14. Romakëve, Korintasve, Galatasve
«Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson…»
ROMAKËVE 1:16
QELLIMI
Të kuptohet rëndësia e ungjijve.
HYRJA
Nga 27 librat e Dhjatës së Re, 21 janë letra, ku 13 prej tyre janë shkruar me siguri nga Pali. Njeriu që Zoti e përdori për të shkruar kaq shumë për Dhjatën e Re, Pali, ishte një qytetar romak e jude nga Tarsi. Ai u mësua “në këmbët” e mësuesit të madh të asaj kohe Gamalielit, por më pas u bë misionar i krishterizmit. Që nga dita e shpëtimit të tij, Pali e përshkruan jetën e tij me këto fjalë: “për mua, të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim” (Filip 1:21).
STUDIMI
Romakëve
Kjo letër u shkruajt nga qyteti i Korintit, për besimtarët në Romë menjëherë pasi Pali mbaroi punën e tij në Efes. Roma atëherë ishte qendra e botës së qytetëruar, dhe kryeyteti i një perandorie të madhe. Qyteti në periudhën që letra u shkruajt, ishte bërë banesa për shumë të krishterë. Pali po u tregon romakëve lajmin e mirë, dhe rrugën nëpërmjet së cilës, Zoti nëpërmjet dashurisë së Tij të pashtershme, kishte ofruar shpëtimin falas dhe të plotë për mëkatarët. Në mënyrë të vecantë nëpërmjet kësaj letre, Pali këmbëngul se drejtësimi i njeriut nuk është më pjesë e ligjit të Moisiut, por si rezultat i Hirit të Perëndisë.
1. Lexo Romakëve 1:1-3, 16-17. Cila është tema kryesore e kësaj letre? Si përshkruhet ungjilli i Krishtit?
2. Lexo Romakëve 3:9-18. Shkruaj 5 karakteristikat e njeriut mëkatar sipas vargjeve (9,10,11,17,18). Cfarë drejtësie mund ti ofrojë njeriu Perëndisë (3:10)?
3. Lexo Romakëve 3:21-28 dhe 5:1-5. Cfarë të ka deklaruar Zoti ty ?(3:25-26) Dmth, si je drejtësuar ti? (1:17; 3:28; 5:1)
4. Duke qenë i shpëtuar nëpërmjet besimit, cili është burimi yt frymor ? (5:5), po adhurimi yt ?(12:1)
5. Reshto 5 mënyra që sakrifica të ndihmon ty për jetën e përditshme (12:6-13:10). Në c’pikë kërkohet më shumë kujdes?
1 Korintasve
Kjo letër u shkruajt 3 vjet pasi Pali u largua nga Korinti. Kisha dërgoi disa pleq në Efes ku Pali gjendej, për tu këshilluar me të, rreth disa problemeve që ishin shfaqur në Kishë.
1. Lexo 1 Korintasve1:17-31. Pali e thekson qartë se Zoti është më i ditur se njeriu dhe zgjedh gjërat e marra për botën për të turpëruar të urtët. Si shpërndahet ungjilli sot? Cilët e shpërnadjnë? Cfarë duhet të kenë parasysh ata që ungjillizojnë ?
2. Lexo 1 Korintasve 9:22-24. Vërteto me vargje si Pali ka mohuar gjithcka për ungjillin (22) Cdo të thotë për ju ky varg? Tregoni shembullin tuaj në një rast të ngjashëm.
3. Lexo 1 Korintasve 13. Në vargjet 4-8 vendos emrin tënd në vend të fjalës Dashuri. Ku mendoni se nuk jeni ashtu sic duhet? Cfarë duhet të bëni për të rregulluar këtë dobësi. Kur do të filloni të ndërmerrni masat e para?
2 Korintasve
Menjëherë pasi shkroi letrën e parë, Pali takoi Titin gjatë rrugës së tij për në Korinth. Titi i shpjegoi Palit se disa nga fjalët e tij zunë vend dhe e ndihmuan tepër Kishën, por përsëri disa besimtarë, kishin vendosur ligjin përmbi nevojat e njerëzve. Pali ishte fizikisht i sëmurë dhe me dhimbje. Shqetësimet e tij frymore kishin të bënin me mëkëmbejen e kishave, dhe përballimin e mosbesimit ndaj tij prej disa besimtarëve.
1. Lexo 2 Korintasve 4:1-6. Vëzhgo me sa kujdes e përdor Pali fjalën e Perëndisë. Përshkruaj mënyrën që Pali përhapte ungjillim (2). Përse Zoti ndricon në zemrat tona? (6)
2. Për cfarë frikësohet më tepër Pali, dhe për cfarë edhe neve sot duhet të jemi të kujdesshëm? (11:3)
3. Lexo 2 Korintasve 12:1-10. Pali lutej që ti hiqej “gjembi në mish” (një dobësi e tij fizike). Cila ishte përgjigjia e Perëndisë në këtë lutje? (9). Cili ishte veprimi i Palit pas përfundimit? Cfarë mesimesh mund të nxirrni ju nga kjo ekseperiencë? (12:10)
Galatasve
Disa kohë më pas, pasi Pali la Galatinë, disa mësues judenj filluan të mësonin se Kombet nuk mund të shpëtoheshin e të bëheshin kristianë nëse nuk mbanin edhe ligjin e Moisiut. Objektivi kryesor i kësaj letre është mbrojtja e ungjillit të Hirit, që Pali kishte marrë si zbulim prej vetë Jezus Krishtit.
1. Pali tregon se ungjilli nuk ishte vepër e njeriut, madje as ai nuk e mori prej njeriut. Cila pra ishte origjina e vërtetë e ungjillit? (Galatasve :12)
2. Cila është mardhënia e Palit me Krishtin ? (2:20). Cfarë efekti kishte kjo mardhënie në jetën e përditshme të Palit?
3. Lexo Galatasve 5:16-21. Në këtë pasazh, Pali rreshton veprat e mishit. Si mundemi ne si të krishterë tu shmangemi veprave të mishit?
4. Analizo veprat e frymës (kap 5). Shëno ku mendon se ke problem. Cilat janë hapat që do ndërmarrësh për të rregulluar këtë mardhënie? Kur do të bësh hapin e parë?
APLIKIMI
A. Sipas Galatsve5 :22-23, cfarë rezultati do të ketë në jetën tënde kjo mënyrë jetese? Analizo karakteristikat e saj.
B. Cilën vepër të mishit aktualisht dëshironi të dorëzoni sa më parë në fuqinë cliruese të Frymës së Shenjtë? Bëje tani !
C. Cila vepër e Frymës mendoni se e forcon më tepër mardhënien tuaj me Perëndinë?
Por fryti i Frymës është
Dashuria, gëzimi, paqja,
durimi, mirëdashja,
mirësia,besimi,
zemërbutësia, vetëkontrolli.
Kundër këtyre gjërave
nuk ka ligj.
Galatasve 5:22-23



