali inkurajon besimtarët gjithkund të ushqejnë të tjerët me dashuri kristiane dhe bashkësi. Në letrën drejtuar Selanikasve Pali siguron besimtarët e Selanikut për kthimin e Krishtit dhe korrigjon disa nga keqinterpretimet e tyre përsa i përket ringjalljes dhe periudhës së Ardhjes së Dytë të Krishtit. Letrat e tij fokusojnë në kurajon përgjatë persekutimeve të mundshme dhe parapërgatitjes për ardhjen e Krishtit. Për herë të parë përgjatë udhëtimit të tij të parë misionar, Pali kishte bashkëpunëtorë. “Letrat pastorale” (1-2 Timoteut dhe Titit) u ishin shkruajtur atyreve që e ndihmonin atë për forcimin e Kishave që Zoti kishte mbjellë nëpërmjet tij. Timoteu ishte një bashkëpuntor i ri, dhe plak i Kishës në Efes. Letra e parë e Timoteut është një manual i administrimit dhe disiplinës së Kishës. Në letrën e tij të dytë, Pali inkurajon Timoteun të jetë i fortë përball opozitës dhe persekutimit, e të qëndrojë besnik në doktrinë, besueshmëri dhe durim. Titi një “i kthyer” grek, ishte përfaqsuesi i Palit në Kishat e Kretës. Letra drejtuar Titit ka të bëjë me këshilla në mënyrën e organizimit dhe mirëmbajtjes së Kishave.
STUDIMI
“Letrat e Burgut”
Efesianëve.
Qëllimi i shkrimit të kësaj letre ishte që tu tregohej kombeve se kishin të njëjtat mundësi sikurse hebrenjtë për të pranuar bekimet e shpëtimit. (Ef 2:8-22; 3:6)
1. Çfarë kushti duhet të plotësonin kombet më parë në mënyrë që të merrnin shpëtimin? (2:11-12)
2. Nëpërmjet cilës ngjarje u bë i mundur shpëtimi për të gjithë? (2:13-18)
3. Nga lutjet e Palit tek Efesianët 3:14-19, rreshto bekimet e shpëtimit që të krishterët gëzojnë sot.
4. Si mund ta përdorni ju këtë informacion për inkurajim?
Filipianëve.
Pali ja shkruan këtë letër që Perëndia mbolli me anë të tij (Vep 16) për ti falenderuar ata për ndihmën materiale që ata i dërguan atij përgjatë kohës së burgut. Gjatë shkrimit ai gjithashtu nuk harroi të përmend edhe disunitetin që kishte në atë kohë në Kishë midis dy grave (4:2). Me tejkalimin e kësaj mosmarrveshje, Kisha mund të qëndronte e bashkuar në predikimin e ungjillit pa frikë për ata që ishin përreth (1:27-28)
1. Lexo Filipianët 1:12-30. Çfarë bënte Pali në Romë, ndërsa inkurajonte Filipianët të përhapnin ungjillin fuqishëm (1:13-14)
2. Si ndihmoi dhe inkurajoi Pali Filipianët përsa i përket së ardhmes (1:18-26)
3. Cili ishte thelbi i gëzimit të Palit ndaj Filipianëve, kur ata i dërguan një dhuratë? (4:10-19)
Kolosianëve.
Pali nuk e kishte vizituar asnjëherë kishën në Kolos, e megjithatë lajmet se mësimet e rreme po zhvilloheshin i erdhën deri në Romë. Meqënëse ai ishte apostull i të gjithë kombeve, e ndjeu të nevojshme ti shkruante edhe kësaj Kishe. Mësimi i rremë kishte të bënte së tepërmi rreth doktrinës së në vend të Krishtit, të vetmit shpëtimtar për shpëtimin e kujtdo që beson, kishte disa ëngjëj nëpërmjet të cilëve mund të shpëtoheshin. Rrjedhimisht pikëqëndrimi i parë i Palit në këtë letër është hyjnia dhe mjaftueshmëria e Krishtit.
1. Rreshto së paku tre gjëra që Pali thotë rreth Jezus Krishtit që tregojnë se është e panevojshme të kërkohet rrugë tjetër për tek Perëndia (1:12-22)
2. Meqënëse Krishti është mëse i mjaftueshëm, çfarë duhet të bëjë si rrjedhojë një kristian? (2:6-7)
3. Çfarë efekti ka vecanëria e Krishtit në jetën e një të krishteri (3:1-11)?
Filimonit.
Ndërsa ishte në burg në Romë, Pali udhëhoqi Onisimin (një skllav të arratisur) tek Perëndia. Ai zbuloi se zotëria i këtij skllavi ishte Filimoni, një mik personal i Palit që jetonte në Kolos. Në ato kohë, gjykimi për një skllav të arratisur ishte ose vdekja ose torturë e rëndë. Pali i shkroi Filimonit dhe i kërkoi të falte Onisimin për atë që kishte bërë, dhe ta pranonte tanimë si një vëlla në Krisht. Kjo letër qëndron si një shëmbull i ndryshimit të thellë që Krishti bëri në mardhëniet ndërnjerëzore.
1. Përmend të paktën tre argumente që Pali përdori ndaj Filimonit për të pranuar Onisimin në dashurinë e Krishtit.
2. Cili prej të njohurve tuaj mendoni se ka nevojë për një falje të tillë?
Selanikasve
Ndër letrat e para që Pali shkroi ishin ato drejtuar Selanikasve në Maqedoninë e vjetër. Këto letra ishin shkruar prej Korinthit (Vep 18:1-18) menjëherë pasi Pali la Selanikun.
1 Selanikasve. Pali duhet të largohej nga Selaniku shumë shpejt për shkak të persekutimit. (Vep 17:10) Armiqtë e ungjillit përpiqeshin të tërhiqnin pas vetes të sapokthyerit në besim, duke akuzuar Palin se i la vetëm në kohët e vështira. Si përgjigje ndaj kësaj akuze, Pali shkroi Letrën e Parë drejtuar Selanikasve.
1. Çfarë efekti kishin të krishterët e Selanikut tek të krishterët e zonave përreth? (1:7-10)
2. Jetët e atyreve që Pali u shkroi kishin ndryshuar. Si provon kjo se ata që u kishin predikuar ungjillin këtyre ishin njerëz të perëndishëm (1:5-6)?
3. Jep 2 mënyra nëpërmjet të cilave shërbimi i Palit në Selanik e përjashtonte faktin se Pali ishte i pasinqertë (2:1-10)
4. Mendo për dikë që përmban cilësitë e Palit. Cfarë mund të mësosh prej këtij shëmbulli?
2 Selanikasve. Disa pyetje përsa i përket Ardhjes së Dytë të Krishtit kishin ardhur pasi Selanikasit morën letrën e parë. Ata ishin të shqetësuar sepse do tju duhej të duronin sakrifica të mëdha për Krishtin (1:3-12). Disa madje ishin lëshuar së bëri punën e tyre duke menduar se Krishti do të vinte në çdo moment.
1. Si mendoni ju duhet të jetë sjellja e një kristiani përball persekutimeve? (1:3-12)
2. Si duhet të jetë sjellja e tij në punë? (3:6-15)
3. Si mund ta aplikoni ju këtë në jetën tuaj?
Letrat Pastorale
Këto letra u shkruajtën midis lirimit nga burgimi i parë i Palit në Romë (60-62 Ps.K. – Vep 28) dhe martirizimit të tij nga perandori Neron në vitin 66 Ps.K. Ai shkroi 1 dhe 2 e Timoteut që ta ndihmonte atë në punën e tij në Kishën e Efesit. Letra e Titit, i është shkruajtur bashkëpunëtorit të Palit, Titit në Kishën e Kretës.
1 Timoteut.
Lexo 1 Timoteut 6
1. Cilat janë dy gjërat më të nevojshme për një jetë të pasur (1 Tim 6:6-8)?
2. Çfarë rreziku përballin ata që kërkojnë pasuri të kësaj bote (6:9-12)?
3. Çfarë sjelljeje duhet të kenë të krishterët me mirëqënie përball parave (6:17-19)?
4. Si të tundojnë paratë ty. Jep shëmbuj personalë.
5. Cili varg të ndihmon në këtë kontekst, për të tejkaluar këtë dëshirë të gabuar ?
2 Timoteut.
Pali e shkruajti këtë letër, menjëherë para se të martirizohej. Ai e shkruan këtë letër duke konsideruar se janë fjalët e fundit drejtuar Timoteut.
1. Cilat janë urdhërimet që Pali i jep Timoteut (4:1-5)
2. Cilat kuptime (2) do ti shërbejnë Timoteut për të qëndruar besnik në besim edhe pas largimit të Palit? (3:10-17)
Titit.
Kjo letër u shkruajt pas burgimit të Palit në Romë për të inkurajuar Titin e të forcojë mundësitë e tij për të punuar kundrejt opozitës. Pali rekomandon Titin të inkurajojë njerëzit të jenë të qëndrueshëm në një besim dhe doktrinë.
1. Cilat janë disa gjëra në këtë botë prej të cilave kristianët duhet të jenë të kujdesshëm? (3:1-2)
2. Si mund ti praktikoni këto dy vargje në jetët tuaja?
3. Çfarë arsyetimi jep Pali për një kristian që të jetojë në këtë mënyrë? (3:3-7)
APLIKIMI
A. Emërto dy cilësi që keni mësuar prej karakterit të Palit në këto letra?
B. Nga Filipianëve 3:1 dhe 4:4, çfarë këndvështrimi për jetën mendoni se Pali do tju këshillonte juve personalisht?
C. Është diçka e tillë e mundur? Si?



